Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
KosovëLajmi i fundit

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Published: October 7, 2026
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur presidenten e re.

Justina Shiroka – Pula është zgjedhur presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit.

Votimi përfundoi tre minuta pas mesnatës, ndërsa numërimi përfundoi rreth 15 minuta pas mesnatës.

- Publicitet -

Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ishte propozim i momentit të fundit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Propozimi u pranua nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe kundërkandidate u propozua Eliza Hoxha, deputete e PDK-së.

Seanca e jashtëzakonshme, me dy pika të rendit të ditës, nisi rreth 35 minuta para mesnatës, që ishte afati i fundit për zgjedhjen e presidentit. Fillimisht u votuan ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas nisi një votim “flash” për presidenten.

Votimi përfundoi në orën 00:03. Shiroka-Pula u zgjodh me 81 vota pro.

Kush është Justina Shiroka-Pula

Akademikja Justina Shiroka-Pula është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

Në biografinë e publikuar në faqen e ASHAK-ut thuhet se Shiroka-Pula u lind më 1953 në Prishtinë. Shkollën fillore (1968) dhe të mesmen (1972) i kreu në Prishtinë. Diplomoi me sukses në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, në vitin 1976. Studimet pasuniversitare, në fushën e Teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik, i vijoi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, ku u diplomua në vitin 1984. Sipas biografisë Shiroka-Pula u doktorua në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës (1977), duke mbrojtur tezën e doktoratës me titull ”Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Pas diplomimit, ajo punoi për një kohë të shkurtër në Bankën Popullore të Kosovës. Në vitin 1978, nisi karrierën e gjatë akademike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës si asistente për lëndën “Kërkimet Operacionale”. Kaloi nëpër të gjitha rrethet e avancimit akademik, duke u zgjedhur Profesore Ordinare në vitin 2004. Gjatë karrierës ka shërbyer si Shefe e Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikës, anëtare e Senatit të UP-së dhe anëtare e Bordit Drejtues të UP-së. Ka kryer studime dhe trajnime post-doktorale jashtë vendit, duke përfshirë Universitetin e Lincit në Austri dhe Universitetin e Arizonës në SHBA.

Shiroka-Pula ka mbajtur edhe pozita të larta publike. Ka shërbyer si Ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011, si dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së gjatë viteve 2011–2014.

r.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Valbona says:
    October 7, 2026 at 6:30 am

    Me ne fund Albin Kurti nuk do ta kete zili Edi Ramen, pasi edhe ai u be me Noteren e vet.

    Reply
  • demo says:
    October 7, 2026 at 9:20 am

    Shume mundime ke hequr dhe shume barra ke bartur,o Moisiu i Kosoves,Albin Kurti! Nuk ke per cfare ti kesh zili ketij sharlatanit hajdut e atdheshites.Ti bere Shtet,ky shkaterroi Shtet..

    Reply
    • Dashi says:
      October 7, 2026 at 11:59 am

      T’i thuash “bëre shtet” një pizevengu , që e ka shpënë Kosovën 3 herë në zgjedhje të njëpasnjëshme dhe që ka 3 vjet me institucione në detyrë dhe jo të zgjedhura , kjo do të thotë të kesh rroitur nga mendtë o demo mavria . Të konsiderosh Moisi ( kujtohu mirë kush ishte Moisiu) një islamik fytyrë ballcamosur , që e ka futur Kosovën në luftë të hapur me Shqipërinë dhe në luftë të ftohtë me Evropën e Amerikën , do të thotë që mendtë e rroitur si puna e bletëve , të kanë shkuar shumë larg o demo dhe vështirë për t’i mbledhur .

      Reply
    • NA MBYTEN IDJOTET GJYSME ANALFABETE says:
      October 7, 2026 at 7:03 pm

      Sa i trashe paske qene o Demo ! Edhe pas dy – tre dekadash nuk e paske marre vesh se Kosova ende nuk eshte plotesisht shtet si gjith te tjeret , per arsyet qe nuk i ditke vetem ti . Te ka verbuar urrejtja e nuk di cfar thua , duke te erresuar jo vetem syte , por edhe mendjen . Tash e tutje te te rrojne te pasmet , se ato te kane mbetur .

      Reply
  • Lazar says:
    October 7, 2026 at 11:58 am

    Po Demo ke te drejt.Albini shpesh nje standart te ri te politikanit ballkanik

    Reply
    • Patriot says:
      October 7, 2026 at 3:31 pm

      Nuk e e di je Dash Sula I jone apo Dash kosove? Jo Albini por partickat interesaxhije e cuane vendin 3 here ne zgjedhje me shprese qe do ta mundin, por deshtuane. Ja dhe presidenten js dha Hamzait, prape Albini e ka fajin?

      Reply
  • Dashi says:
    October 7, 2026 at 12:00 pm

    T’i thuash “bëre shtet” një pizevengu , që e ka shpënë Kosovën 3 herë në zgjedhje të njëpasnjëshme dhe që ka 3 vjet me institucione në detyrë dhe jo të zgjedhura , kjo do të thotë të kesh rroitur nga mendtë o demo mavria . Të konsiderosh Moisi ( kujtohu mirë kush ishte Moisiu) një islamik fytyrë ballcamosur , që e ka futur Kosovën në luftë të hapur me Shqipërinë dhe në luftë të ftohtë me Evropën e Amerikën , do të thotë që mendtë e rroitur si puna e bletëve , të kanë shkuar shumë larg o demo dhe vështirë për t’i mbledhur .

    Reply
  • ANA says:
    October 7, 2026 at 12:18 pm

    Nje kompromis i ndershem qe i sherben vendit dhe qytetareve te tij;keshtu funksionojne gjerat ne nje demokraci,pushtei ndahet mes forcave politike ne vend qe te perqendrohet te nje parti e vetme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 nëntor 2026
  • Shenja në qafë, plagë në shpatull dhe fytyrë, BBC publikon ekspertizën private: E mbytën nga pas, Epstein nuk kreu vetëvrasje
  • “Siguroni ujë, ushqim dhe ilaçe për 72 orë”! Pse ky urdhër, për çfarë duhet të jemi të përgatitur
  • Ndërron jetë papritur vëllai i ish-deputetit
  • E RËNDË: Përplaset me fadromën në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën kreu i Antikrimit të Vlorës

Komentet e Fundit

  1. K R on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  2. Dashnor Osmani on Peshku në det, tigani në zjarr
  3. Privilegjet e kastës–Pabarazia–E vërteta on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Une, uje,uje on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  5. Cesma pa uje on VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?