Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosova do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit
KosovëLajmi i fundit

Kosova do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit

Published: March 13, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Alban Kurti tha se vendimi i gjykatës për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit ortodoks serb të Deçanit duhet të zbatohet – si çmim i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që të zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për dhënien e tokës një manastiri ortodoks serb.

“Sot i kemi thënë Agjencisë Katastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha kryeministri Albin Kurti, duke shtuar se “ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka dërguar Këshillit të Evropës një notë verbale njoftuese për këtë çështje”.

- Publicitet -

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë gjatë një vizite në Kosovë të mërkurën, e përshëndeti vendimin.

“Vendimi i sotëm për Manastirin, sa ishte i vështirë është edhe i rëndësishëm, dhe i falënderoj institucionet për këtë hap”, tha Escobar. Një ditë më parë, në një konferencë online për shtyp nga Brukseli, duke paralajmëruar vizitën e tij në rajon, Escobar tha se SHBA-ja aktualisht ka “një problem me komunikimin me kryeministrin” e Kosovës.

Escobar tha se Kosova ka një problem “në komunikimin e saj me Bashkimin Evropian, NATO-n, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe me shumë partnerë të tjerë përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, duke theksuar se partneriteti mes ShBA-së dhe Kosovës, është mes popujve të Kosovës dhe ShBA-së, nuk shkon prej një njeriu, ose një pale”.

Një vendim gjykate i vitit 2016 konfirmoi se 24 hektarë tokë e diskutueshme i përkasin manastirit të shekullit të 14-të të Deçanit, i cili është një vend Trashëgimie Botërore nga UNESCO.

Të mërkurën, Kurti tha se kishte vepruar nën presionin e Këshillit të Evropës, i cili kishte vënë si kusht zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anëtarësimin e Kosovës.

“Na u bë e qartë se duhet të zgjedhim mes dy opsioneve: të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshill të Europës këtë vit, apo heqjen e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit dhe rrjedhimisht heqjen dorë nga një qëllim demokratik e shtet ndërtues të Republikës sonë”, tha Kurti.

Duke kujtuar kundërshtimin e tij ndaj vendimit të gjykatës, duke e përshkruar atë si “të dëmshëm”, Kurti tha: “Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës nuk do të ishte vetëm një fitore historike, por edhe një hap gjigant për republikën tonë drejt njohjes nga pesë vendet evropiane që nuk e njohin Kosovën, që mundëson anëtarësimin në NATO dhe BE”.

Pesë vendet jo-njohëse të BE-së janë Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qiproja.

Që nga lufta e Kosovës 1998-1999, kur NATO ndërhyri me sulme ajrore për të dëbuar forcat serbe që kishin vrarë dhe dëbuar civilë gjatë një fushate brutale kundër kryengritjes, manastiri është mbrojtur nga paqeruajtësit e NATO-s.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  • Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?