Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
AnalizaKosovëLajmi i fundit

Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin

Published: September 13, 2026
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim, duke i siguruar Kurtit mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës.

LVV-ja ka 53 deputetë në Kuvend, por Qeveria e re u mbështet edhe nga nëntë deputetë të komuniteteve joshumicë – tetë nga pakicat joserbe dhe nga Nenad Rashiq i pakicës serbe.

Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës. Tetë nga nëntë deputetët e Listës Serbe morën pjesë dhe votuan kundër.

- Publicitet -

Përbërja e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga Kurti.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se nuk do të prezantojë ndonjë program apo agjendë të re pasi që tha se zgjedhjet e përsëritura e kanë ndërprerë qeverisjen që do të vazhdojë edhe në mandatin e ri.

Kurti tha se vizioni i Lëvizjes Vetëvendosjes do jetë i përqendruar te mirëqenia e qytetarve dhe mbrojtja e familjeve.

“Sot ky mandat është për ta kthyer fuqishëm sigurinë dhe mirëqenien në përditshmërinë e qytetarit”, tha Kurti.

Krejt çka u premtua se do të bëhet nga “Kurti 4”

Si u konstituua Kuvendi?

Kuvendi u shpall i konstituuar më herët gjatë ditës, pasi u zgjodhën nënkryetarët nga radhët e LDK-së dhe komuniteteve pakicë.

Partia Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në seancë dhe paraprakisht e kishte tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare.

Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik”.

Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota.

Pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, u zgjodh edhe deputetja serbe Tanja Vujoviq. Ajo mori votat e LVV-së dhe të disa deputetëve të LDK-së.

Nga komunitetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi.

Pas votimit të nënkryetarëve, Haxhiu deklaroi se Kuvendi “konsiderohet i konstituuar”.

Në një vendim të mëhershëm, Gjykata Kushtetuese kishte lënë të hapur mundësinë që Kuvendi, në rrethana të caktuara, të funksionojë edhe pa një nga anëtarët e Kryesisë, nëse zgjedhja e tij pamundësohet dhe Kryesia ka kuorum për vendimmarrje.

Si një rrethanë e tillë ishte përmendur rasti kur një deputet ose grup parlamentar që ka të drejtë të propozojë anëtar të kryesisë nuk e ushtron këtë të drejtë ose e pengon procesin.

PDK-ja e kundërshton procesin

PDK-ja e ka kundërshtuar interpretimin se Kuvendi është konstituuar pa nënkryetarin e saj. Kjo parti këmbëngul se nuk e ka refuzuar propozimin për nënkryetar, por është tërhequr përkohësisht nga procesi në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Sipas PDK-së, për këtë arsye Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar, pasi nuk ka nënkryetar nga radhët e saj.

“Duke mos refuzuar, Kuvendi s’ka mundur të konstituohet”, tha deputeti Përparim Gruda para selisë së PDK-së, në një konferencë për media.

Gruda pyeti se, nëse konsiderohet se PDK-ja ka refuzuar të propozojë kandidat për nënkryetar sepse mungoi në këtë seancë, atëherë pse LVV-së nuk iu mohua e drejta për të propozuar kryetarin e Kuvendit kur nuk thërriste vazhdimin e seancës çdo 48 orë, siç përcaktohet me Rregulloren e Kuvendit, me kërkesën që paraprakisht të arrihet marrëveshje me partitë e tjera për çështjen e presidentit.

PDK-ja ka bërë të ditur se në kërkesën që synon ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese do të përfshijë jo vetëm çështjen e konstituimit të Kuvendit, por edhe formimin e Qeverisë së re.

Në anën tjetër, Kurti tha se kurdo që PDK-ja të jetë e gatshme të propozojë kandidatin e saj për nënkryetar, deputetët e LVV-së do ta votojnë.

Çfarë ndodh tani?

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, dhe kryetari i Aleancës e kanë interpretuar procesin e fundit si pjesë të një skenari që çon drejt zgjedhjeve të reja. Sipas tij, 60 ditët për zgjedhjen e presidentit, së bashku me 45 ditët për mbajtjen e zgjedhjeve, çojnë pikërisht te 27 dhjetori.

Kjo datë përkon me periudhën e festave të fundvitit, kur një pjesë e diasporës së Kosovës kthehet në vend.

Data është veçanërisht e rëndësishme për LVV-në, e cila në zgjedhjet e qershorit 2026 mori përqindje dukshëm më të lartë të votave nga diaspora sesa nga votuesit rezidentë.

LVV-ja mori rreth 73 për qind të votave me postë dhe 83 për qind të votave në përfaqësi diplomatike, ndërsa nga votat e qytetarëve rezidentë mori rreth 43 për qind.

Edhe pse 62 vota i mjaftuan LVV-së për ta formuar Qeverinë e re, ato nuk mjaftojnë edhe për ta përmbyllur procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Më 31 gusht, LVV-ja dhe LDK-ja njoftuan se do ta mbështesnin kandidaturën e përbashkët të Bekim Sejdiut për president.

Por kjo kandidaturë ka shkaktuar përplasje brenda LDK-së. Gjashtë nga 18 deputetët e saj kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin.

Tashmë ka nisur rrjedhja e afatit prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    September 14, 2026 at 7:08 am

    VO:
    -ALIBINI BËN SIKUR NUK PO E KUPTON QË NUK E DO SHB,BE,ANGLIA PËRVEÇ MILITSNTVE TË PUNËSUAR DHE PAGUAR.
    -PRESISEBTIN NUK E ZGJEDH DOTË NËSE NUK ZGJEDH TË PRRFERUARËN E SHBA,BE- VJOSA OSMANIN..PSE TAKOI TRAMPIN NË AMERIKË..
    -PO BËN SIKUR..NUK E DËGHOI MESAZHIN E R.GRENELLIN AMERIKANIN NR.3 QË FALINDEROI 6 DEPUTETËT E LDK QË DOLËN KUNDËR KURTIT .?
    -SI KA NUNDËSI TË JENË NË NJË MËNDJE DALLKAUKU ALBINI NË KOSOVË & SALISËRBI NË SHQIPËRI KUNDËR PERËNDIMIT.?
    -PSE KOTË BEOGRADI NUK HEQ DORË NGA KOSOVA DHE DESTABILIZIMIN E SHQIPËRISË ME PROTESTUESIT ANONIM NGJASHËM SI NË BEOGRAD PREJ 2 VITESH.?
    -NDAJ,OPOZITA NË KOSOVË E PAAFTË TË FITOI SHUMICËN PREJ DISA ZGJEDHJEVE,DO E BLLOKOI P/VV ME ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT,PËR TË KAPUR TË GJITHA ISTITUCIKNET SI SALU MË 1992,DUKE PËRDHOSUR DEMOKRACINË PËR TË CILËN U SHPALL NON GRATA.
    -NDAJ,F.KONICA KA THËNË..RREZIKU I SHQIPËRISË JAN VETË SHQIPËTARËT.
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA AKOMA DITË.

    Reply
    • K R says:
      September 14, 2026 at 10:38 am

      E do populli i tij
      Cope idioti

      Reply
  • Phoenix says:
    September 14, 2026 at 9:30 am

    Albini.i vetmi lider shqiptar i pakorruptuar

    Reply
    • Kasapi says:
      September 14, 2026 at 4:56 pm

      Po ku ka qeverisur ndonjëherë Albini, që të korruptohej . Ai vetëm zgjedhje ka bërë .

      Reply
    • xxx says:
      September 14, 2026 at 5:54 pm

      Vete BE duhet te marri shembull integriteti nga Baca Albin me i miri

      Reply
  • demo says:
    September 14, 2026 at 10:53 am

    Pune te Mbare.

    Reply
    • Dashi says:
      September 14, 2026 at 4:53 pm

      Po prit o demo , se kemi dhe presidentin për të zgjedhur . Punë të mbarë thotë , po kur ka bërë ndonjë punë të mbarë surrat ballcamosuri bylmez Albin Kurti ?

      Reply
  • DOKLEATI says:
    September 14, 2026 at 5:38 pm

    A KA NDONJË TË KRISHTERË NË WEVERINË RCKURTIT!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  4. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?