Kosova u fut zyrtarisht në krizë energjitike ditën e djeshme. Në mëngjes, Kosova lajmëroi kufizimet e energjisë elektrike për të gjithë konsumtorët.
Në mediat e Kosovës u bënë publike urdhëresat nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT-it, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e ditës së sotme.
Por, këto masa u anuluan.
Mediat e Kosovës shkruajtën më vonë se Kosova ka eliminuar përkohësisht reduktimet e furnizimit me energji elektrike falë ndihmës së Shqipërisë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Rizvanolli ka thënë se KEK i ka dhënë KESH-it 121.7 MWh, ndërsa sot ka marrë 1 mijë MWh për evitimin e reduktimeve.
“KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet. Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!”, shkruan Rizvanolli.
Edhe vitin e kaluar, Kosova është prekur nga kriza energjetike, prandaj konsumatorët janë përballur me reduktime dhe shtrenjtim të tarifave. Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojnë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, gjatë dimrit, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.
Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.
j.l./ dita

O gazeta DITA:
Cfare kafshe eshte kjo mrekulli albaneze?
“…Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojnë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, gjatë dimrit, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë…”
Kush injorant dru me pre e ka shkruar kete qyfyr? Dhe kur media jone kombetare do te angazhojne specialiste te mirefillte apo redaktore te shkolluar per energjine qe te mos dukemi para Botes si nje fis prej Afrike Zulu qe nuk njeh njesite matese te energjise? Seose te shkruash qe “…Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojnë energji deri në 800 megavat në orë…” eshte njesoj si te shkruash: “…Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojnë energji deri në 800 meter linear në orë, apo meter katror ne ore, apo kilogram ne ore, apo ku ta di une se kujt debili i ka shkuar mendja te mase energjine me njesine e fuqise qe jane kategori krejt anapolla fare te kunderta ne fizike dhe inxhinieri…” dhe cfare eshte me e keqja se me siper eshte shkruar sakte perfekt simboli i njesise se enegjise “MWh”
“THENGJILL” APO “QYMYR” NE GJUHEN SHQIPE ESHTE PER TA DISKUTUAR NE NJE KONGRES DREJTSHKRIMI TE RI, POR TE NATERROSH NJESINE E ENERGJISE “MEGAVATORE” ME NJESINE E FUQISE “MEGAVAT” NUK DO TE GJENDEJ ASNJE INSTITUCION GJUHESOR NE BOTE QE DO T’I JEPTE DUM