Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova përkujton masakrën e Reçakut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosova përkujton masakrën e Reçakut
KosovëKryesore

Kosova përkujton masakrën e Reçakut

Published: January 15, 2023
Shpërndaje

 

Në 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, në komunën e Shtimes, rreth 30 kilometra në jug të Prishtinës, forcat serbe vranë 45 persona civil shqiptarë. Njëzetekatër vjet më pas, shumë qytetarë u mblodhën në këtë fshat në nderim të të vrarëve dhe në mbështetje të familjarëve të tyre, të cilët sot e asaj dite kërkojnë drejtësi.

Vëllai im këtu ka ra dëshmor me 15 janar, është babë i dy fëmijëve, djalin e ka lënë katër vjet e vajzën dy vjet e gjysmë. Shumë dhimbje e madhe që nuk ka ende asnjë dënim, ne ende nuk e pamë ndonjë kriminel që u dënua për këta, kanë vrarë njerëz të pafajshëm nëpër oborre. Ndoshta, shpresoj që drejtësia do të dalë në dritë një ditë”, thotë Rabije Halili, motra e Skënder Halilit, i vrarë nga forcat serbe.

- Publicitet -

“Këtu po e shihni edhe vet çfarë kanë bërë, njerëz të pafajshëm, fëmijë e pleq nuk kanë kursyer çfarë kanë gjetur, tash po e mohojnë atë gjoja se nuk e kemi bërë”, tha Azem Bungu i cili kishte ardhur nga një fshat i afërt për të mbështetur familjarët e të rënëve të masakrës se Reçakut.

Ish drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, i cili 24 vjet më parë e cilësoi ngjarjen si krim kundër njerëzimit, tha sot në një ceremoni përkujtimore se autoritetet serbe asokohe kishin nisur menjëherë përpjekjet për të mohuar atë që kishte ndodhur.

“Ata nisën të bëjnë gjëra që menduan se ishin shumë të zgjuara, për t’u siguruar se bota ose nuk do të mësonte për Reçakun ose do të pranonte variantin e tyre të rrëfimit. Falë Zotit kjo nuk ndodhi, shtypi botëror erdhi këtu dhe vendosi në ballinat e gazetave botërore pamjet e asaj çfarë po ndodhte vërtetë në Kosovë. Falë Zotit dhe njerëzve si Bill Clinton, Madeleine Albright, Toni Blair, Wesley Clark, NATO u vendos se duhej të ndërmerrej diçka dhe kjo solli fushatën e NATO-s”, tha ai.

Masakra e Reçakut në vitin 1999, shënoi fillimin e një procesi diplomatik për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, e cila u përmbyll më ndërhyrjen e NATO-s.

Autoritetet serbe përfshirë edhe presidentin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë luftës në Kosovë, kishte shërbyer si ministër për informim në qeverinë e ish presidentit serb Slobodan Millosheviç, shpesh e kanë theksuar se masakra e Reçakut është fabrikuar për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

site logosite logo
DITARI
BALLKANI

Kosova përkujton masakrën e Reçakut të vitit 1999

3 hours ago
  • Edlira Bllaca

Në ditën e sotme të vitit 1999, në fshatin Reçak, në komunën e Shtimes, rreth 30 kilometra në jug të Prishtinës, forcat serbe vranë 45 persona civil shqiptarë. Njëzetekatër vjet më pas, shumë qytetarë u mblodhën në këtë fshat në nderim të të vrarëve dhe në mbështetje të familjarëve të tyre, të cilët sot e asaj dite kërkojnë drejtësi.

Kosova përkujton masakrën e Reçakut të vitit 1999
Kosova përkujton masakrën e Reçakut të vitit 1999
The code has been copied to your clipboard.

 
  • Facebook
  • Twitter
The URL has been copied to your clipboard

No media source currently available

0:004:160:00

“Vëllai im këtu ka ra dëshmor me 15 janar, është babë i dy fëmijëve, djalin e ka lënë katër vjet e vajzën dy vjet e gjysmë. Shumë dhimbje e madhe që nuk ka ende asnjë dënim, ne ende nuk e pamë ndonjë kriminel që u dënua për këta, kanë vrarë njerëz të pafajshëm nëpër oborre. Ndoshta, shpresoj që drejtësia do të dalë në dritë një ditë”, thotë Rabije Halili, motra e Skënder Halilit, i vrarë nga forcat serbe.

“Këtu po e shihni edhe vet çfarë kanë bërë, njerëz të pafajshëm, fëmijë e pleq nuk kanë kursyer çfarë kanë gjetur, tash po e mohojnë atë gjoja se nuk e kemi bërë”, tha Azem Bungu i cili kishte ardhur nga një fshat i afërt për të mbështetur familjarët e të rënëve të masakrës se Reçakut.

Ish drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, i cili 24 vjet më parë e cilësoi ngjarjen si krim kundër njerëzimit, tha sot në një ceremoni përkujtimore se autoritetet serbe asokohe kishin nisur menjëherë përpjekjet për të mohuar atë që kishte ndodhur.

“Ata nisën të bëjnë gjëra që menduan se ishin shumë të zgjuara, për t’u siguruar se bota ose nuk do të mësonte për Reçakun ose do të pranonte variantin e tyre të rrëfimit. Falë Zotit kjo nuk ndodhi, shtypi botëror erdhi këtu dhe vendosi në ballinat e gazetave botërore pamjet e asaj çfarë po ndodhte vërtetë në Kosovë. Falë Zotit dhe njerëzve si Bill Clinton, Madeleine Albright, Toni Blair, Wesley Clark, NATO u vendos se duhej të ndërmerrej diçka dhe kjo solli fushatën e NATO-s”, tha ai.

Masakra e Reçakut në vitin 1999, shënoi fillimin e një procesi diplomatik për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, e cila u përmbyll më ndërhyrjen e NATO-s.

Autoritetet serbe përfshirë edhe presidentin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë luftës në Kosovë, kishte shërbyer si ministër për informim në qeverinë e ish presidentit serb Slobodan Millosheviç, shpesh e kanë theksuar se masakra e Reçakut është fabrikuar për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia po vazhdon përpjekjet për të mohuar rolin e saj në këtë masakër.

“Përgjithësisht kur e vërteta është kaq e fuqishme si ajo e masakrës së Reçakut, shfaqen edhe narrativat mohuese ndaj saj, sikur që ka bërë Serbia që nga dita e masakrës së Reçakut e deri sot, duke u munduar ta turbullojë dhe falsifikojë rolin e drejtpërdrejtë planifikues dhe ekzekutues të shtetit serb në realizimin e masakrës së Reçakut. Ata të cilët e mohojnë gjenocidin, ata ëndërrojnë për përsëritjen e tij”, tha kryeministri Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke vënë theksin te shtimi i përpjekjeve për vënien e drejtësisë në vend mbi masakrën e Reçakut tha se mungesa e bashkëpunimit të Serbisë për ndriçimin e fatit të të pagjeturve dëshmon se ajo asnjëherë nuk ka ndryshuar mendësi.

“Ata trokasin çdo ditë në ndërgjegjen e secilit prej nesh duke kërkuar që të bëjmë më shumë për drejtësi për ta por edhe për gjetjen e mbi një mijë e 600 të dashurve tanë të zhdukur me dhunë, të cilët Serbia e ministrit të atëhershëm të informimit e presidentit të sotshëm, i mban ende peng”, tha ajo.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 24 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave. Këtë vit Kosova mbush pesëmbëdhjetë vjet të shpalljes së pavarësisë së saj, që vazhdon të kundërshtohet nga Serbia, e cila vazhdon të mohojë atë çfarë kishte ndodhur në Reçak dhe gjithandej Kosovës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Evropa Kurva Plake me pamjen e Doris Pack says:
    January 15, 2023 at 5:25 pm

    Kosova martire eshte vrare, djegur masakruar nga serbet, deshmi e gjalle Masakra e Recakut dhe ne Haga jane arrestuar e po denohen luftetaret clirimtare te te UCK.
    Kriminelet serbe me ne krye ministrin e Miloshevicit, Vucic perkedhelen nga Perendimi

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    January 15, 2023 at 5:42 pm

    Toka e kosoves eshte mbrujtur me Gjakun e Shqiptarve te Kosoves.
    Evropa vazhdon me shum ti qaj hallin Serbise qe ka shklaktuar gjenocit Shekullore te pa ndare asnjeher se sa Kosoves martira.
    Sote Kosoves se Lire Evropa kerkon ti leje 10 mina me Sahat me keto fare Asosacilone qe vetem jan thjeshte pretekste per te prishur harmonin ne mes Shqiptarve te Kosoves dhe te pakices serb se sa per te zgjidhur problemet.
    Problemi eshte i zgjidhur. Asnje kercenim nuk kan Serbet ne Kosov.
    Serbta ne Kosov po cenohen e kercenohen nga Beugradi dhe aspak nga Shqiptaret e Kosoves.
    Beugrad Larg Duart nga KOSOVA !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  • Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje
  • Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Komentet e Fundit

  1. Leu on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. AI on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Doktor Mortja on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  4. Doktor Mortja on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?