“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”.
Kështu deklaroi më 9 nëntor në një takim me gazetarë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Deklaratat e ambasadorit amerikan vijnë disa ditë pasi zyrtarët e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – njoftuan se serbët e veriut do të largohen nga institucionet e drejtësisë, të rendit, komunale, por edhe nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.
Kjo, pasi Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor zbatimin e një plani për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe – gjë që u kundërshtua nga shumica e serbëve lokalë dhe nga Beogradi zyrtar.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ky plan të shtyhet për dhjetë muaj, por kjo kërkesë u refuzua.Tensionet në veri “për shkak të planit franko-gjerman”
Kryeministri Kurti akuzoi më 7 nëntor presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për destabilizmin e situatës në veri dhe tha se kjo po bëhet për shkak të, siç u shpreh, refuzimit të planit franko-gjerman nga pala serbe. Ky plan, siç është raportuar, parasheh zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Kurtit, Vuçiq është duke i përdorur pjesëtarët e strukturave ilegale serbe në veri të Kosovës për destabilizim.
Për Kosovën, sipas Kurtit, plani franko-gjerman është “hap në drejtimin e duhur”.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se propozimi franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve në dy faza. “Një pjesë e madhe e kontesteve do të zgjidheshin tani, kurse një pjesë shumë e vogël – që ata thonë se është 1 për qind – do të liheshin për një periudhë të mëvonshme”, ka thënë Bislimi.
Vuçiq ka thënë muajin e kaluar se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të integrimit të shpejtë të saj në BE.
Kërkesa dhe “refuzimi” për formimin e Asociacionit
BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë bërë thirrje që Kosova të bëjë hapa drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e këtij asociacioni në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Më 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.
Kurti ka deklaruar disa herë që është kundër formimit të një asociacioni një etnik.
Serbia, në anën tjetër, insiston që asociacioni të formohet dhe të ketë kompetenca ekzekutive./REL
a.m/dita

Sic ka tullen pa asnje rrudhe ashtu ka edhe trurin dyst taban si ato fasulet plla-qi te Korces.
Perkedhelin agresorin, kriminelin dhe sulmojne nje popull te vogel ne emer te stabilizimit ku shikohet shume qarte se kush po e destabilizon sot Boten, per interesat e tyre te qelbura..
Dhe nje here me shume Kurti tregoi mendjemadhesine e tij duke mos degjuar USA dhe BE dhe tani ky budallallek po i kthehet kunder ,ka harruar se Kosova eshte Kosove vetem nga USA e cila po e mbeshtet ne çdo fushe .Mosmirenjohja dhe mendjemadhesia e Kurtit&Osmani po e demtojne me shume çeshtjen e popullit te Kosoves dhe me gjere
KY DUKET ESHTE JERM
FLET SI I DROGUAR
NA DHATE LIRINE
PRAP JEMI PRANGUAR
NJEZET VJET KALUAN
TANI CFARE KERKONI
NEN THUNDREN E SERBIT
PRAP TE NA CONI
MOS U BETE PISHMAN
A JU TREMB RUSIA
TANI VETVENDOSIM
JONA ESHTE SHTEPIA
THONE TE URTET TANE
MIKUN RESPEKTONI
PORSE ZOT SHTEPIE
KURRE TE MOS TA BANI
SOS je krenar por i dhjere…
Nuk quhet liri ajo e dhurura, nqs do te jesh perher i lire atehere lirin duhet ta fitosh vete. Historia ka tregur qe amerika ka hedhur poshte dhe ka shkaterruar shtete me peshe dhe jo me nje shtet sa nje lagje e Nju Jorkut. Amerika nuk ka miq ne asnje vend te botes ka vetem interesa!
Kosova mos vazhdoje me targat,,dakord,do i bindemi tankeve ruse te Serbise,se ne nuk kemi tanke.Tanke dhe aqvione ka Amerika. Associacion te Komunave serbe NUK KA. KJO ESHTE VIJE E KUQE .DAC TA KETE CLIRUAR AMERIKA N`DAC UFO. Kjo do te thote Ndarje kasht e koqe e Kosoves.
Serbia eshte qaramane ne arenen politike nderkombetare.Uroj qe Kosova te triumfoje ne kete beteje diplomatike dhe situate jo te mire.
Kurti duhet te hyje ne bisedime , me domosdo . Ai duhet te kerkoje nga Vucici :
Te heq dore sa me pare nga kolonizimi i Veriut te Kosoves,
Te shkrije pushtetin paralel te serbeve qe banojne ne Kosove,
Te respektoje reciprocitetin ne maredheniet midis dy shteteve.
Zhvillimet ne Kosove qe nga dita e Pavarsise dhe deri me sot, tregojne se serbet e Kosoves jane fuqizuar dhe shtuar si pakice. Politika e Perendimit ka bere nje sy qorr dhe nje vesh shurdh karshi veprimeve qe Serbia ka bere dhe vazhdon te beje ne veri te Kosoves. Ata imponojne ne te gjitha institucionet ne Kosove, nderkohe qe duke qene te pranishem ne Kosove, nuk i ndalon askush te kontrollojne dhe te zbulojne lagjet e reja te shtepive qe Serbia po ngre ne Veri te Kosoves dhe ia fal me 0 dollare per famljet me orgjine serbe qe deshirojne te banojne ne Veri te Kosoves.