Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosovë, 70% e grave besojnë se ka ngacmim seksual në vendet e punës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosovë, 70% e grave besojnë se ka ngacmim seksual në vendet e punës
Kosovë

Kosovë, 70% e grave besojnë se ka ngacmim seksual në vendet e punës

Published: April 6, 2023
Shpërndaje

Rreth 70 për qind e grave në Kosovë besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në vendin e punës, ndërsa vetëm 9 për qind deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht vet ose njohin dikë që ka përjetuar një gjë të tillë.

Këto të dhëna janë pjesë e një studimi të organizatës UN Women i cili u publikua të enjten në Prishtinë. Autorët e studimit thanë se përgjatë hulumtimeve kanë vërejtur hezitimin e grave për të folur mbi këtë dukuri dhe së këndejmi të dhënat nuk pasqyrojnë gjendjen reale.

“Çfarë jemi munduar të bëjmë për ta mposhtur këtë nënraportim është se përveç që i kemi pyetur gratë për veten se a janë ngacmuar seksualisht, i kemi pyetur edhe për koleget, ‘në rregull nëse jo ti a është ngacmuar ndonjë kolege e jotja?’.

- Publicitet -

Kjo meqë sipas literaturës që kemi shqyrtuar kemi parë se nëse gratë nuk raportojnë për vete, të paktën janë më të prirura të raportojnë për kolege. Gjithashtu i kemi pyetur edhe në përgjithësi në vend, jo për to ose koleget e tyre, por a mendojnë se ngacmimi seksual është i përhapur?” tha Dina Vllasaliu nga UN Women.

Rreth 35 për qind e grave që kanë përjetuar ngacmim seksual në punë thonë se një ngjarje e tillë u ka dëmtuar vetëbesimin, rreth 32 për qind thonë se u ka lënë pasoja psikologjike, 31 për qind thonë se kanë frikë për sigurinë në vendin e punës.

Dina Vllasaliu nga UN Women tha se shqetësuese është edhe shkalla e ultë e raportimit të ngacmimeve seksuale.

“66 për qind kanë thënë se e kanë raportuar, por çfarë është shqetësuese është se prej tyre vetëm 3 për qind e kanë raportuar në polici, 52.5 për qind e kanë raportuar te një mbikëqyrës e të tjerat ju kanë treguar vetëm shoqeve.

Pastaj i kemi pyetur përse nuk kanë raportuar dhe tre arsyet kryesore kanë qenë se janë turpëruar, janë brengosur për sigurinë e punës së tyre dhe janë brengosur se askush nuk do t’u besonte”, tha zonja Vllasaliu.

Të dhënat tregojnë se gratë kanë vështirësi edhe në kuptimin e mirëfilltë të llojeve të ngacmimit seksual, ndërsa mungojnë nismat për t’i ndihmuar ato në këtë proces. Vetëm rreth 16 për qind e grave të anketuara kanë deklaruar se janë trajnuar në vendin e tyre të punës për të identifikuar dhe raportuar ngacmimin seksual.

 

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?