Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KPA nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Markelian Kuqo
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KPA nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Markelian Kuqo
AktualitetLajmi i fundit

KPA nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Markelian Kuqo

Published: January 6, 2023
Shpërndaje

Në Shqipëri, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), konsideroi të vlefshëm procesin e ndjekur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) dhe vendimmarrjen e mëpasshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili kishte pranuar në vitin 2020, kërkesën për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo. Në vendimin e shpallur të premten, Kolegji vlerëson se ndodhet përballë “një shkeljeje shumë të rëndë disiplinore” e cila “ka diskredituar pozitën dhe figurën e gjyqtarit”.

Rasti i gjyqtarit Kuqo, lidhet me një vendim të dhënë prej tij në shkurt të vitit 2019, për lirimin me kusht të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari, i arrestuar dhe dënuar nga drejtësia italiane për një sërë veprash të rënda. Disa muaj më vonë, Gjykata e Apelit të Korçës kishte rrëzuar vendimin e gjyqtari Kuqo, por pa mundur të kthejë në burg Gjinararin, i cili ndërkohë ishte zhdukur.

Çështja ndaj gjykatësit, njohu një odise të gjatë ligjore. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, një institucion i cili nisi funksionimin në vitin 2020, nisi menjëherë një hetim disiplinor, i cili përfundoi në muajin korrik, me kërkesën drejtuar në gusht KLGJ-së për shkarkimin e tij. Në muajin dhjetor të po atij viti, KLGJ-ja vendosi në favor të propozimit të ILD-së.

- Publicitet -

Gjyqtari nga ana e tij, ju drejtua menjëherë Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqimin e vendimit. Por në shkurt të vitit 2021 kjo Gjykatë nuk pranoi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë, duke qenë se një kompetencë e tillë i njihej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Një muaj më pas, ankimimi i dorëzohet Kolegjit. Procedurat e këtushme u pezulluan për një periudhë 4-mujore, gjatë vitit 2020, pasi KPA-ja vendosi të presë dhe vlerësimin e Gjykatës së Lartë, lidhur me vendimin e Apelit të Korçës për rastin e lirimit me kusht të Gjinararit. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në korrik të vitit të kaluar, la në fuqi vendimin që rrëzonte lirimin e të dënuarit me burg të përjetshëm.

Në Kolegj, gjyqtari Kuqo ngriti një mori pretendimesh, një pjesë me natyrë kushtetuese dhe proceduriale që lidheshin në disa aspekte me “cënimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor” dhe një pjesë tjetër që lidheshin me vendimmarrjen e KLGJ-së.

Sipas vendimit të shpallur sot, të gjtha pretendimet e tij janë rrëzuar, duke i dhënë të drejtë procesit dhe procedurave të ndjekura në çdo hap nga ILD-ja, e po ashtu më pas dhe nga ana e KLGJ-së.

Kolegji shprehet se “e gjen të drejtë arsyetimin që ka bërë Këshilli në lidhje me elementët që kanë përcaktuar vendosjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra dhe nuk konstaton elementë të tjerë qoftë faktikë apo ligjore që do e çonin Kolegjin në një vlerësim të ndryshëm”, dhe se kjo masë “është proporcionale me shkeljet e kryera prej tij në dhënien e drejtësisë”.

Dy nga 6 anëtarët e trupës së KPA-së, që mori në shqyrtim rastin, nuk ishin dakort për lënien në fuqi të masës së shkarkimit, duke arsyetuar se “ndonëse provohet se magjistrati ka kryer shkelje profesionale në zgjidhjen e çështjes… ato nuk vlerësohen se janë të një niveli të tillë që të plotësojnë kushtin kushtetues të “shkeljes së rëndë. Për pasojë shkarkimi nga detyra, mbështetur në këto shkelje, nuk konsiderohet si proporcionale dhe nuk justifikon ndëshkimin disiplinor të duhur sipas parashikimit kushtetues”./ VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor
  • U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit
  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror
  • Mbappé vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit pas dopietës ndaj Suedisë

Komentet e Fundit

  1. Shumë zhurmë për asgjë... on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  2. demo on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Phoenix on Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë shfaqet si zona më e goditur
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?