Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KQZ letër partive politike për votimin elektronik, zbulon dy datat e zgjedhjeve të 2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > KQZ letër partive politike për votimin elektronik, zbulon dy datat e zgjedhjeve të 2025
Lajmi i funditPolitike

KQZ letër partive politike për votimin elektronik, zbulon dy datat e zgjedhjeve të 2025

Published: October 11, 2024
Shpërndaje

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u ka dërguar letër partive politike për votimin elektronik, ku ka caktuar dy qarqet ku mund të aplikohet, atë të Elbasani dhe Durrësit.

Gjithashtu kreu i KQZ-së ka caktuar dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve të 2025.

Ilirjan Celibashi shprehet se 20 prilli është data e parë, ndërsa 11 Maji data e fundit për zhvillimin e zgjedhjeve.

- Publicitet -

Ndaj ai shprehet se periudha deri në parlamentaret e 2025-ës, s’është e mjaftueshme për përgatitjen e gjithë elementëve teknik dhe njerëzor për zhvillimin e këtij lloj votimi në 5 qarqe.

“Periudha nga sot deri në datën 20 Prill 2024 që është data e parë e mundshme e zhvillimit të zgjedhjeve në fjalë, apo deri në datën 11 Maj 2024 që është data e fundit e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të vitit 2025, është e pamjaftueshme për përgatitjen e gjithë elementëve teknik dhe njerëzor për zhvillimin e këtij lloj votimi në këtë numër qarqesh”, shprehet Celibashi.

Në vijim të komunikimeve të mëparshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me ju mbi mundësinë e zhvillimit të votimin elektronik në 5 qarqe, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2025, më lejoni t’ju sjellë në vëmendje se kjo mënyrë votimi në këtë numër qarqesh nuk mund të zhvillohet.

Periudha nga sot deri në datën 20 Prill 2024 që është data e parë e mundshme e zhvillimit të zgjedhjeve në fjalë, apo deri në datën 11 Maj 2024 që është data e fundit e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të vitit 2025, është e pamjaftueshme për përgatitjen e gjithë elementëve teknik dhe njerëzor për zhvillimin e këtij lloj votimi në këtë numër qarqesh.

Gjithsesi duke vlerësuar interesin dhe dobinë për shtrirjen graduale të votimit elektronik, KQZ për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2025, propozon zhvillimin e kësaj mënyre votimi vetëm në qarkun e Elbasanit dhe në atë të Durrësit.

Në qarkun e Elbasanit u zhvillua votimi elektronik për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023 në shumicën e qendrave të votimit të këtij qarku, të cilat i përkasin bashkisë Elbasan.

Ndaj nëse nga ana juaj vlerësohet me dobi dhe interes shtrirja e votimit elektronik, është me kuptim që më së pari ai të shtrihet në ato njësi zgjedhore ku një pjesë e votuesve të kësaj njësie e kanë një eksperiencë të mëparshme me këtë lloj votimi.

Rekomandoj zhvillimin e votimit elektronik në qarkun e Durrësit, për lehtësitë logjistike dhe njerëzore që ofron ky qark krahasuar me qarqe të tjerë të vendit.

Durrësi për shkak të terrenit gjeografik, infrastrukturës rrugore dhe asaj tjetër, distancës me Tiranën (KQZ-në), mundëson një përgjigje më të mirë nga ana e këtij institucioni për përgatitjen, zhvillimin dhe administrimin e votimit elektronik.

Nga ana tjetër ky lloj votimi kërkon angazhimin e një numri të madh njerëzish në terren.

Praktika e identifikimit elektronik ka treguar se për qarkun e Durrësit në përgjithësi rekrutimi i personelit të posaçëm për këto procese administruese zgjedhore është më pak sfidues se në shumë qarqe të tjerë.

Numri dhe natyra e punës që kryen personeli që do të angazhohet me votimin elektronik është thuajse e njëjtë me atë të identifikimit elektronik.

KQZ vlerëson të domosdoshëm një mendim të partive politike në lidhje me këtë propozim.

Ndaj jeni të lutur ta përcillni atë pranë KQZ, jo më vonë se data 19 Tetor 2024.

KQZ është në dispozicion për çdo sqarim të mëtejshëm dhe/ose të zhvillimit të një takimi konsultues në lidhje me këtë çështje, përpara datës 19 Tetor 2024.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • pilo Lala says:
    October 11, 2024 at 3:18 pm

    Pak nga pak, votimi elektronik do jete nje zhvillim ne zgjedhjet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?