Artan Xh. DUKA
Botuar në DITA
Buxheti si pare xhepi!
Normalisht nё politikё nuk kuturiset kush tё premtojё rritje ҫmimesh nё kёmbim tё votёs por ja qё tek ne jo vetёm ndodh por edhe krekosen e bёjnё karshillёk me ҫmimet e kripura duke i valvitur edhe si flamur beteje zgjedhore ato.
T’i dalёsh pёr zot ҫmimeve tё kripura kur ndёrkohёnjerёzit nuk kanё sa duhet para nё xhep ёshtё tё mburresh e lypёsh votёn pёr varfёrinё! Tё kapardisesh pёr rritjen e vlerёsё pronёs ndёrkohё qё ka krizё strehimi, se po shtohen turistёtndёrkohё qё ҫmimet e ushqimeve, qerave, shtёpive etj shkojnёkacafiu etj, kёto nuk janё arsye pёr t’u votuar por pёr tё lёnё“timonin” sepse po ecet kuturu dhe qytetarin nuk ka vegim BE-je qё e ngushёllon.
Ҫmimet rriten dhe tregu do tё bёjё tё vetёn nё kohё,sidomos pas futjes nё BE por mirёqёnia e vёrtetё ёshtёbarazpeshё mes ҫmimeve dhe parave nё xhep dhe kёtu ndahet merita nga dёshtimi nё qeveri.
Sot rrogat, pensionet, shёrbimet sociale etj nuk maten dot me revanin e ҫmimeve. Edhe kur Rama tund “dekoratat” e botёs pёr uljen e borxhit publik kjo po ndodh nё kurriz tёrrogёtarёve, pensionistёve, shёrbimeve sociale etj qё jo vetёm janё njё “xhiro” pas ҫmimeve por dhe po kompensojnёparadoksalisht pёr shpenzimet e administratёn e fryrё, shpenzimet buxhetore klienteliste, qokat me burimet natyrore, ndaj tё kamurve me ulje apo heqje taksash etj “bёma” qё veҫrёndojnё borxhin publik.
Pronё me “bisht” pas
Nё rrethanat e sotme, mburrja e pushtetit me rritjen e vlerёs (lexo ҫmimin) e pronёs si “dhuratё” e bonus pёr pronarёt nuk ёshtё ogur i mirё kur mendon se mirёqёnia, sesa ҫmimi i pronёs ёshtё mundёsia pёr t’a blerё atё.
Ҫmimet e larta janё rrjedhojё e investimeve infrastrukturore (meritё qeveritare ndonse para tё qytetarit), blerjeve nga tё huajt pas hapjes me botёn e turizmin vu (koha pёr kufizime!), pastrimi i parasё (dёshtim qeveritar), parasё sёemigrantёve (qeveria nuk ka meritё), kreditimit bankar etj dhe mund tё shihen si lajm i mirё dhe i keq njёkohёsisht.
Lajm i mirё pёr atё qё shet e emigron, shet e paguan azilin e pleqёrisё apo e lё pas si trashёgimi por ndёrkohё jo i tillё pёr ata qё ndёrrojnё banesё sepse shesin e blejnё po shtrёnjtё, ata qё duan tё blejnё pronё nga e para etj.
Niveli i rrogave lidhet direkt me miratimin e kredive pёr strehim dhe nёse ia del, kredia e stёrmadhe jo vetёm qё tё lidh kёmbё e duar njё jetё por edhe shoqёrohet me stres e pasiguri sepse karriera e punёsimi nuk kanё ende garanci si nёperёndim.
Mё tё diskriminuarit mbeten ata qё ia nisin nga zero sepse nuk trashёgojnё asgjё prej tё parёve tё tyre tёdiskriminuar me ligj. Nga pronarёt e tokave qё nuk u kompensuan pas grabitjes ligjore me 7501, banorёt nё ish-banesa private qё nuk morёn tapi si tё gjithё nё vitet 90 ndonse kontribuan po njёlloj (nёse me “fat” u jepet banesёsociale njёlloj si ata qё nuk kanё kontribuar fare dikur) etj. Kёta qytetarё konkurrojnё sot pёr pronё me ata qё kanё njёpronё tё trashёguar, me tё huajt qё blejnё pёr investim, pastruesit e parave, tё korruptuarit qё fshehin para nёn dyshek etj dhe domosdo qё nuk ia dalin dot.
Si nё ҫdo sektor tё jetёs, edhe pabarazia me pronёn ёshtёsot sheshit me ligj – karshillёku ndaj pronarit historik, 7501, tapi me kronika televizive pёr zaptuesit e tokave, mijra familje pa tapi dikur nё banesa ish-pronarёsh, kreditё klienteliste tёstrehimit pa apo me interes tё ulёt, “bamirёsia” me ҫelsat nёdorё (pёr herё tё dytё) pas tёrmetit ndёrkohё qё ka familje qёnuk u tha kurrё kush “t’a gёzoni” nё jetё, dopio “bingo” e punёsimit nё shtet dhe dhёnies sё kredisё pёr banim si “thelёmbi bisht”, tundimi i emigrantёve me kredi pёr strehim etj.
Hendeku mes kredive tё mёdha apo qerave tё larta si nёBE pёrballё rrogave e pensioneve “afrikane”, pasiguria e punёsimit etj, shoqёruar me pasigurinё e jetёs dhe pronёs, korrupsionin e nepotizmin politik qё gёrryen besimin tek politika e sistemi etj, nuk bёjnё veҫse e shndёrrojnёemigrimin, sidomos pas hyrjes nё BE, njё fatalitet.
Qytetari vёren se puna e mundi i tij nuk mjaftojnё nёjetё. Tё “zotёt” qё spekullojnё, rrёmbejnё, korruptojnё, mashtrojnё, pastrojnё paranё, shfrytёzojnё postin, garantojnёpushtet me kod zgjedhor etj, mbeten specie “dominante” qёsfidon evolucionin pёr mbijetesё. Njё pёrmbysje vlerash kjo qё nuk ka futje nё BE qё e ndreq sepse koha tregon se edhe atje (Greqi, Hungari, Poloni etj) autoritarizmi, korrupsioni etj, nuk janё nё “muze”!
“Pasurimi” i shpejtё me pronёn pas asfaltimit tё rrugёs, lumit turistik etj, ёshtё njё pasurim bumerang, fat e ters njёkohёsisht e sa kohё cёnohen mirёqёnia e kohezioni shoqёror, standartet e demokracisё, besimi tek politika dhe e ardhmja, imazhi i BE etj, tё humbur janё shumica.
Turizmi nga hundёt!
Sot qytetari paguan gjithnjё e mё shumё e pёr gjithshka dhe ironikisht, sёrisht cinizmi politik nuk ka fund kur kёrkon votёpёr politika qё drejtёpёrsёdrejti apo jo, ndikojnё nё rritjen e ҫmimeve tё gjёrave tё domosdoshme nё jetё.
Turizmi, po aq sa kontribues nё ekonomi e kohezionin mbarёbotёror po aq edhe krijon trysni e problematika tek vёndasit dhe kjo shihet edhe nё protestat nё vёnde “kampione” tё turizmit sot.
Tam-tamet e turizmit masiv dhe meritat qё qeveria i vesh vetes pёr tё nuk mbulojnё dot faktin se pёr vёndasit, jo vetёm banesat e qeratё por edhe ushqimet po marrin kot. Tё gjithёpreken, nga dyqanxhiu, fshatari etj qё shesin mish, bulmet, fruta e perime mё shtrёnjtё por si blerёs gjetiu paguajnё po aq shtrёnjtё e deri tek qytetari i thjeshtё, me pensionistin si ekstrem, qё mbajnё “pehriz” nga zori.
Broҫkullat pёr rritje tё vlerave tё banesave, fluksin turistik, joshja ndaj tё huajve pёr tё blerё, bonuset pёr emigrantёt me paketa Malesh e strehim etj, shoqёruar me kaosin e mungesёn e standarteve nё jetёn e pёrditshme, shёrbimet sociale fasadё, pensionet qё shtyhen me bonuse etj, nuk flasin pёr politika qё nxisin qytetarin tё ndёrtojё jetёn nёvёndin e tij.
Edhe “super-karta” zgjedhore e Ramёs qё tenton tёmonopolizojё futjen nё BE nuk ёshtё ogur i mirё kur vetё ai paralajmёron rritje ҫmimesh tё pronёs ndёrkohё qё saga e rrogave e pensioneve qesharake vazhdon. Futja nё BE i bie tёjetё njё shtytje mё tej pёr emigrimin e kjo nё dёm tё interesit kombёtar sa kohё qё Rama e bёn “gurin” tё lehtё nё vёndin e tij, Berisha tёrsёllon me rikthim nё epokёn e “gurit”demokratik dhe vetё opozita e re, edhe ajo ofron veҫ “gura” nё trastё.
Hapja e kufijve me BE nuk ka pse tё jetё “mallkim” pёr braktisje masive dhe blerje tё vёndit nga tё huajt. Me mijra vjet kombi e ruajti identitetin edhe pa kufij. Problem mbetet politika e mbrapshtё dhe e pafytyrё qё t’a quan sukses e nder e tё lyp votёn edhe atёhere kur t’a bёn jetёn mё tё vёshtirё.
Vota e majit mbase nuk largon dot masivisht demagogёt e politikёs por sikur sadopak t’u prishё “festёn” e tregojё me gisht “mbretin lakuriq”, mbase i ul ca me kёmbё nё tokё pёr tё mos vazhduar mё me retorika qё nuk i besojnё as vetё.