Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kreu i fondacionit për kërkime mjekësore: Kam frikë se jemi në nisje të një ere pandemish
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kreu i fondacionit për kërkime mjekësore: Kam frikë se jemi në nisje të një ere pandemish
AktualitetShendetesiShoqëri

Kreu i fondacionit për kërkime mjekësore: Kam frikë se jemi në nisje të një ere pandemish

Published: November 17, 2022
Shpërndaje

Përveç luftës janë edhe sëmundjet. Një këmbanë bie nga bota e mjekësisë e cila që nga pandemia e fundit e COVid-19 po mban në vëmendje idenë se bota tashmë është në pragun e një epoke pandemish.

Në një intervistë për “Spiegel”, Sir Heremy Farrar, kreu i fondacionit të dytë më të madh në botë për kërkime mjekësore, Wellcome Trust, deklaron se sistemi u testua me pandeminë që kaluam duke verifkuar dobësi serioze.

Sipas tij, nga janari deri në mars 2020, e gjithë bota, ndonëse kuptoi se çfarë po ndodhte, nuk reagoi duke humbur dy muaj shumë të vlefshëm.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, OBSH-ja gaboi rëndë kur nuk konsideroi shqetësimet për përhapjen nga ajri të virusit, çka diktoi politikat parandaluese për keq. Farrar megjithatë pranon se asnjë pandemi si kjo që kaluam, e cila mori jetët e miliona njerëzve nuk ka për të imponuar më mbyllje, apo karantinë sepse:

Shoqëria nuk do ta pranonte më këtë gjë

Mirëpo sjellja sikur çdo gjë tashmë mbaroi është shumë e gabuar. Virusi aktualisht po kërkon rrugët e veta për të çarë imunitetin e një bote që ka fituar një betejë. Problemi kryesor mbetet megjithatë ai teorik me implikime të mëdha ekonomike dhe praktike: a mund të ketë një pandemi koronavirusi sërish?

Nuk e dimë përgjigjen për këtë pyetje. Hamendësimi im është se një pandemi e re koronavirusi tani është më pak e ngjarë sesa në vitin 2019. Megjithatë koronaviruset duhet të mbeten në krye të listës së agjentëve të mundshëm pandemikë, thotë Farrar.

I pyetur se kush patogjeni më kërcënues, ai përgjigjet:

Gripi. Merrni p.sh H5N1, virusi i shpendëve. Është shumë vdekjeprurës, por prek kryesisht zogjtë. Është përhapur në mbarë botën. Nëse rastësisht një derr apo një njeri do të infekstohej nga virusi i gripit të shpendëve dhe një gri i thjeshtë njëkohësiht, atëherë H5N1 do të rikombinohej dhe do të kemi një patogjen të ri që mund të ishte po aq ngjitës sa gripi normal dhe aq virulent sa gripi i shpendëve. Është e pabesueshme që kjo gjë nuk ka ndodhur ende…

Po pse njerëzimi po hyn në epokën e pandemive, një skenar terrorizues për çdo sistem dhe çdo shoqëri? Përkundrejt këtij pohimi, shkencëtari në fjalë bën një pohim që duket se zbulon bindjen se CoVid-19 ishte një incident në shkallë globale.

Në çdo rast pandemia e radhës me gjasë do të vijë nga mbretëria e kafshëve. Dhe ne nuk kemi një qasje sistematike për të kuptuar dhe kontrolluar këtë rezervuar masive virusesh që qarkullojnë te kafshët…

Çfarë kemi dëshmuar deri më tani nuk është rastësi. Në vitin 1999, nisi me virusin Nipah në Malajzi. Pastaj erdhi SARS-1, MERS, Ebola në Afrikën Perëndimore, Zika në Brazil, SARS-CoV-2. Ka përherë e më shumë njerëz në botë dhe jetesa së bashku në hapësira të vogla në qytete të mëdha favoizon përhapjen e shumë viruseve. Dhe diçka po ndryshon në ndërfaqësimin njeri-kafshë që e bën më të lehtë për virus të kërcejnë drejt nesh. Jemi 8 miliardë njerëz dhe po zgjerojmë habitatin tonë përherë e më tej në natyrë dhe kafshët po migrojnë në qytet. Kam frikë se jemi në nisje të një ere pandemish, shprehet Farrar.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 18, 2022 at 1:30 am

    Cdo 20 vjet Bota do haset me pandemite e tilla se njerezimi eshte drejt zhdukjes nga ky planet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?