Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kreu i SPAK flet për dosjen e Belinda Ballukut: Nuk ka të paprekshëm, të gjithë janë të barabartë para ligjit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kreu i SPAK flet për dosjen e Belinda Ballukut: Nuk ka të paprekshëm, të gjithë janë të barabartë para ligjit
KronikeLajmi i fundit

Kreu i SPAK flet për dosjen e Belinda Ballukut: Nuk ka të paprekshëm, të gjithë janë të barabartë para ligjit

Published: November 5, 2025
Shpërndaje

Kreu i SPAK, Altin Dumani foli sot për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin për Tunelin e Llogarasë.

I pyetur nga moderatorja e emisionit “Trialog” se pse SPAK vonoi publikimin e njoftimit zyrtar për marrjen e Ballukut si e pandehur, kreu i SPAK tha se njoftimi u bë ditën që Belinda Balluku u paraqit në SPAK për t’iu komunikuar akuza.

“Njoftimet e mëparshme nuk mund të bëheshin edhe nga pikëpamja proceduriale. Duhet fillimisht të marrë në dijeni e pandehura për faktet penale që i atribuohen dhe pastaj SPAK reagoi me njoftimin zyrtar të publikuar në faqen tonë. Sa i takon informimit të publikut lidhur me çështje që janë në hetim ne jemi shumë të kujdesshëm, pasi qëllimi kryesor është të ruajmë integritetin e hetimit, të mos e dëmtojmë hetimin.

- Publicitet -

Dhe nga ana tjetër ne duhet të konsiderojmë edhe të drejtat e subjektit të akuzuar në proces. Dhe siç e thatë edhe ju, njoftimi u bë ditën që u paraqit në SPAK subjekti në fjalë dhe iu komunikua akuza. Njoftimet e mëparshme nuk mund të bëheshin edhe nga pikëpamja proceduriale. Duhet fillimisht të marrë në dijeni e pandehura për faktet penale që i atribuohen dhe pastaj SPAK reagoi me njoftimin zyrtar të publikuar në faqen tone”, tha Dumani.

Gjithashtu Dumani sqaroi edhe një herë se SPAK ka treguar ndër vite se nuk ka persona të paprkeshëm dhe se të gjithë janë përgjegjës para ligjit pavarësisht funksionit që ata mbajnë, qoftë ai funksion politik apo publik.

“Prokurorët e SPAK është e rëndësishme që ata të drejtojnë hetime të suksesshëm ndaj subjekteve që kanë në ndjekje. Nuk ka drejtësi selektive të gjithë janë të barabartë para ligjit”, tha Dumani.

Pjesë nga Intervista

Altin Dumani: SPAK ka treguar se nuk ka të paprkeshëm, të gjithë janë përgjegjës para ligjit pavarësisht funksionit që ata mbajnë. Qoftë funksion politik, publik apo fuqisë financiare që ata mbartin. Prokurorët e SPAK është e rëndësishme që ata të drejtojnë hetime të suksesshme ndaj subjekteve që kanë në ndjekje. Nuk ka drejtësi selektive të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Pyetje: Cilat janë dosjet që do vazhdoni të mbani edhe pasi te jeni kreu i SPAK?

Altin Dumani: Patjetër dosjet që aktualisht kam në hetim do vazhdojë ti ndjek edhe pas mandatit 3-vjeçar. Çështjet kanë fazat e tyre. Është momenti i regjistrimit, momenti kur prokurori heton të grumbullojë provat e mjaftueshme, pastaj vjen momenti i analizës së provave, pastaj momenti për ngritjen e akuzës apo kërkesa në gjykatë për caktimin e një mase sigurmi. Ne nuk kemi një axhendë politke. Ne kemi çështje. Çështja varet kur grumbullohen provat e mjaftueshme për të kaluar në një fazë tjetër, dmth ngritje akuze.

Pyetje:A dini të më thoni për një dosje që kishte një nivel tjetër vështirësie dhe që do të donit të ishte në rezultatin final, një rezultat i ndryshëm nga ai që ju keni pasur.

Altin Dumani: Dosjet që ndjek Prokuroria e Posaçme janë të gjitha të rëndësishme, pa përjashtim, sepse vetë Kushtetuta e ka përcaktuar që ne jemi kompetentë për të hetuar subjekte të profilit të lartë të përfshirë në korrupsion, në krimin e organizuar. Pothuajse çdo çështje ka ndjeshmërinë e vetë, ka impaktin e vetë, sepse është natyra që ne hetojmë. I vetmi merak i imi është, së pari kemi një hetim shterues, objektiv, sigurohen provat e mjaftueshme për të ngritur një akuzë solide me premisa për të patur një vendim fajësie në gjykatë si edhe respektimi i të drejtave të pandehurit në procesin penal por edhe të viktimave në proces. Besoj që ia kemi dalë të bëjëm hetime të plota të bazuara në prova dhe në ligj.

Një prokuror në momentin që ngre akuzë dhe më tej vendos ti drejtohet gjykatës me një kërkesë për gjykim të çështjes, vlerëson se janë provat e mjaftueshme për të marrë një vendim fajësie. Ne duhet të presim vendime e gjykatat, ata janë që do thonë fjalën e fundit.

Pyetje: Të premten e datës 31 tetor Belinda Balluku u paraqit në ambientet e SPAK dhe iu komunikua statusi pabarazi në tendera, një dosje e cila ka pasur polemika dhe është shoqëruar vazhdimisht me diskutimin e opinionit publik. Pse u vonuat kaq gjatë për të bërë transparencë?

Altin Dumani: Sa i takon informimit të publikut lidhur me çështje që janë në hetim ne jemi shumë të kujdesshëm, pasi qëllimi kryesor është të ruajmë integritetin e hetimit, të mos e dëmtojmë hetimin. Dhe nga ana tjetër ne duhet të konsiderojmë edhe të drejtat e subjektit të akuzuar në proces. Dhe siç e thatë edhe ju, njoftimi u bë ditën që u paraqit në SPAK subjekti në fjalë dhe iu komunikua akuza. Njoftimet e mëparshme nuk mund të bëheshin edhe nga pikëpamja proceduriale. Duhet fillimisht të marrë në dijeni e pandehura për faktet penale që i atribuohen dhe pastaj SPAK reagoi me njoftimin zyrtar të publikuar në faqen tonë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • SPAK says:
    November 6, 2025 at 12:48 am

    Nuk jam habitur me sjelljen feminore te Altin Dibran Dumanit! Njeri me emocione te forte si ai nuk mund te jete prokuror e aq me pak i SPAK! Si ka mundesi qe ate e kapin tedridhura dhe nuk kontrollon veten! Amon o Dibrane popull i kulturuar dhe patriot si ka mundesi qe keni nxjerre njerez te tille! Ai te arreston per asgje vtem se ka ndermend te beje emer dhe dridhet! SPAK eshte shndruar me keq se sigurimi i shtetit, saliu ka te vetmen te drejte! Marrja e telefonit eshte bere krim me vete! Sa te sigurte jane telefonat tane! Zot ruaje Shqiperine nga tipa te tille!

    Reply
  • demo says:
    November 6, 2025 at 2:43 am

    Altin Dumani,Ti je shpetimtar i ketij vendi! Ne radhe te pare je njeri.Vetem njeriu i ndershem,qe i skuqet faqja ka emocione te forta.Vendimet e SPAK kane te bejne me jete njerezish,prandaj Altin Dumani eshte kaq i kujdesshem,te mos lendoje asnje padrejtesisht.Kjo nuk do te thote se eshte frikacak.SPAK nuk tutet para sugjestionit frikesues te Pushtetit.Edhe thirrja Edi Rames per ta kthyer Veliun ne Bashki nuk e trondit SPAK.Faktet e mbledhur nga Prokuroria nuk jane fllucka sapuni qe avullojne.Veliu do lirohet nga Burgu kur te vendosin prokuroret Olsi Dado,Altin Dumani,qe arkat me euro prerje 500 te mykura,jane te rroges dhe jo te rrushfeteve.
    Kurse demon e kane tmerruar kazanat e supes dhe garuzhda Veliut,.Shumica e quajne nje fixasion te kote te demos,por nuk eshte ashtu.Ky detaj tregon poshtersine e ketij njeriu.Eshte nje fragment mozaiku ne karrieren e kryebashkiakut,qe tregon cfare poshtersish mund te sajoje ky per te PESHKUAR TURMAT.Ashtu si peshkatari hedh ushqim ne uje per te zene peshqit.Kriminelet me te zinj te botes e kane bere kete marifet.Ushtria sovjetike pasi pushtoi Berlinin kreu krime te perbindshme kunder grave dhe vajzave gjermane,por amaaa,por amaaaa,instaloi kazanat e swupes ne mes te Berlinit.
    Duce Musolini si nje djall i vertet futi neper shkolla menxat e kazanat e supes(ata femije qe do ti dergonte te masakroheshin 10 vjet me vone ne malet e Shqiprise dhe ne Stepat e ngrira te Rusise).Pikerisht ky eshte edhe pishmanlleku me i madh i Veliut,qe nuk arriti te fuse kazanat e supes neper shkolla(per nje vakt te ngrohte)
    Al Capone ngriti menxat e supes ne Cikago ne kohen e depresionit,per te lare krimet dhe grabitjet dhe do te ishte zgjedhur kryebashkiak po te mos e kapte per zverrku prokurori Hoower dhe ta plaste ne Al Katraz.
    Neroni ngriti furrat e bukes per turmat e plebes se Romes,qe te defreheshin neper Cirqe dhe amfiteatro dhe te mos rebeloheshin kunder krimeve dhe cvatjeve te Neronit PANEM ET CIRCENSES.
    Ja bpse duhet ta gatuaje kazanin e supes ne burg Veliu,nje maskara hajdut dhe demagog njemije here me i nposhter se Edi Rama me Baluken bashke.

    Reply
    • Aldrinp says:
      November 6, 2025 at 3:20 pm

      More, u dridhka se qenka i sinqerte..
      Dridhet se ka frike, o demo
      ku do i dali fundi, Dumani, heroi, nuk e di
      Pret ca do i thote Rama per skenarin e ri
      Ne fund thote, si do shpetoje koken e tij

      Reply
  • Skypion says:
    November 6, 2025 at 6:20 am

    Terheqja e veshit, qe DOS i ka bere Dumanit, kur e thirren me urgjence ne USA, paskesh bere efekt. Paskesh bere nje efekt te jashtezakonshem. Urojme qe SKAP te vazhdoje me kete ritem, qe te mos ta quajme me SKAP, sic ka qene deri me tani, por SPAK.
    Por, qe te behet me te vertete i tille, duhet ta dije, se keshtu duhet vepruar edhe me “palloshin e gjate”, apo me ” k.urven”.

    Reply
  • Pjeter says:
    November 6, 2025 at 7:39 am

    Demagogu Duman apo frikacku qe dhjet gjak nga vrasesi Berisha!?

    Reply
  • edi says:
    November 6, 2025 at 8:17 am

    E more Pjeter, je me te vertete nje bir i denje i Partise ! Si ka mundesi qe ti me nje lehtesi te tille e gjete qe ai plaku i çmendur dhe tuaf ,Berisha; qe megjithese ka gati 13 vjet e drejtoka akoma kete shtet ! Mos valle je gje kapterr Temja ti, sepse ai thote gjithmone se drejtesia drejtohet nga Berisha!

    Reply
  • Deri tani jeni selektiv! says:
    November 6, 2025 at 10:34 am

    Sipas jush z. Dumani që thoni se nuk dënoni në mënyrë selektive del që korrupsioni qënka vetëm në PS dhe jo në PD, sepse deri tani keni dënuar vetëm majtas! Ndiqni paranë, thotë një shprehje. Shikoni mirë, më të pasurit janë PD-istët dhe në vitin 1990 u fillua nga zero për të gjithë. Berishën sapo e “ledhatuat” dhe i dhatë material politik për të krijuar idenë se vetëm ata të PS-së janë të korruptuar! Përkëtë arsye, nuk ka nevojë të na mbushni mëndjen se nuk veproni në mënyrë selektive!

    Reply
  • demo says:
    November 6, 2025 at 3:03 pm

    Altin Dumani meriton nje mandat tjeter ne krye te SPAK

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë

Komentet e Fundit

  1. Ziu on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  2. K R on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  3. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  4. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  5. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?