Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kreu i Wagner-it: Po zhvillohet kundërofensiva e Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kreu i Wagner-it: Po zhvillohet kundërofensiva e Ukrainës
AktualitetBote

Kreu i Wagner-it: Po zhvillohet kundërofensiva e Ukrainës

Published: May 11, 2023
Shpërndaje

Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka deklaruar se kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës kundër pushtimit rus është duke u zhvilluar. Prigozhin pretendon se forcat e armatosura ukrainase planifikojnë të lëvizin më tej në veri dhe në jug, nëse marrin kontrollin në Bakhmut, një qytet në rajonin lindor të Donetskut, i cili ka qenë epiqendër e luftimeve të rënda për muaj të tërë.

Prigozhin publikoi audio-deklaratën e tij në Telegram, më 11 maj, menjëherë pasi BBC-ja transmetoi një intervistë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në të cilën ai tha se forcave të tij të armatosura u duhet më shumë kohë për t’u përgatitur për një kundërsulm.

Prigozhin e akuzoi Zelenskyn për “mashtrim” dhe tha se kundërofensiva është në “zhvillim të plotë”. Ai tha se, në zonën e Bakhmutit, forcat e armatosura të Ukrainës “po godasin krahët tanë dhe për fat të keq, në disa vende po arrijnë sukses”.

- Publicitet -

Ai tha se nëse njësitë ukrainase marrin Bakhmutin, ato do të vazhdojnë të sulmojnë pjesët e pushtuara nga Rusia të rajonit të Zaporozhyes në Ukrainë dhe rajonet ruse Bryansk dhe Belgorod, të cilat kufizohen me Ukrainën.

“Për këtë arsyeja nisi ofensiva e Ukrainës. Të gjitha [njësitë ukrainase] që kanë kaluar trajnime dhe kanë marrë të gjitha armët, pajisjet, tanket dhe gjithçka tjetër të nevojshme, janë plotësisht të përfshira në veprimet ushtarake”, tha Prigozhin. Ai përsëri kritikoi Ministrinë ruse të Mbrojtjes për, siç tha ai, hezitimin për t’u siguruar trupave të Wagner-it municionin e nevojshëm.

“Wagner vazhdon të kryejë misione ushtarake me mungesa të tmerrshme predhash, në nevojë për municion, sepse të gjitha premtimet e Ministrisë së Mbrojtjes nuk janë realizuar”, theksoi Prigozhin, duke shtuar se më vonë do të sqarojë sesi ushtarët e tij arrijnë të luftojnë pa municion.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dhe ajo e Federatës Ruse ende nuk e kanë konfirmuar apo mohuar komentin e Prigozhinit. Sipas vlerësimeve në Perëndim, Rusia ka pësuar rreth 200.000 viktima gjatë luftës 14-mujore, si dhe vazhdon të ketë dhjetëra të tjera në baza ditore në Bakhmut, të cilin forcat ruse janë përpjekur ta marrin që nga vera e kaluar.

m,b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  • Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës
  • Pushteti që ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  • “Prit, të shoh lajmet”, detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Nertil Buzit
  • Irani dhe SHBA ndërpresin luftimet, çmimet e naftës shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Komentet e Fundit

  1. IMER BAZE on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  2. Parku Rinia on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. Vl on Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni
  4. Qytetar i zakonshem on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. Parku Rinia on 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?