Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Krijojmë një… për t’i mbyllur gojën ambasadës amerikane”: Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, detaje të rënda për trafik armësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Krijojmë një… për t’i mbyllur gojën ambasadës amerikane”: Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, detaje të rënda për trafik armësh
KronikeLajmi i fundit

“Krijojmë një… për t’i mbyllur gojën ambasadës amerikane”: Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, detaje të rënda për trafik armësh

Published: September 7, 2026
Shpërndaje

Detaje të rënda dalin nga audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj gjatë intervistës së tij. Një prej materialeve të nxjerra lidhet me trafikun ndërkombëtar të armëve, ku Shqipëria përmendet si vendi ku armët paketohen përpara se të marrin rrugën më tej.

Duke zbardhur përmbajtjen e këtij përgjimi, Ahmetaj tha se bëhet fjalë për armë që vijnë nga vende të Afrikës.

“Është vetëshpjeguese. Jemi duke folur për trafik ndërkombëtar armësh. Dhe jo në kuadër të marrëveshjes, në sytë e NATO-s, që ka Shqipëria me Ukrainën. Jo. Jemi duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës, që do paketohen në Shqipëri, ose që paketohen në Shqipëri, dhe që pastaj marrin rrugën… Jemi duke folur për trafik të pastër armësh…

Episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni i thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t’i mbyllim gojën ambasadës amerikane”.

Ky ustai që do grabiste Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë.

I ka dhënë këtij 2.1 milionë metra katrorë tokë pronë e shtetit nëpërmjet ligjit të investimeve strategjike. Ligji i investimeve strategjike duhet të abrogohet dje. Kjo gjë vjen nga pseudo-antikorrupsionistët brenda grupit…”

Duke folur për trafik armësh nga vendet e Afrikës “që paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugën” Ahmetaj përmendi dhe deklaratën e ministrit aktual të Mbrojtjes: ‘Ne tashmë po prodhojmë armë dhe ato po përdoren në vende konflikti’.

- Publicitet -

“Kemi shoqërinë Advanced Arms Technology, e cila prodhon armë. Pra, Roni, i borxhit, i KAYOs, i TEC-it të Vlorës, i rezervës së naftës, do të bëjë trafik armësh.

Ermal Raketa ka detyrim t’u tregojë shqiptarëve çfarë armësh? Kush i prodhon? Nga kanë ardhur? Zoti Raketa thotë që përdoren në zona konflikti aktuale. Kjo është gafë penale, nxjerr sekretin dhe tregon trafikun e armëve të fshehur pas koncesioneve kriminale.

Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve. Dhe po ta dëgjosh, prapë i referohet tenderave. Ky… Roni, gjithmonë flet për pa tendera, sepse kreu i organizatës ja kalon paratë, do t’i shohim më pas, dhe paradhënie, pa tender. Prandaj e ka bërë këtë strukturë kriminale. Që praktikisht nesër t’i ketë në dorë këto kompani private dhe nesër një qeveri që do vijë, e dalë nga vullneti i popullit që do dalë shumë e fuqishme, të mos ketë mundësi të qeverisë Shqipërinë se ky do ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe do t’ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që do vijë nesër.

Çdo qeveri që do vijë nesër! Çdo qeveri që do vijë nesër do duhet të merret pikësëpari me arteriet financiare të kreut të organizatës. Se ndryshe kanceri në trupin e Shqipërisë nuk shërohet. Do t’ia bëjë të vështirë jetën shqiptarëve dhe çdo qeverie, nëse do t’i lihen gjaku i buxhetit të shtetit dhe i pasurive të shqiptarëve, ta përdori ky për të bërë të vështirë çdo lloj jete të çdo lloj qeverie, të kujtdo qoftë nesër.

Edhe të brinjës së vet po deshe të kësaj qeverie, prapë do t’ia bëjë të vështirë. Jemi duke folur për trafik armësh, ku një palë flet për tendera, Ukraina siç thonë nuk i bëjnë dot gjërat pa tendera, se jemi në sytë e Natos. Vendi i Natos i bën pa tendera se është vendi ku kreu i organizatës po shet çdo gjë.

Po shet çdo gjë! Ia bëra sfidë miqësore qytetarëve, me gjet në një pikë në hartë që s’e ka dhënë… Kudo. Në hartën e Shqipërisë. Pra vazhdojmë, jemi duke folur për trafik amësh, madje madje, një ngacmim të vogël gazetarëve investigativë jua bëj. Shiheni një çikë këtë rastin ku në Itali është kapur një furgon me raketa lufte. Sigurisht. Shiheni një çikë. Se mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante. Shumë interesante, të trafikut të armëve. Shiheni një çikë, nuk është pa gjë. Unë deri këtu e lë gjënë. Këtë mundësi kam, këtë informacion kam, këtë informacion e ndaj me shqiptarët. Ky informacion ja vlen të ndahet.

Pra shikojeni, se mund të ketë lidhje. Janë disa raketa që janë kapur nga autoritetet italiane në jug të Italisë që vinin nga Greqia, për të prodhuar në Shqipëri…”

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  • Ahmetaj publikon emrin dhe pjesë nga një audiopërgjim i rëndë: Koncepti KAYO, skema e tjetërsimit masiv të pasurisë publike
  • “Krijojmë një… për t’i mbyllur gojën ambasadës amerikane”: Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, detaje të rënda për trafik armësh
  • Ahmetaj: Audiopërgjimi i janarit 2026 zgjat tre orë, kush është “Gysi ndërkombëtar” i Ramës
  • Shkëlqen në Kroaci, Erind Cara merr medaljen e argjendtë

Komentet e Fundit

  1. Blerti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Papagalos on Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  5. Kaydence Hahn on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?