Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krimet e pazbardhura, publikohet video e atentatit ndaj Taulant Pepajt në Shkodër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Krimet e pazbardhura, publikohet video e atentatit ndaj Taulant Pepajt në Shkodër
KronikeKryesore

Krimet e pazbardhura, publikohet video e atentatit ndaj Taulant Pepajt në Shkodër

Published: August 7, 2023
Shpërndaje

Bisedat mes grupeve kriminale në Shkodër pritet të çojnë prokurorinë dhe në zbardhjen e atentateve të vjetra kriminale dhe lidhjet mes tyre.

Njëra është tentativa e vrasjes së Taulant Pepajt në shkurtin e vitit 2021 në lagjen Skënderbeg të Shkodrës. Në video duket që marrin pjesë tre persona dhe që qëllojnë në drejtim të automjetit të Pepajt edhe ky një person i skeduar nga policia e Shkodrës për plagosje.

Fillimisht sipas policisë është Elio Hato një nga personazhet e përfolur të botës së krimit bisedat e të cilit dolën dhe në operacionin e fundit të Prokurorisë së Posaçme.

- Publicitet -

Në pamje shihet se si Hato i afrohet automjetit të Taulant Pepës dhe tenton t’i hapë derën e shoferit me pistoletë në dorë por pa mundur, pasi makina është në lëvizje. Pas tij vjen dhe Sehar Xhenje e pasi makina e Pepës largohet të dy qëllojnë në drejtim të saj.

Por gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Shkodrës, nuk ngriti akuzë për dy të dyshuarit e policisë Eljo Hato dhe Sehar Xhenje pasi sipas akuzës ata nuk ishin të përfshirë në këtë sulm. Gjykata e Shkodrës shpalli fajtor vetëm Shkëlzen Xhenjen për “Mbajtje pa leje të armëve” i cili u dënua vetëm 3 vite e 8 muaj burgim.

Shkëlzen Xhenja dallohet në fund të videos ku qëllon serish në drejtim të makinës tip golf të Pepajt e më pas largohet me një automjet tip Benz. Dyshimet e policisë në atë kohë ishin se automjeti tip Benz drejtohej nga grupi mafioz Bajri.

Nuk do të kalonte shumë dhe pas disa muajsh në shtator njëri prej kushërinjve të Shkëlzenit dhe Seharit, Erjon Xhenje, vetëm 19 vjeç, do të ekzekutohej teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’.

Atentati i tipit mafioz, ndonëse u zbardh sipas policisë, asnjë prej te dyshuarve nuk u arrestua por më shumë shtoi tymnajën mes krimeve të pazbardhura në qytetin e Shkodrës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Jo më mure ndarës, as në Ballkan dhe as në Tiranë!
  • Putin kërcënon se Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj vendeve të BE, nëse sekuestrojnë anijet ruse
  • Grabitja e 700 mln lekëve të postës së Durrësit, Apeli lë në burg ish-drejtoreshën
  • Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  • VIDEO: Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së lag me ujë Donika Gërvallën

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  2. 1thundrak on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  3. Durrësi on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  4. Pensionisti i Porcelanit on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  5. Liria on Dronë në horizont?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?