Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kriteret dhe kuotat, nis gara për studimet e “Doktoraturës” në Ekonomik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kriteret dhe kuotat, nis gara për studimet e “Doktoraturës” në Ekonomik
AktualitetShoqëri

Kriteret dhe kuotat, nis gara për studimet e “Doktoraturës” në Ekonomik

Published: November 26, 2022
Shpërndaje

Nis konkurrimi për studimet e ciklit të tretë të “Doktoraturës” edhe në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës për pranimet e reja të vitit akademik 2022-2023. Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara sipas ligjit për arsimin e lartë, si dhe udhëzimeve për këtë cikël studimesh, tashmë mund të aplikojnë sipas afateve të vendosura, për të vijuar studimet e “Doktoratës” në këtë strukturë publike të arsimit të lartë. Aplikimi ka nisur gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që pranimi i kërkesave do të vijojë deri në datën 16 dhjetor. Autoritetet e këtij fakulteti kanë detajuar kriteret që duhet të përmbushin kandidatë për të aplikuar për studimet e ciklit të tretë në fushat ekonomike, kuotat e pranimeve për secilën fushë ku mund të konkurrohet, si dhe dosjen e dokumenteve që duhet të dorëzoni gjatë fazës së aplikimeve.

“Kërkesa e studentit kandidat për të ndjekur programin e studimit të ciklit të tretë në përputhje me fushat e shpallura nga njësia bazë ku aplikon, duhet të përfshihet në dosjen personale së bashku me dokumentet e tjera të përcaktuara. Dorëzimi i dosjes së aplikimit me dokumentacionin e duhur mund të bëhet pranë degës së Kualifikimit Shkencor në këtë fakultet. Aplikimet do të mund të pranohen çdo ditë pune, në orarin 10.00-14.00, ndërsa afati i aplikimit zgjat një muaj, duke vijuar deri në datën 16 dhjetor. Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentacionin e përcaktuar sipas listës së detajuar bashkëngjitur shkrimit”, bëjnë me dije zyrtarët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Sipas tyre çdo kandidat që do të marrë pjesë në garë duhet të dijë që dokumentacioni i dorëzuar për aplikim, pas përfundimit të procesit, qëndron pranë këtij institucioni të arsimit të lartë publik, si në rastin kur kandidati shpallet fitues, po ashtu edhe në rastin kur nuk është fitues. Për të shmangur përjashtimin nga gara për kuotat e reja të pranimeve të këtij viti, duhet të bëni kujdes që në dosjen e aplikimit të mos ketë mungesë të dokumentacionit të kërkuar.

Pesë janë fushat për të cilat do të mund të garohet për studimet e këtij cikli në Fakultetin Ekonomik. Pas vlerësimit të kapaciteteve, autoritetet e Fakultetit të Ekonomisë bëjnë me dije se studimet e “Doktoraturës” do të zhvillohen në pesë fusha ekonomike që janë: fusha “Ekonomiks”, në të cilën do të pranohen 13 kandidatë, në fushën “Financë” ku do të mund të shpallen fitues vetëm dy kandidatë, në fushën e “Menaxhimit” ku do të pranohen 6 kandidatë, në fushën e “Marketingut” ku do të pranohen vetëm 3 kandidatë, si dhe fushën e “Statistikës dhe matematikës së aplikuar në Ekonomi” ku do të mund të përzgjidhen si fitues 5 kandidatë. Në total janë vetëm 28 kuota studimi të përcaktuara për vijimin e programit të “Doktoraturës” për këtë vit akademik, çka do të thotë se gara do të jetë e fortë për shkak të kuotave të kufizuara dhe numrit të lartë të kërkesave që paraqiten për këtë cikël studimesh.

- Publicitet -

Studimet e doktoratës ofrohen me prioritet për ata persona që e kanë detyrim ligjor kualifikimin e tyre në nivelin e tretë të studimeve, për shkak të punësimit si personel akademik në strukturat publike të arsimit të lartë. Ndërkohë që përzgjedhja do të përcaktohet sipas tre prioriteteve. Së pari prioritet në përzgjedhje do të kenë të gjithë kandidatët që janë personel akademik i punësuar me kohë të plotë në Fakultetin e Ekonomisë të Universiteti i Tiranës, si dhe ata të fakulteteve të tjera të ekonomisë, qofshin këto publike apo private. Prioriteti i dytë në përzgjedhje do të jenë stafi akademik me kohë të pjesshme i Fakultetit të Ekonomisë po të Universitetit të Tiranës kur janë të punësuar me kohë të plotë në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar. Nëse do të ketë sërish kuota të paplotësuara do të mund të përfshihen edhe punonjës të institucioneve dhe organizatave publike dhe jo publike, që përfshihen në kërkim bazë ose të zbatuar, aktiviteti i të cilave lidhet me fushat e kërkimit të njësive bazë të Fakultetit të Ekonomisë në përzgjedhjen për të ndjekur studimet e ciklit të tretë.

Po ashtu janë përcaktuar edhe disa kritere specifike sipas llojit të fushës në të cilën do të aplikohet. Nëse do aplikohet në programin e studimit në fushën “Financë” duhet të mbahen parasysh edhe këto kritere specifike: kandidati duhet të këtë përfunduar ciklin e parë në fushën e financës, ose të ngjashme me të, dhe ciklin e dytë, apo të ketë diplomën e integruar e nivelit të dytë, apo diplomë sipas sistemit të vjetër 4 vjeçar, po në fushën e financës. Aplikuesi duhet që gjithashtu të  zotërojë një titull tjetër studimi i fituar në Institucione të huaja të arsimit të lartë (pasi të jetë njohur nga institucionet shqiptare përkatëse), ciklin e parë në fushën e financës ose të ngjashme me të, dhe ciklin e dytë në fushat e financës.

Kur aplikohet në programin e studimit në fushën“Manaxhim” duhet të mbahen parasysh edhe këto kritere specifike: të keni përfunduar studimet për manaxhim, ose në fusha të ngjashme me të, në të paktën një prej cikleve të mëparshme të studimeve, “Bachelor” ose “Master i shkencave”. Kur aplikohet në programin e studimit për fushën “Statistikë dhe Matematikë e Aplikuar në Ekonomi” kandidati duhet të këtë përfunduar studimet për Informatikë ekonomike, ose në degë të tjera të ekonomisë, të statistikës, matematikës ose degë të ngjashme me to, në institucione të arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, në të paktën një prej cikleve të mëparshëm të studimeve të ciklit të parë, ose të dytë Master shkencor. Preferohet të ketë marrë njërën nga diplomat në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës. Në vijim të shkrimit do të gjeni të plota edhe kriteret e përgjithshme që çdo kandidat duhet të plotësojë për të qenë pjesë e garës së konkurrimit për kuotat e reja të pranimeve që do të realizohen gjatë këtij viti akademik për këtë cikël studimesh.

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati për t’u përfshirë në programin e doktoratës:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Ekonomi në të paktën njërin nga nivelet e mëparshme të studimeve.
  • Të zotërojë një diplomë të nivelit të dytë, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit 4-vjeçar, apo nga një program studimi të barasvlershëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente.
  • Të ketë rezultate të larta në secilin nga studimet e ciklit të parë dhe të dytë.
  • Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, ndryshuar me Udhëzimin nr. 20, datë 22.09.2017.
  • Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij, apo të mos jetë gjetur në shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike në programin e studimeve.

Dosja e duhet që të përfshijë:

  • Kërkesën e kandidatit për nënfushën ku do të studiojë.
  • Jetëshkrimi
  • Kopjen e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të studimeve sipas përcaktimeve në rubrikën A.
  • Certifikatë personale dhe fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës.
  • Dëshmi e gjuhës së huaj (kopje e noterizuar) sipas nivelit të përcaktuar për këtë cikël studimesh.
  • Deklaratën vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës.
  • Vërtetim nga qendra e punës që vërteton se kandidati ka angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
  • Mandat pagese për tarifën e aplikimit prej 5 000 lekësh.
  • Vetëdeklarim të aplikantit se do të zbatojë standardet shkencore dhe etike të kërkimit shkencor e publikimit.
  • Dëshmi dhe vërtetime në lidhje me kualifikime, trajnime, provime pasuniversitare ose artikuj shkencorë që mund të ketë kryer, apo pjesëmarrje në konferenca shkencore, programe shkëmbimi si “Erasmus+”, apo projekte kombëtare apo ndërkombëtare. Certifikata për njohjen e programeve për përpunimin e të dhënave sasiore (Excel të avancuar, Sata, Eviews, SPSS, etj).
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  • Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë, projekti do realizohet

Komentet e Fundit

  1. . on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?