Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Më rrëzoi krimi i organizuar”! Kryeministër për 115 ditë, Parlamenti shkarkon pas mesnate Dritan Abazoviçin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Më rrëzoi krimi i organizuar”! Kryeministër për 115 ditë, Parlamenti shkarkon pas mesnate Dritan Abazoviçin
BoteKryesore

“Më rrëzoi krimi i organizuar”! Kryeministër për 115 ditë, Parlamenti shkarkon pas mesnate Dritan Abazoviçin

Published: August 20, 2022
Shpërndaje

 

Kuvendi i Malit të Zi votoi mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit. Qeveria e tij u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Abazoviç tha se e pranonte humbjen po menjëherë fajësoi lidhjet me krimin e organizuar për rënien e qeverisë së tij.

“Përgëzoj koalicionin e ri të (Alekse) Beçiqit dhe Gjukanoviqit, jemi gati të pranojmë humbjen. Më vjen keq që krimi i organizuar në Mal të Zi vazhdon të përdorë tentakulat e tij për të rregulluar marrëdhëniet politike”, tha zoti Abazoviç.

Ai shtoi se nëse formohet qeveria e re para zgjedhjeve, ai nuk do të marrë pjesë në to.

Abazoviç kryeministër për 115 ditë

Qeveria e Dritan Abazoviqit është zgjedhur më 28 prill të këtij viti me votat e DPS-së, URA-s, SDP-së, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive të popujve pakicë.

Dritan Abazoviç ishte kryeministri i parë i Malit të Zi, i cili i përket një komuniteti kombëtar pakicë. Ai e gjeti veten në krye të ekzekutivit pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur përfundoi qeverisja tridhjetëvjeçare e Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviq.

Në atë kohë, Lëvizja Civile URA e Abazoviqit ishte “pika e kthesës” për formimin e një qeverie të re në Mal të Zi.

Në qeverinë e mëparshme të Zdravko Krivokapiqit, ai ishte zv.kryeministër. Pas inicimit të rrëzimit të Qeverisë së Krivokapiqit në shkurt të këtij viti, Abazoviç u bë kryeministër i ri me ndihmën e Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit në fund të prillit.

Rënia e Qeverisë hap mundësinë e formimit të një Qeverie të re, të tretë, bazuar në rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të gushtit 2020.

Në periudhën në vijim partitë politike do të fillojnë negociatat për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi.

Nëse një grup i caktuar politik mbledh 41 nënshkrimet e deputetëve, ata do të mund t’i paraqesin kërkesë presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për t’i dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së tretë.

a.d. / dita

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Toni says:
    August 20, 2022 at 6:55 am

    Mali i zi tregoi se si duhet vepruar mepersona qe jane anti shtet dhe punojne per boten serbe.Radhen e ka Shqiperia?

    Reply
  • Pa doreza says:
    August 20, 2022 at 7:28 am

    Heqsh kemben zvarre edhe per kete te Tiranes.

    Reply
  • Tironci says:
    August 20, 2022 at 7:58 am

    Saliun e kemi gati vazhdoni aksionet.

    Reply
  • PO , PO says:
    August 20, 2022 at 8:13 am

    Joooo , te rrezoi idjotesia jote me kishen ortodokse serbe , si agjent i sherbimeve te tyre sekrete .

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    August 20, 2022 at 10:04 am

    Kakareqi i Malit te Zi ,nga melogomanija ,harroi se 7 perqnd te votave kishte si parti.Shume i shkuan115 dite.

    Reply
  • demo says:
    August 20, 2022 at 11:18 am

    Ta rrezoi mendje edvinit,,u bere me serb se serbet e Malit te Zi.Kshtu eshte kur merr mendjen e Tradhtarit te vendit te vet. Kujt ja ben Fakt te kryer Marreveshjen me kishen serbe ti,pa pyetur popullin,pa puetur Presidentin,?,Kujt ja ben Fakt te kryer Open Ballkanin,pa miratim te parlamentit.?.Keto tradhtira mund t`i beje fakt te kryer vetem Edvini ne Shqiperi.Ju bashkove edvinit dhe Vucicit dhe ha ha ha me popullin budalla..Po malazezet s`jane budallenj si shqiptaret..I thane ketij karagjozit:-Ju shqiptaret nuk doni vendin tuaj,do qeverisni Malin e Zi! O Dritan Toptani!

    Reply
  • X says:
    August 20, 2022 at 12:50 pm

    Nuk kishin arritur te gjenin ndonje me bardhosh sesa ky jevg shqipfoles apo e kishin zgjedhur apostafat per t’i treguar botes se keta jane shqiptaret me fizionomi turku dhe tani qe e kreu misionin e hoqen.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 20, 2022 at 5:47 pm

    Abazovici u genjye nga Edi Rama, por me teper nga Vucici i Serbise per krijimin e celulave serbe “Zajednicat’ ne Mal te Zi permes Kishes Serbe si nje Kollone e Peste e Rusise Bolshevike ne kete vend ish komunist te Jugosllavise Federative, Ballkani i Hapur ishte vetem nje kamuflim propagande per arritjen e qellimit final, po te shikosh investimet ruse ne Mal te Zi bindesh fare kollaj per interesin e Putinit per kete vend dhe po te kujtosh veprimet e Hashim Thacit me “Zajednicat” serbe ne Kosove bashke me Edi Ramen ne mareveshje per te ndare Kosoven si byreku ne tepsi me Vucicin ne terrin e nates vetem per te shpetuar Hashimin nga Haga, nuk te mbetet dyshimi qe:

    ABAZOVICI KA QENE I KORRUPTUAR NGA VUCICI DHE SERBIA KUNDER INTERESIT SHQYPTAR NE RAJON

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?