Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministri grek: Gati t’i shtrijmë dorën e miqësisë Turqisë, të ulim tensionet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kryeministri grek: Gati t’i shtrijmë dorën e miqësisë Turqisë, të ulim tensionet
AktualitetBote

Kryeministri grek: Gati t’i shtrijmë dorën e miqësisë Turqisë, të ulim tensionet

Published: October 28, 2022
Shpërndaje

Greqia është gati t’i shtrijë dorën e miqësisë fqinjes dhe rivales së saj në rajon, Turqisë, tha kryeministri grek të enjten, edhe pse akuzoi presidentin turk se po nxit ndjenjat anti-greke në vendin e tij.

Tensionet janë përshkallëzuar mes dy aleatëve të NATO-s, që ndahen për një seri çështjesh dhe që kanë qenë në prag të luftës tre herë në 50 vitet e fundit.

“Dëshiroj që edhe pse me vonesë, fqinjët tanë të zgjedhin rrugën e uljes së tensioneve, ligjit, bashkëjetesës në paqe, pa shpërthime retorikash dhe me veprime konstruktive”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Athinë.

- Publicitet -

“Nga ana ime, ata do të kenë gatishmërinë për të shtrirë dorën e miqësisë. Nuk kemi më kohë për arsye të panevojshme që nxisin tension”, tha zoti Mitsotakis, duke shtuar se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen ne mënyrë paqësore. “Kjo është ajo që do populli ynë, që duan njerëzit në Greqi, që duan njerëzit në Turqi, kjo është ajo që do e gjithë Europa”.

Mosmarrëveshjet midis Greqisë dhe Turqisë përfshijnë kufijtë detarë në Egje dhe Mesdheun lindor që prekin të drejtat e kërkimit për naftë e gaz. Turqia ka sulmuar gjithashtu Greqinë për prezencë ushtarake në ishujt lindorë grekë, që sipas saj është në shkelje të traktateve ndërkombëtare. Greqia kundërshton duke u shprehur se kërcënohet drejtpërdrejtë nga Turqia, e cila ka një prani të konsiderueshme ushtarake në bregdetin turk përballë ishujve dhe ka reaguar me tmerr ndaj deklaratave të zyrtarëve turq që kanë lënë të kuptohet se sovraniteti i disa ishujve të banuar grekë mund të kontestohet.

“Vendet partnere në NATO nuk mund të vënë në pikëpyetje sovranitetin e njërit apo tjetrit shtet”, tha Scholz në konferencën e përbashkët me Mitsotakis pas takimit. “Të gjitha çështjet duhet të zgjidhen mbi bazën e dialogut dhe ligjit ndërkombëtar. Ne jemi shumë dakord për këtë”.

Mitsotakis tha se “ishte për të ardhur vërtet keq që Presidenti Recep Tayyip Erdogan po ndjek një udhë pa krye duke helmuar popullin e tij me gënjeshtra kundër Greqisë. Sepse fqinjët dhe aleatët tanë e dinë se ishujt greke nuk janë kërcënim për askënd”. Kancelari gjerman tha se ishte “në interes të të gjithë fqinjëve” shfrytëzimi i të gjithë potencialit ekonomik të Mesdheut. “Gjatë bisedimeve mu krijua përshtypja se Greqia është shumë e gatshme ta bëjë këtë. Ne mundemi dhe duhet ta besojmë këtë”. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    October 28, 2022 at 9:52 am

    Hiqni dore nga zgjerimi i hapesires detare per ishujt dhe Mikroishujt me 12 m,ilje detare ,se keshtu ju bllokoni kontinentit Daljen ne det. Hiqni dore nga ishujt dhe mikrishujt e pushtuar ne pamarreveshje me Turqine,Shqiprine,qe ne 1923 ndodheshin ne Ujra Nderkombetare,
    Te behet rindarja e ishujve dhe mikroishujve te pabanuar ne 1923(para traktatit te Lozanes),qe u pushtuan nga Greqia,pa qene kurre banuar nga greke.
    Te mos njihet Ndarja e hapesires Detare duke nisur nga ishujt,por nga Kontinenti(duke avantazhuar Greqine),qe keshtu behet pronare e Detit Mesdhe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Komentet e Fundit

  1. hila on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Lil Toronto on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  4. Tur Shehu me shok shume! on K.E – BELA MAFIA
  5. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?