Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministri i Japonisë njofton dorëheqjen pas pakënaqësive nga qytetarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kryeministri i Japonisë njofton dorëheqjen pas pakënaqësive nga qytetarët
AktualitetBote

Kryeministri i Japonisë njofton dorëheqjen pas pakënaqësive nga qytetarët

Published: August 14, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka thënë se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm, pas pakënaqësive nga qytetarët në lidhje me skandalet politike dhe rritjen e kostos së jetesës.

“Politika nuk mund të funksionojë pa besimin e publikut. E mora këtë vendim të vështirë duke menduar për publikun, me vullnet të fuqishëm për të shtyrë për reforma politike në të ardhmen”, tha Kishida në një konferencë për media, ku njoftoi vendimin për të mos garuar për t’u rizgjedhur në krye të Partisë Liberale Demokratike (LDP).

LDP-ja do të mbajë zgjedhje për lider të ri në shtator.

- Publicitet -

Vlerësimi publik për Kishidan filloi të bjerë furishëm pak pasi ai e mori detyrën më 2021, pasi u zbuluan lidhjet e LDP-së me Kishën kontroverse të Unifikimit. Popullariteti i tij mori një goditje tjetër kur u zbulua se ishin bërë donacione politike të paregjistruara në ngjarjet e LDP-së për grumbullim fondesh.

Ai u përballë gjithashtu me pakënaqësi nga populli, pasi dështoi t’i rrisë pagat në një kohë kur kostoja e jetesës u rrit.

“Kryeministri nga LDP-ja nuk mund të garojë për president të partisë, nëse nuk e ka të sigurt fitoren. Është sikurse kampioni i madh i sumos. Nuk mund të fitosh dosido, duhet të fitosh me elegancë”, tha Koichi Nakano, profesor i shkencave politike në Universitetin Sophia.

Kushdo që e pason Kishidan si lider të LDP-së duhet ta rikthejë besimin e publikut në parti dhe ta luftojë rritjen e kostos së jetesës dhe tensionet e përshkallëzuara gjeopolitike me Kinën.

Kishida vjen nga një familje politikanësh – babai dhe gjyshi i tij kanë qenë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë.

Ai u bë anëtarë i Dhomës për herë të parë në vitin 1993. Më pas, ai u bë ministri i Jashtëm më jetëgjatë i Japonisë, kur e mbajti postin nga viti 2012 deri në vitin 2017.

Ai u bë kryeministër në tetor 2021, duke e pasuar Yoshihide Sugan, i cili kishte dhënë dorëheqje pas vetëm një viti në detyrë. Kishida e udhëhoqi LDP-në drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

Kishida e udhëhoqi Japoninë drejt daljes nga pandemia e COVID-19.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?