Nga Artan Xh. Duka
Botuar në DITA
Kryeministri pati një mundësi të mirë gjatë intervistave të fundit me gazetarët grek për të tërhequr disa paralele aktuale dhe historike të vlefshme si për kontekstin e intervistave në fjalë por dhe për të “ulur” njëherë e mirë me këmbë në tokë qasjen e bisedimeve me fqinjin grek.
- Publicitet -
Qasja kyçe në marrëdhëniet me jashtë është reciprociteti por ndërkohë, në lidhje me fqinjët që përfituan prej padrejtësive historike që Europa e vjetër kreu ndaj nesh, është detyrim historik e kombëtar që edhe politika zyrtare shqiptare t’i theksojë pa ngurrim e pa komplekse kudo e kurdo këto padrejtësi sa kohë shpërfillen e nuk ka reflektim real.
Paqja në gadishullin Ilirik bazohet në reflektimin e duhur ndaj këtyre padrejtësive prej fqinjëve tanë. Kjo nuk ka pse të etiketohet as provokim, as naivitet e as ëndërra në diell sepse nëse mbarë rajoni e ka seriozisht integrimin në BE, atëhere duhet të sillet si BE ku ironikisht bën pjesë edhe Greqia e “fortunave” pafund në gotë ndaj nesh.
Përballë llomotitjeve e gjepurave të stisura të Greqisë dhe hedhjes së “gurave në lumë” prej saj, dalja nga situata nuk është “parkimi i autobuzit në portën” tonë, shfajësimi, sqarimi e mbrojtja deri në lodhje ndaj qiqrave në hell greke por heqja e vijave të kuqe dhe ngritja e argumenteve dhe problemeve reale historike ende “tabu” mes palëve duke hedhur “topin” në portën e tjetrit.
Greqia në avazin e saj gjithnjë e ka bërë dhe vijon të bëjë qimen tra në marrëdhëniet ndaj nesh e në këtë avaz hyn edhe Himara ku me Belerin po përfol edhe kontributin e SHBA e BE në hartimin e një reforme në drejtësi që i vë kufirin tek thana edhe vetë kryeministrit.
Të debatosh e ridebatosh me Greqinë për Himarën është njëlloj si të pranosh që edhe mund të kenë të drejtë(!) duke rënë në kurthin që synon me patjetër t’a shndërrojë Himarën në axhendë e telenovelë pafund.
Himara është pjesë e çmuar e mozaikut të Labërisë, ndaj si vijë e kuqe bën të tepërt e të papranueshme jo vetëm një pyetje gazetari por dhe çdo tentativë për t’a shndërruar Himarën apo sebep tjetër në axhendë fallso për t’u përdorur më pas si “kapak” që varros çështje reale e padrejtësi historike si genocidi në Çamëri, ligji i luftës, të drejtat e çamërve, arvanitasve, shqiptarëve pas 90 etj.
Ngritja e këtyre problemeve nga ana shqiptare e fut në hullinë e duhur komunikimin me palën matanë. Kjo gjë krijon kontekstin e duhur për çdo komunikim paskëtaj, përfshirë edhe intervista si këto të fundit. Pa këtë kontekst, pala greke do të vijojë me avazin e saj dhe marrëdhëniet mes nesh nuk do të jenë të reale duke rënduar harmoninë në rajon.
Çështja kombëtare është përmbi çdo diplomaci e taktika të ditës, llogaritje politike apo marketingu e kredoje me partnerët jashtë. Nuk ia vlen asnjë “medalje” i moderuari, toleranti, mëndjehapuri etj sa kohë çmimi për to është heshtja apo belbëzimi rreth interesit kombëtar.
Nuk janë temat por tonet ato që ngrenë tensionet në rajon
Nuk është moderim shmangja e temave të nxehta por toni me të cilën duhet të përcillen ato. Edi Rama mund të ndihmonte më tej veten por dhe vetë gazetarin në të ardhmen nëse do të citonte më shumë histori gjatë intervistave në fjalë. Përmëndi ligjin e luftës por ka më shumë se kaq.
Fundja, para se të bëhet një pyetje për mësimin në greqisht në Himarë, nevojiten përgjigje për një mal me pyetje për padrejtësitë historike ndaj kombit shqiptar në Greqi, një ftesë e sfidë kjo për median serioze dhe profesionale greke, mendimin intelektual grek për të hulumtuar e reflektuar më pas.
Ndonse në intervistë pyetjet i bën gazetari, i intervistuari gjithnjë ka mundësinë që në mos të kundër-pyesë, të përgjigjet duke prekur çështje që gazetari mbase edhe dëshiron t’u bëjë bisht.
Nëse ka kohë për rrëfime personale e ironi ndaj së shkuarës, ka kohë edhe për të vërteta shekullore që Greqia injoron.
Çamëria me toponimet e historinë e saj, ligji i luftës, arvanitasit, genocidi ndaj popullsisë çame, rikthimi i eshtrave të ushtarëve grekë etj, janë “elefanti në dhomë” kur vjen puna tek marrëdhëniet me Greqinë. Nuk kanë pse të mbeten tema tabu por përkundrazi duhet të jenë fjala e parë në çdo takim me fqinjët sepse e ardhmja nuk bëhet mbarë pa reflektuar për të shkuarën të mbushur me drama plot.
Kryeministër, politikanë, kryebashkiakë, gazetarë etj vijnë nga matanë për një gjë të stisur si helenizmi në Himarë ndërkohë që në 30 vjet demokraci, nuk mbahet mënd që një politikan e shtetar i yni, privatisht apo zyrtarisht, me kamera e shpurë gazetarësh rrotull apo tek-pull për pushime verore, të ketë dalë një vizitë nga bashkëkombasit tanë matanë në viset çame dhe arvanitase atje. Arbëreshë nuk ka vetëm në Itali!
Një mungesë kjo totale reciprociteti dhe dinjiteti njëkohësisht dhe që ngre hamëndje plot. Nuk i pengon kush në kufi por dhe nëse ndodh, do të ishte sërisht kryelajm në vetvete që gjeneron po aq publicitet në BE e më tej. Por deri atëhere, le t’a fillojnë me një kurorë respekti në Kllogjer. Është këtej kufirit.
Të vërtetat duhen shqiptuar sepse tensionet në rajon nuk i provokojnë temat por tonet si shtjellohen ato dhe këtu hyn dhe arti i politikës dhe komunikimit modern. E ardhmja në paqe zë fill tek paqja me të shkuarën dhe ndërsa Greqia e stisjeve pafund ndaj nesh është BE, ne nuk kemi përse të jemi më europian se vetë europianët e BE ku nacionalizmi jo vetëm nuk është fjalë e ndaluar por dhe ndikon në politikat e BE.
Nuk është punë kufijsh sepse shtëpia e shqiptarit tanimë është bota mbarë. Është punë respekti ndaj vetvetes, heronjve që sakrifikuan gjithshka, atyre që nuk janë më dhe vuajtën kalvarin e padrejtësive e mizorive pafund, dinjitetit kombëtar që nëse i përvidhemi atij ne vetë të parët, atëhere fqinji fillon e beson vërtet se ka të drejtë dhe bota nga ana e saj… ajo rri e vështron. Se kur nuk ndjehet i zoti…!
Rrugëtimit drejt BE nuk i dihet orari dhe kur të vijë dita mbase jo gjithshka do të jetë rozë. Kemi në dorë ndërkohë që të krijojmë “BE” e vogël brënda nesh. Por këtë t’a bëjmë me dinjitet duke nderuar të vërtetat historike pavarësisht reagimeve të dikujt në BE.
E vërteta i çliron të gjithë dhe fillohet duke e zënë me gojë atë. Sa për integrimin në BE, le të jetë një bonus. Kurdo që të ndodhë, nëse ndodh, të ndodhë si duhet.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Sa bukur e keshillon ky shkrim Kryeministrit ti hedhi benzine zjarrit.
Kryeministri yne punon per Qeverine e Shqiperise, dhe ceshtja Beleri ka te beje me zhvillimin e Turizmit ne 150 KM bregdet 4 vitet e ardhshme apo jo.
Jane dhene Qindra Miljon leje ndertimi per Hotele me 5 yje, projekte ujsjellesash, e plot plane zhvillimi.
Vendosja e Belerit ne Komunen e Himares, do i ngadalsoje e pengoje keto projekte, dmth me pak ambjente per Turizmin, me shume sherre, gjyqe.
“One war at a time” – Luftrat duhen bere nje nga nje, thote nje fjale Angleze.
Edi ka nje front te hapur lufte per Belerin, ndersa ky analisti po e keshillon Kryeministrin tone te hapi edhe nja dy fronte te tjera lufte me Grekun, ate te Camerise dhe Ligjin e Luftes, mbase edhe Detin.
Kryeministri nuk eshte budalla te futet ne gracken e Grekut, aq me teper te ketij analisti “te mencur” qe i rekomandon lufte frontale Greqise. Cfare fiton Edi nga kjo lufte frontale?
dil z. kryeminister nje vizite ne Çamëri, eshte e shenjte… mbase te ofron dhe Micuaitaqos nje helicopter se nese ai nuk ka fare arsye te dale nga Himara, ti ke te drejten hyjnore te dalesh nga viset shqiptare ne Greqi. do te te pengojne ne kufi? si zor, po po ndodhi direkt ne Facebook ta marre vesh bota mbare.
Ja si Pilua siper jane shumica e shqipove te gjore.
E kane dhembin ne bythe dhe thone jo se jam ne enderr
Pilo Palla nje koment pisi bythmut
Shkrimi super
Gazetari mire e ka idene por realizimi behet nepermjete diplomateve ne demokraci. Tek ne qe nuk ka dhe kapasure demokraci ndonjehere kryeministrar shikohen si gjithe beres. Edhe nje here qe Serreqi guxoi te kundershtoi Saliun ne bruksel, bodigardet tropojane e mbyten me shqelma ne korridore sa u habiten te gjithe diplomatet e huaje.
KM ne shqiperi jane fuqi plote sepse te gjitha stager jane partiake. Nje fjale I ri qe erdhi nga zvicra ne ministri te arsimit i nxorri boten te gjithe doktoraturave te kabinetit qeveritar e parlamentare. Perfundimi, ne vende qe te largoheshin nga puna ato qe kishin vjedhure punohet shkencore, hoqen djaloshin.(i ku ne drejtim te pa diture). Po Ashtu Berisha me Serreqin dhe dergoi Lulin qe po kerkojne PD, ti fale detin Grekut. Dhe per kazanin keto ceshtje jane normale dhe folen vetem nje here, ndersa per Luizin vazhdojne per dite.
Presioni i vazhdueshem i qeverrive greke i ka bere qeverritaret shqiptare te ulin koken dhe te pranojne
Krijesa imagjinare te opinionit shovinist grek,,sic jane VORIO EPIRI, HIMARA GREKE(me Himare kuptojne Laberine bregdetare nga Dukati ne Konispol),VURGU ,VRIMA,DROPULLI,KELCYRA,PREMETI GREKE,KISHA GREKE,DETI GREK.
Qeverrite greke i dorzuan Sali Berishes Ultimatum te gjeje ku jane e ku s`jane 13 mije ushtare greke te vrare ne Shqiperi ne luften Italo-greke,,,T`i paise me Matrigulla,,Te ngreje per ta TRE Varreza monumentale,qe jane edhe sot si Turp i popullit shqiptar. Meqenese nuk i gjeti aq ushtare greke sa kerkonin greket,,cvarrosi shqiptaret e vdekur ne Kosine dhe gjetke dhe i shiti per ushtare greke.
Por mire ere! Gjithe keta kriminele,qe mbushin gazetat,,te cmendur,te lajthitur,drogaxhij qe fluturojne me vetura per te vrare vetenn,,por si nuk doli nje psikopat shqiptar te marre bulldozerin dhe t`i hyje atyre varrezave greke,mbare e prape,,e t`i beje Germadhe,
Po trute e gomarit i ka futur greku ketij populli?
E pati rastin or Duka,,e pati,por nuk e shfrytezoi.
Kishte rast te tregonte edhe barzaleta me greker,sic e ka zanat neper Forume,,por prape nuk e beri.
Eshte bere si Uzuni,qe del njemije here para porte,por nuk shenon.
Kur Edi Rama u fut ne votimet e 8 majit 2011 ne gare me ministrin e brendshem Lul Basha si fajtori kryesor pas Serberishes per masakren e Bulevardit te 21 janarit 2011,beri nje gabim kozmik qe konkuroi pa u zhvilluar gjyqi I 21 janarit…aq me keq kur u vet-terhoq nga fitorja e votimeve pasi I ZIU ARVIZI shpiku me menge te perveshura VOTAT E GABUARA NE KUTI TE MALLKUARA..cfare ndodhi me vone duket si ishte pune e piste arviziuajane….leri Bashes Bashkine e Tiranes ne 2011 te japim kolltukun e KM ne 2013
*
Edhe ne rastin Beleri te gjitha kollonat qeveritare,drejtesia dhe KQZ nuk duhej te lejonin qe I dyshuari kryesor Beleri ne masakren e Peshkepise te kandidonte..PIKE !!
.
Fakti qe Edi Ramortja kurre nuk ka permendur per Belerin se eshte I dyshuari kryesor ne masakren e PESHKEPISE..
.
Nese Edi Ramortja nuk e ka lexuar (me sakte nuk e ka studiuar) dosjen hetimore te masakres Peshkepise eshte pallosh dy metrosh.
.
Nese Edi Ramortja e ka lexuar (me sakte e ka studiuar) dosjen hetimore te masakres Peshkepise dhe nuk e ka “kuptuar “ qe Belerit duhet ti vihen prangat si terrorist atehere duhet te mendojme se kush jane ato individe “euro-atllantikas” qe ja shterngojne hallatat me pinca ne raste kaq flagrante..
.
Fakti qe shteti shqiptar dhe organet e drejtesise nuk ishin ne gjendje te gjenin fajtoret dhe dosja u mbyll si presion dhe shantazh nga lobi I fuqishem grek ne Washington dhe Bruksel..atehere me vjen keq qe shteti yne me ne krye Ramortjen I kane ulur poturet dhe kjo eshte “karma” per ata vampire enverofago antikomuniste me ne krye Ramen qe te pakten ketij grekut I thoshte QEPENI SE DO JU KTHEJ NE KERMA..
.
QI o breshke QI se te ka ardhur dita ne nje vend dikur ShQIperi 33 vjet pa shtet e pereni….
Si rralle here me pare
ky shkrim,informacion ‘flet VET’
Sikur shqiptaret si gjith popujt
Te kishin edhe ‘Zot’ edhe SHTET!
Mund ti lejohet çdo lloj axhamiu
te perrallise 33 vjet per Sali Like EDVINE
Po jo nje ‘Akademik’qe njeh nocionin shtet
qe shqiptareve u mungon,bashke me ‘PERËNDINË’!
Te konsiderosh 33 vjet shtetin e shqiptareve
sinonime te ‘Tre MoskëDhjereve’EDvin,Like SALI
ose ke rrjedhur,pjerdhur nga trute
ose nuk di qe ky vend ka 33 vjet shkrumb e HIII!
EDvini si ‘thonj pa prere’ ne krye te PS-Parise Surrelit
ka ardhur si ‘kale troje’ si nxenes e ndjekes i SS-Serbit SALI
Jo vetem qe nuk perfaqeson fare,po fare Popullin shqiptar
por as qe behet fjale per ‘shtetin’,’parlament’-QIVERRI!
Edvini po thyen rekordet edhe te gjysh-Zogollit
si nastradin , ‘shakaxhi i perparimit’,ushtar i SALISË
Per tre dekada ne sherbim te Beoradit xhihadit,agjenturave
Zbatues te ‘terapise shokut’,zjarrVenes te ish SHQIPERISË!
Mendoj se ky artikull eshte shkruajtur ne pazarin e peshkut duke bere thashetheme duke pritur rradhen.Nuk mundet qe nepermjet nje interviste ne nje gazete te zgjidhen gjithe problemet e akumuluara ne shekuj midis Shqiperise dhe Greqise dhe nuk mund t’i kerkohen zgjidhje nje gazetari anonim per te zgjidhur keto probleme.Heqja e ligjit te luftes problemi me çamet etj behen me negociata apo bisedime dhe mund te marrin zgjidhje me futjen ne BE.Komshiun nuk mund t’a zgjedhesh por do te mundohesh te merresh vesh.Dhe sa per “Pseudopatriotet” qe jane “trima” nga divani mjaft me pufka,eshte koha e diplomacise dhe inteligjences artificiale pasi me force nuk mund te arrime gje.Problemi Beleri megjithese Salehu dhe Like hajduti u munduan te futin gjembin e helmuar ne trupin e Shqiperise po merr rrugen e duhur ku zgjidhja i takon drejtesise e cila deri tani eshte ne lartesine e duhur,ne lartesine e nje shteti qe pretendon t’i bashkohet BE.
VO:
1.Gazetari ka të drejtë të shkruaj i shqetësuar për AVENTURAT GREKE PËR GATI 80 VITE,Por dhe qëndrimin shumë tolerant të KM E.Rama dhe shumë SABOTUESE TË (QEVERISË GANGLSTERE TË SB-SHBA+BE)
2.Furtuna që ngre Qeveria Greke për F.Belerin është shumë dimensionale:
•Kërkon Himarën me çdo kusht duke dal haptë për HELENIZIMIN E SAJ.
•TË hiqet dorë nga DETI në Gj.Ndërkombëtare,pasi thuhet se Shqipëria do fitoi gjyqin.Kjo do të ishte humbje për Sb si autor i tradhtisë Kombëtare dhe L.Bashën si firmëtar me Bakojanis,Motrën e Miços së vogël K./Ministër.
• Që Shqipëria në të ardhmen nuk duhet të zëri në gojë më LIGJIN E LUFTËS DHE PROBLEMIN ÇAM..!
• Që Spiuni YANULLATOS të vazhdoi paturpësisht të drejtoi akoma ( që nga 1992) kishën ton sikur në Shqipëri nuk ka lindur akoma 1 prift me mjekër të bardhë si Zotria Grek që mban mesha në gjuhën Greke pa të keq.
3.EDI RAMA E KA NJË HALL:
• Në Greqi punojnë e jetojnë mbi 900.000 emigrant,ku Greku u ka ndryshuar EMRA E MBIEMRA,e pa precedent në botë.Unë kam shumë nipa e mbesa Atje.
• Ngritja e zërit nga Edi Rama do të thoshte nxitje e sherrit midis 2 Qeverive dhe Qeveria Greke mundet të fillonte FSHESËN E HEKURT NDAJ TYRE.Kjo do acaronte Shqipëtarët & Nd/Kombëtarët..!
• Pasi dihet se Greqia është e PËRGËDHELURA E EUROPËS(Me shumicë të djathtë),Sikurse edhe Sërbia.
4.Gjykatat Shqipëtare të kapura nga Sb 92 do ta lën burg F.Belerin për të thën se këtë herë janë të paanshme meqënse po arrestojnë vetëm MAJTAS.
5.Greku akuzon Qeverin Rama për mbajtjen në burg të F.B jo pa qëllim: Për të mohuar të gjitha problemet e martuar në 80 vite..!
-FLM DITA,DUKA.
O Teme po nese Rama do te bente nje ligj per dyshtetesine,pra per mbajtjen e nje shtetesie si e kane shume vende Europiane,te provoj keye dhe shikon si Greket kercejne perpjete,per 24 ore mbyllet jo Himara po dhe minoriteti komplet,problemi jane te shitur,ke ministra e ish ministra qe dhe grate ja conin konsullit Grek per nje vize,keta dihen mire me emer e mbiemer,si mund te kete dinjitet para Grekut Berisha,Bejleri ja vrau oficer e ushtar e Berisha e vuri per kryetsr,shkurt nuk e ka fajin Greku,jane keta Greket tane pa moral e te felliqur ne familje.
Gazetari ka tepër të drejtë. Me Greqinë duhen hapur letrat një herë e mirë. Të vijë Micotaqisi në Himarë dhe të flasë për helenizmin, në një kohë që asnjë kryeministër shqiptar nuk ka vizituar Çamërinë! Grekërve u duhet thënë publikisht dhe botërisht se problemi çam ekziston dhe se ata kanë masakruar popullsinë shqiptare në këto treva pas Luftës së Dytë Botërore. Iu duhet kujtuar po ashtu se ata kanë përfituar dhe janë zgjeruar gjatë këtyre 200 vjetëve të fundit në kurriz të trojeve shqiptare. Qeveritarët tanë nuk duhet të fshihen pas BE-së. BE-ja e ardhshme nuk do të jetê kjo e sotmja. Por një Bashkim Europian i sunduar nga ekstremistët e djathtë që urrejnë, edhe për shkak të fesë, kombin shqiptar. Pra ka pak shanse që Shqipëria një ditë tê pranohet si anëtare me të drejta të plota në këtë klub. Do ta mbajnë gjithmonë prapa derës. Përsa i takon arvanitasve ata tashmë janë greqizuar plotësisht. Për më shumë ata kanë vajtur vullnetarisht në Greqi duke filluar nga shekulli i 14-të. Pra janë njëlloj si arbëreshët në Itali ose si emigrantët e sotëm shqiptarë an e mbanë globit! Për ligjin e luftës nuk duhet të na rruhet shumë. Le ta mbajnë sa të duan. Shqipëria duhet të forcojë lidhjet me Kosovën dhe anasjelltas. Ky duhet të jetë ylli polar i strategjisë kombëtare. Dhe jo Meloni! Bashkimi Kombëtar para Bashkimit Europian.
Te lumte goja Labi,,Je lab i vertete.
ZGJOHU MORE TANI
E MOS FLIT PERCART
ENDE SE KUPTON
KEMI RENE NE BALTE
TANI SKA ME BURRA
KA VEC KALAMAJ
QE DREJTOJNE VENDIN
NDAJ SE KANE KOLLAJ
TI THYEJNE HUNDET
GREKUT SI DIKUR
KUR ULENI BISHTIN
GJEMONTE NJE BURRE
KETA QE NE DORE
KANE FATET E VATANIT
I LEPIJNE KEMBE
HASMIT E DUSHMANIT
SKEMI GJE NE VIJE
PA ARDHUR BEHARI
KUR NE PACE SHKON THIKA
ZGJOHET SHQIPETARI
tani qe po ben nxemjen Basha, tani e hengri Beljeri e greku…e humbe shansin historik Rame, kuroren e lavdise per zerimin e probleme ne rajon do e marre Basha i pergjumuri qe mendon se shqiptaret kane lindur sot.. po ate marreveshjen e detit kush e nenshkroi valle se helbete harrojme…?