Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministri serb: Sulmi në Banjskë nuk duhet të ndodhte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kryeministri serb: Sulmi në Banjskë nuk duhet të ndodhte
AktualitetKosovëRajoni

Kryeministri serb: Sulmi në Banjskë nuk duhet të ndodhte

Published: September 30, 2024
Shpërndaje

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi kryeministri serb, Millosh Vuçeviç pranoi se ngjarja e Banjskës nuk duhet të ndodhte.

Po megjithatë ai thotë se ishin një seri gjërash që çuan deri tek sulmi i cili i kushtoi jetën një efektivi të Policisë së Kosovës, si edhe tre agresorëve serbë.

“Ajo që ndodhi ishte reagim ndaj një sërë lëvizjesh të autoriteteve të Prishtinës – nga arrestimet deri te plagosja dhe rrahja e serbëve. Nuk ishte koha e lulëzimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Kosovë”, tha kryeministri  për TV Prva.

- Publicitet -

Më tej ai shtoi se autoritetet në Prishtinë nuk lejojnë që familjet e serbëve të vrarë në Banjskë të shënojnë vendin ku ata janë vrarë dhe se brenda një vitit, sipas tij, një numër i madh njerëzish janë larguar nga Kosova, se u është bërë presion dhe druhen se kjo do të vazhdojë.

Një qëndrim i tillë nuk është risi në fakt. Kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç menjëherë bëri fajtor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe mohoi që Serbia të ishte e përfshirë në një akt të tillë.

Më tej ai u zotua që Serbia do t’i hetojë të dyshuarit, si edhe origjinën e armëve që policia e Kosovës konfiskoi pas sulmit.

Por ndërkohë, një vit më vonë, nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur dhe biznesmeni serb nga Kosova, Millan Radoiçic, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin, besohet se është i lirë në Serbi.

Më 24 shtator 2023, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin e Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës u cilësua si sulm terrorist nga Kosova, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian dhe u dënua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Incidenti ndodhi gjatë një periudhe tensionesh të shtuara pas vendosjes me forcë të katër kryetarëve të komunave në komunat me shumicë serbe në maj të vitit 2023 pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët e Kosovësdhe dështimit të bisedimeve për marrëveshjen e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?