Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeprokurori Olsian Çela miraton udhëzimin për zgjedhjet e 11 Majit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kryeprokurori Olsian Çela miraton udhëzimin për zgjedhjet e 11 Majit
AktualitetKronike

Kryeprokurori Olsian Çela miraton udhëzimin për zgjedhjet e 11 Majit

Published: February 19, 2025
Shpërndaje

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, miratoi sot udhëzimin e përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale në periudhën para dhe pas zgjedhjeve.

Në kuadër të këtyre masave, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm do të ngrihen seksione të posaçme të përkohshme për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve në kompetencën e tyre.

Këto seksione do të ngrihen brenda 10 ditëve nga miratimi i këtij udhëzimi dhe do të funksionojnë deri në datën 31.5.2025. Seksionet do të drejtohen nga drejtuesit e prokurorive në 13 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe do të kenë në përbërje të tyre prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore me eksperiencë të gjatë në punë dhe që kanë pasur trajnime në këtë fushë.

- Publicitet -

Sipas marrëveshjes së lidhur mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Policia e Shtetit do të vendosë të dispozicion të seksioneve të posaçme të përkohshme oficerë të policisë gjyqësore, ekspertizë, pajisje logjistike si dhe grupe operacionale për mbështetjen e hetimeve.

“Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit synon hetimin e shpejtë dhe tërësor të veprave penale, reagimin e shpejtë ndaj informacioneve dhe denoncimeve që lidhen me krimet zgjedhore, duke kryer verifikimet paraprake e procedurale dhe referuar çështjet në prokurori.

Për të siguruar bashkëpunim institucional efektiv për procesin zgjedhor, me qëllim sigurimin e efektivitetit dhe eficencës në hetime, do të koordinohet veprimtaria edhe me Prokurorinë e Posaçme dhe KQZ në të gjitha nivelet, me qëllim transmetimin në kohë të shpejtë të kallëzimeve penale, procedimeve penale dhe çdo të dhëne tjetër.

Prokurorëve u kërkohet të kryejnë hetime proaktive, duke ndjekur një politikë penale rigoroze lidhur me kërkesat për caktimin e masave të sigurimit dhe masat e dënimit. Në faqen e internetit të Prokurorisë së Përgjithshme do të vihet në dispozicion një format standard kallëzimi për të ndihmuar qytetarët të kallëzojnë shkeljet e ligjit që kanë cënuar interesat e tyre si zgjedhës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ekzekutimi në Sarandë, Policia jep njoftimin: Do ngrihet grup i posaçëm
  • Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  • Nafta drejt 300 dollarëve për fuçi? Paralajmërimi që trondit tregjet globale
  • Kosova shfaqet në hartën e Trump, çfarë fshihet pas marrëveshjes me SHBA-në?
  • Rama u dërgon letër për rrogat krerëve të drejtësisë

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  2. demo on Zbulohen emra nga mbetjet mortore të gjetura në veri të Kosovës
  3. PIRO on Ftesë ISSH-së për të ndryshuar një praktikë aspak humane
  4. demo on Kush po bën pazar me Bankers?
  5. xxx on Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?