Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ktheu vilën në ‘shtëpi bari’ në Shijak, kapet në arrati pas një viti 43-vjeçari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ktheu vilën në ‘shtëpi bari’ në Shijak, kapet në arrati pas një viti 43-vjeçari
AktualitetKronike

Ktheu vilën në ‘shtëpi bari’ në Shijak, kapet në arrati pas një viti 43-vjeçari

Published: July 23, 2023
Shpërndaje

Selman Krasniqi i shpallur në kërkim, pasi bashkë me vëllain e tij kishte përshtatur vilën në Shijak të Durrësit për kultivim kanabisi, është arrestuar nga policia. 43-vjeçari, sipas policisë rezulton me precedent të mëparshëm penal kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.

Selman Krasniqi, 43 vjeç, ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Krahët e krimit”, i zhvilluar më 24 janar 2023, nga Komisariati i Shijakut dhe policia e Durrësit, pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij, Fredi Krasniqi, i arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, kanë kultivuar bimët narkotike të gjetura gjatë operacionit dhe posedonin arsenalin e armëve që u gjet i fshehur.

Dy vëllezërit, Fredi dhe Selman Krasniqi, kishin përshtatur vilën e tyre në Shijak të Durrësit për kultivimin e lëndëve narkotike. Vetëm katin e tretë dhe të katërt të banesës, e kishin kthyer në një ambient për të kultivuar kanabisin, ku policia sekuestroi 444 rrënjë, si edhe 222 llamba elektrike e pajisje të tjera që shërbenin për të kultivuar drogën. Në banesë u gjet edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës.

- Publicitet -

Si ishte përshtatur vila për kultivim kanabisi
Burime nga policia bëjnë me dije se ‘shtëpia e barit’ kishte kohë që ishte ndërtuar dhe ishte me teknologji moderne. Çdo bimë kishte dritën e vet dhe termostat për gradim temperature. Po ashtu dritaret ishin të mbyllura me gips që të ruhej temperatura e duhur. Energjinë elektrike e kishin marrë direkt në një kabinë 150 m larg banesës dhe kablli ishte i gjithi nëntokë. Ishte lidhje e paligjshme. Ndërkohë që funksiononte edhe lidhja legale.

Në katin e tretë dhe të katërt i një vile në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës.

Çfarë u sekuestrua në ‘shtëpinë e barit’
444 rrënjë kanabis
222 llamba elektrike
Pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike
10 kallashnikovë
1 pushkë
1 automatik shars
Granata dore
1 hark luftarak
1 jelek anti-plumb
1 palë dylbi
Municion luftarak

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ngjarje e pazakontë: U mbijeton dy herë dozave të helmit letal, dështon ekzekutimi i të dënuarës me vdekje në SHBA
  • “Arrestoni Ramën”, shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë e re, kryeministri Rama pritet me protesta
  • Katastrofa ekologjike në Lushnjë, tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen
  • Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për skandalin në SHISH
  • Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”

Komentet e Fundit

  1. Mapo on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  2. hila on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  3. i persekutuar on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  4. Vl on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  5. B.Kopliku on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?