Nga Shaqir Vukaj
Botuar në DITA
Që në fëmijëri kisha dëgjuar për një Dëshmor të Atdheut që ishte i varrosur në dy vende, që kishte dy varre. Si fëmijë më dukej e çuditshme dhe nuk e kuptoja si mund të ndodhte një gjë e tillë. Më dukej më shumë si legjendë apo përrallë nga ato që na tregonin ne fëmijëve. Me kohë mësova se bëhej fjalë për një patriot timin nga Malësia e Madhe, fshatin e të cilin nga vendlindja ime e ndante vetëm një luginë, ku kalon uji kristal i Sheut të Rrjollit…
Vitet e fundit, duke u aktivizuar në Organizatën e Dëshmorëve të Atdheut, jam përpjekur dhe kam gjetur shumë dokumente për Dëshmorët e Atdheut të të gjitha kohërave, kryesisht të Malësisë së Madhe dhe të Veriut që fatkeqësisht u ishte mohuar statusi i Dëshmorit të Atdheut…
Në këtë kuadër mund të përmend Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911-1912 me në krye Ded Gjon Lulin ku në saj të punës së bërë, kemi arritur të shpallim afro 280 vetë Dëshmorë të vrarë në këtë kryengritje, 16 Dëshmorë të Anës së Malit vrarë gjatë rrethimit të Shkodrës në v. 1912-1913, apo për Oso Kukën e 23 shokët e tij që deri tani nuk kishin asnjë titull Dëshmori. Kështu mund të vazhdojmë edhe me raste të tjera.
Duke shfletuar dokumente, shkrime, kujtime etj. u ndesha me shumë materiale që bënin fjalë për Dëshmorin me “dy varre”, Tomë Nikë Gjelaj, një rast i veçantë, qoftë për faktin se ka dy varre, por kryesisht për aktivitetin e tij në luftë kundër fashistëve italianë e nazistëve gjermanë si organizator, komandant e trim që u vra si burrat në trojet shqiptare të Maqedonisë.
Më bënë përshtypje të veçantë se për këtë njeri e luftën e tij kishin shkruar shumë ish pjesëmarrës në Luftën Nacional Çlirimtare si Haki Stermilli, Qamil Guranjaku, Dhimitwr Shule, Selman Kasapi, Ymer Domi etj. etj.(mbështetur në këto kujtime dhe botime të tjera është përgatitur ky shkrim).
Sapo kishte përfunduar Lufta, në mars të v.1945 atij i ishte kushtuar një shkrim i posaçëm në gazetën “Koha e Re”, rast i rrallë për të rënët në luftë, kur akoma nuk kishte dalë ligji për shpalljen e Dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare dhe të Dëshmorëve të tjerë.
Toma lindi në një familje të varfër në Rrjoll të Malësisë së Madhe në vitin 1913. U rrit dhe u edukua nga xhaxhai i tij, pasi babai e la në moshën katër vjeçare. Si fëmijë dallohej për shkathtësi e zgjuarsi, dhe si ka qenë zakon në ato kohë, i ra në sy priftit të fshatit, i cili e angazhoi që herët në shërbime fetare, por e largoi e shpejt sepse Toma nuk ndiqte ritet e rregullat fetare.
Duke parë dëshirën e madhe që ai kishte për të shkuar në shkollë, miqtë e familjes, megjithëse i madh në moshë, në v.1926, e çuan në shkollë, në konviktin “Malet Tona” ku sillnin fëmijë e të rinj nga Malësia e Madhe dhe Kosova. Në vitin 1931 mbaroi shkollën fillore, dhe po atë vit e thirrën për të kryer shërbimin ushtarak. Mbas mbarimit të shërbimit ushtarak, megjithëse në moshë të madhe u regjistrua në klasën e parë të Gjimnazit në Shkodër, shkollë me tradita patriotike e cilësi të lartë nw mësimdhënie ku jepnin mësim figura të shquara të kulturës shqiptare.
Aty ai u njoh, u miqësua dhe u lidh me nxënës konviktorë si Nazmi Rushiti, Emin Duraku, Xheladin Hana, Sadik Bekteshi, Hajdar Dushi etj. (disa prej të cilëve Heronj, Dëshmorë apo drejtues të Luftës Nacional Çlirimtare) me të cilët u bashkua në aktivitetin e tyre.
Është interesant fakti se mbas pak muajsh e përjashtuan nga gjimnazi. Thuhet se krahas aktivitetit që zhvillonte, për përjashtimin e tij ndërhyri një pronar i madh tokash, për arsye se Toma i kishte dalë zot një fshatari që donin t’i merrnin tokën. Si njeri shumë arsimdashës, mbas shumë përpjekjeve, në v.1937 arriti të regjistrohej në një kurs 6 mujor për rojtar pyjesh. Mbas mbarimit të kursit u caktua rojtar pyjesh në zonën e Koplikut e më vonë në zonën e Mamurrasit, ku e gjeti dhe pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste.
Duke e transferuar nga një zonë në tjetrën, sa në Korçë, Sarandë etj, ai u njoh edhe më shumë me hallet e popullit e politikën që ndiqnin pushtuesit dhe në mënyra të ndryshme filloi t’i kundërvihej. Kështu, në një rast ai u zu keqas me një komandant legjioni italian, që kishte urdhëruar ushtarakët që të mos nderonin ushtarakisht kur ngrihej flamuri shqiptar që u bë edhe shkak për transferimin e tij në Mavrovë të rrethit të Gostivarit, në tokat shqiptare të Maqedonisë, të bashkuara tashmë me Shqipërinë, në kuadrin e krijimit të “Shqipërisë etnike”.
Sipas dokumenteve italiane, SIM-i udhëzonte që të ndiqej veprimtaria e Tomës si njeri i “dyshimtë”.
Ndarja e Maqedonisë “në mënyrë të padrejtë” (sipas nacionalistëve bullgarë) midis Italisë fashiste (një pjesë e tokave shqiptare të Maqedonisë i ishin bashkuar “Shqipërisë Etnike”) dhe Bullgarisë, në kuadrin e krijimit të “Bullgarisë së Madhe”, kishte krijuar probleme edhe midis Bullgarisë dhe Italisë, sepse udhëheqja bullgare nuk ishte e kënaqur. Ajo kërkonte kufijtë e Shën Stefanit, sipas të cilit, brenda kufijve të Bullgarisë duhet të përfshiheshin të gjitha tokat shqiptare të Maqedonisë, (madje sipas Shën Stefanit brenda Bullgarisë përfshiheshin edhe Dibra, Pogradeci, Korça etj), gjë që shpesh herë krijonte probleme, jo vetëm midis Bullgarisë dhe Italisë fashiste, por edhe midis maqedonasve e shqiptarëve.
“Çlirimi” i shqiptarëve të Maqedonisë nga sundimtarët e Beogradit dhe bashkimi me Shqipërinë, fillimisht ngjalli një lloj shprese, por shumë prej tyre u bindën shpejt se tashmë nga Roma kishin ardhur sundimtarë të rinj, që me veprimet e qëndrimet e tyre filluan të sjellin pakënaqësi e jo rrallë kundërshtime e përplasje me pushtuesit e rinj. Për vetë profesionin që kishte Toma, që lëvizte gjithë kohën sa në një zonë në tjetrën i krijonte mundësi të njihej me shumë njerëz, hallet e problemet e tyre, padrejtësitë e pushtetit të ri, gjë që i shtonte edhe më shumë urrejtjen për pushtuesit.
Në fund të vitit 1941 e fillim të vitit 1942, në qytetin e Gostivarit filloi një lëvizje më e organizuar kundër pushtuesve, ku një ndihmesë të madhe dhanë disa mësues me pikëpamje të majta të ardhur nga Shqipëria. Më 1 Maj 1942 ata përgatitën dhe shpërndanë një trakt ku i behej thirrje popullit të mos i dorëzonte pushtuesve asnjë detyrim, për të mos u regjistruar xhandarë apo në Milicinë Fashiste, për mos të shkuar ushtarë etj.
Po kështu edhe në rrethin e Kërçovës ishin formuar grupe të rinjsh antifashistë. Gjatë vitit 1942 Toma kishte ardhur disa herë në Shqipëri, ku ishte takuar me disa nga veprimtarët që tashmë kishin dalë hapur kundër pushtuesve italianë, disa prej të cilëve kishin dalë malit me armë në dorë edhe në Malësinë e Madhe.
Takimet e Tomës e sjellja e tij kishte rënë në sy të pushtuesve, që në forma të ndryshme filluan ndjekjen ndaj tij, gjë që kishte filluar edhe më përpara në Gostivar. Në një letër që Xhem Gostivari bashkëpunëtor i zellshëm i pushtuesve i shkruante Komandantit të Legjionit XII, n/kolonel Çezarinit, se “Toma ishte një propagandues i hapur kundër unitetit italo-shqiptar, kundër “Shqipërisë së Madhe” se ishte përkrahës i ideve komuniste” etj.
Duke parë veprimtarinë e Tomës, Komanda Eprore vendosi ta pushonte nga puna dhe ta zëvendësonte me një mareshal italian. Mbasi mori urdhrin për pushim nga puna, ai, duke gjetur momentin, kreu një veprim tepër të guximshëm duke vrarë dy mareshalë italianë, çarmatosi milicët dhe mori një sasi armatimi (7 pushkë automatike, 10 pushkë , disa bomba, municion etj.) e pasi i vuri zjarrin postës së Mavrovës doli në mal ku u bashkua me partizanët shqiptarë e maqedonas, duke formuar çetën e parë partizane të rrethit të Gostivarit, ku Toma u zgjodh komandant.
Fillimisht çeta kishte 25 vetë, një çetë internacionaliste që përbehej nga shqiptarë dhe maqedonas, midis të cilëve 6 maqedonas që kishin lënë bankat e universitetit të Sofjes dhe ishin bashkuar Luftës Antifashiste. Veprimtaria e aksionet kundër pushtuesve italianë e bashkëpunëtorëve të tyre, u bënë problem, çka i detyroi të rrisnin ndjekjet këmba këmbës të çetës së Tomës.
Të detyruar nga ndjekja e vazhdueshme, Toma me shokët e tij u detyrua të largohej nga zona e Mavrovës dhe të shkonte në zonën malore të Llakovicës, por që here pas here lëvizte sa në një zonë në tjetrën.
Në fund të muajit mars, çeta rrethohet befasisht nga forcat italiane dhe të Xhem Gostivarit, dhe mbas disa orë luftimesh, Toma me disa partizanë arritën të çanin rrethimin, por aty u vranë 6 partizanë dhe disa të tjerë u kapën të gjallë, ndërmjet të cilëve 6 ish studentët maqedonas të Universitetit të Sofjes (Sipas dokumenteve të pushtuesve, të gjashtët janë dënuar me vdekje nga një gjykatë ushtarake italiane dhe janë varur në burgun e Tiranës).
Mbasi çau rrethimin, Toma me shokë kaluan në zonën malore të Llakovicës, ku vazhduan punën për propagandimin e Luftës kundër pushtuesve si dhe të ndërmerrte herë pas here aksione kundër pushtuesve, në radhë të parë kundër postave kufitare, kryesisht atyre të rojës së financës, të ushtrisë dhe atyre të policisë etj.
Në muajin maj çeta u riorganizua, ku bënin pjesë shqiptarë e maqedonas, dhe Toma u zgjodh përsëri komandant i çetës. Çeta zhvilloi aktivitet të gjerë në gjithë rajonin për të shtuar radhët e çetave partizane, për krijimin e Këshillave Nacional Çlirimtare etj.
Në fillim të muajit maj në Kërçovë u krijua çeta partizane me komandant Ymer Domin, dhe menjëherë filluan të bashkërendojnë veprimet me çetën e Tomës. Duhet theksuar se të dy çetat mbanin lidhje dhe filluan të bashkëpunonin ngushtë me batalionin e Dibrës, që komandohej nga Haxhi Lleshi.
Në fillim të muajit qershor, çeta partizane e komanduar nga Toma kreu një aksion të rëndësishëm në hekurudhën Strugë-Kërçovë, ku mbas një luftimi disa orësh u vranë disa oficerë e ushtarë italianë. Mbasi çarmatosën oficerët e ushtarët italianë, Toma u bëri thirrje që të bashkoheshin me partizanët dhe ata që nuk deshën të qëndronin me ta u lanë të lirë…
Kjo ngjarje pati jehonë të madhe në të gjithë krahinën, gjë që ia rriti edhe mw shumë simpatinë e autoritetin në popull. Por, njëkohësisht, bëri që të shtohen ndjekjet e persekutimet e pushtuesve e bashkëpunëtorit të rrezikshëm Xhemë Gostivari dhe Milicisë fashiste. Në këto kushte, për t’iu shmangur ndonjë sulmi të pushtuesve, çeta u detyrua të shpërngulej në pyjet e thella të Mavrovës.
Toma dallohej për natyrën e tij të qetë e pajtuese, madje kur kishte probleme midis shqiptarëve e maqedonasve, ai, si njeri i mirëkuptimit, disa herë kishte ndërhyrë për uljen e gjakrave e pajtim midis palëve. Nga Shtabi Maqedonas ishte planifikuar që më 12 qershor të kryhej një aksion i përbashkët i çetës së Kërçovës dhe dy çetave maqedonase dhe të sulmohej një autokolonë italiane që dështoi, sepse çetat maqedonase nuk erdhën, gjë që u përsërit edhe më vonë më 21 qershor, kur ishte planifikuar një tjetër aksion i përbashkët.
Shqiptarët e çetës së Kërçovës akuzonin maqedonasit, gjë që krijoi probleme që mund të sillnin përçarje me pasoja të rënda. Ishte ndërhyrja e Tomës, që si njeri i matur, tolerant e pajtues, bëri që të kapërceheshin mosmarrëveshjet.
Toma gëzonte respekt të veçantë tek të gjithë njerëzit, veçanërisht tek partizanët që e njihnin nga afër, pavarësisht shqiptarë apo maqedonas. Ai dallohej për thjeshtësi, trimëri, aftësi ushtarake, për drejtimin e çetës në çdo rast. Veçanërisht ai dallohej në aksionet ushtarake, ku jo vetëm mbronte shokët, por në çdo rast sulmonte i pari dhe tërhiqej i fundit, çka i kishte rritur besimin tek të gjithë partizanët. Respekt të veçantë ai kishte tek njerëzit e thjeshtë, sepse ai u kishte dalë zot që herët si rojtar pyjesh, e tani në çdo rast i ndihmonte e i mbronte të gjithë njëlloj, pavarësisht të çfarë kombësie ishin, shqiptarë apo maqedonas duke u bërë shembull për të gjithë si duhej të ishin marredheniet midis popujve.
Në muajin korrik, çeta e Tomës kreu një aksion tjetër kundër një autokolone italiane, aksion që u kurorëzua me sukses. Mbas këtij aksioni çeta u rrit në numër me partizanë shqiptarë që erdhën nga zona e Dibrës së Madhe dhe maqedonas nga zonat për rreth. Mbas kapitullimit të Italisë fashiste, numri i partizanëve u shtua shumë, gjë që solli nevojën e riorganizimit të ushtrisë partizane. Kështu u formuan dy zona operative. Zona e parë përfshinte kryesisht krahinat shqiptare Kërçovë, Gostivar e Tetovë. Toma u zgjodh komandant batalioni dhe njëkohësisht zv/Komandant i Zonës Parë Operative (Duhet pas parasysh se këto njësi partizane ishin pjesë e Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë dhe duhet theksuar se, me urdhër nga Shtabi i Titos në të gjitha njësitë e mëdha partizane, komandanti dhe komisari zgjidheshin maqedonas e në ndonjë rast serb…)
Mund të jetë rasti vetëm në Maqedoni që një batalion që kishte një efektiv prej rreth 80 partizanësh të komandohej nga një shqiptar, nga Tom Nik Gjelaj, dhe njëkohësisht të ishte zv/komandat i Zonës Parë Operative.
Në korrik batalioni i sapokrijuar mori urdhër të çlironte komunën e Reçanit si dhe të sulmohej Komanda e Karabinierisë italiane, aksion që u krye me sukses, ku si në çdo rast Toma ishte në krye. Edhe në aksionin për çlirimin e qytetit Krushevo nga trupat bullgare, Toma u caktua të komandonte të gjitha veprimet luftarake. Mbasi një pjesë e batalionit me në krye Tomën u fut në thellësi të zonë së pushtuar nga bullgarët, ndërsa pjesa tjetër e batalionit priste urdhrin nga Shtabi i Zonës për të sulmuar, pa pritur erdhi urdhri që aksioni të anulohej dhe batalioni të tërhiqej në Kërçovë, gjë që i kushtoi vrasjen e dëshmorit Irfan Hajrullahi dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Mbas çlirimit të Kërçovës, gjyqi partizan dënoi me vdekje disa prej bashkëpunëtorëve më të zellshëm të pushtuesve italianë, por ishte ndërhyrja e Vukmanoviç Tempos (i dërguar i posaçëm i Titos për Maqedoninë, Greqinë dhe Shqipërinë) i cili urdhëroi të liroheshin. Është tepër interesant fakti se Tempo ndërhyri për faljen e disa maqedonasve dhe serbëve që kishin bashkëpunuar me pushtuesit dhe insistoi që të pushkatoheshin shqiptarët që kishin qenë bashkëpunëtorë të pushtuesit.
Duhet thënë se në këtë periudhë po dilnin gjithnjë e më qartë synimet e Titos dhe shtabit të tij ndaj shqiptarëve të Jugosllavisë, çka bënte që Toma të rriste dyshimet për qëndrimet e drejtuesve jugosllavë të luftës.
Mbas kapitullimit të Italisë Fashiste, Shqipëria u pushtua nga Gjermania naziste. Ushtria gjermane hyri në Shqipëri nga disa drejtime, ndërmjet të tjerave edhe nga Maqedonia. Në fillim të tetorit 1943 shtabi gjerman kërkoi që forcat gjermane të liheshin të kalonin lirisht në drejtimin Kërçovë-Strugë drejt Shqipërisë, madje propozuan që qytetin e Kërçovës ta mbanin partizanët. Toma jo vetëm që nuk pranoi asnjë kompromis, por në krye të batalionit dhe disa çetave partizane (me rreth 200 partizanë) u përgatit për mbrojtjen e qytetit. Është tepër i dyshimtë urdhri që mori nga shtabi maqedonas që ai bashkë me batalionin të largoheshin nga qyteti dhe të shkonin në një zonë tjetër.
Mbas çlirimit të Dibrës së Madhe, të çliruar nga partizanët shqiptarë të kryesuar nga Haxhi Lleshi, batalioni i kryesuar nga Tom Nikë Gjelaj shkoi aty dhe mori pjesë në riorganizimin e forcave partizane, ku u formua brigada e parë kosovaro-malazezo-maqedonase, Toma përsëri u zgjodh komandant i batalionit të dytë. Në fund të muajit tetor, forcat e batalionit që komandohej nga Toma, të ndihmuara nga forcat që komandoheshin nga Haxhi Lleshi dhe brigada e parë kosovaro-malazezo-maqedonase filluan aksionin për çlirimin e qytetit të Kërçovës, që u kurorëzua me sukses duke çliruar qytetin.
Si shumë herë Toma u dallua, dhe partizanët e komanduar prej tij bënë të dorëzoheshin 20 gjermanë, ndërmjet të cilëve një n/kolonel.
Në fillim të muajit nëntor batalioni u nis për çlirimin e qytetit të Gostivarit. Koha ishte shumë e keqe, dhe gjatë rrugës u ndeshën me një pritë gjermane. Toma si gjithnjë qëndronte në krye, duke pozicionuar shokët, e duke i orientuar e dhënë zemër, goditet nga një plumb në kokë. Amaneti ishte që mos të lihej në dorë të pushtuesve dhe shokët e tij e morën kufomën në krah dhe për disa orë e çuan në fshatin Zajaz, ku Toma kishte jetuar kur punonte si rojtar pyjesh, në shtëpinë e një plake maqedonase.
Ajo që e donte Tomën si djalin e vet, e mori kufomën, dhe mbasi i bëri të gjitha nderimet si djalit të saj, e varrosi në oborrin e shtëpisë së vet.
Lajmi për vrasjen e Tomës u përhap shpejt në të gjitha krahinat e Tetovës, Kërçovës, Gostivarit etj. duke prekur zemrat e shumë njerëzve që e kishin njohur e në radhë të parë të partizanëve që kishin luftuar nën komandën e tij. Aq shumë ishte përhapur emri i Tomës, sa nënat e këtyre krahinave u këndonin fëmijëve ;
M’u rritsh bir, m’u bafsh burrë
Trim si Toma u bafsh ti
Që me gjak në shkamb e gurë
Ka shkruar emrin e ti.
Është tepër interesant e prekës jashtë mase veprimi i plakës maqedonase mbas përfundimit të Luftës. Siç dihet, në tokat e Jugosllavisë janë vrarë shumë partizanë shqiptarë që luftuan si internacionalistë për çlirimin e tokave të Jugosllavisë. Kur delegacioni ynë shkoi në Maqedoni për të marrë eshtrat e partizanëve tanë të rënë atje, shkuan edhe në fshatin Zajaz, për të marrë eshtrat e Tomës.
Plaka maqedonase fillimisht nuk pranoi t’i dorëzonte eshtrat, por mbas shumë përpjekjesh u bind, por me një kusht, që të jepte vetëm gjysmën e eshtrave të Tomës, duke mbajtur varrin me gjysmën e eshtrave në oborrin e vet, prandaj këtë shkrim modest, në kujtim të këtij Heroi e titullova “Ku e ka varrin Toma”.
O Shaqooo!A kishte mbiemer,llagap,ky Toma?Se po e trajton si qen rrugesh ,pa fis e pa fare.
Nejse punet tuaja komuniste,,se ju keshhtu i donit njerezit,proletare,qen kazansh,pa prone,pa rrenje,bir per shpirt te plakave serbe dhe Maqedonase.Ne shqiptareve te tradites,te na rroje kujtimi i Xheme Gostivarit,,Atij burri te Shqipnise ethnike qe i mbajti trojet e lira te Maqedonise Shqiptare,,Shkup,Kumanove,Kercove,Perlep,,Te Lira me Flamurin e Skenderbeut,deri ne 1945..Nuk guxonte sllav e shkja te shtynte gardh e kufij ne tokat shqiptare te Maqedonise. Sa qe gjalle Xheme Gostivari.
Shqip[eria ka pasur dhe ka patriote.
Lavdi deshmorit Tom Nik Gjelaj!
Paske bere hartim o Shaqo ziu, shyqyr qe nuk na e paske permendur “tarasin” e gjitha kjo nja corb e ndyre derrash,po per cfare Haxhi Lleshi flete mor tutkun analfabet,nje bashibuzuk,pa ideal,nje zullumqar,qe paguhej reguillisht nda Beogradi.Ne se do ishte pasqyruar sic duhej historia nuk do kishte ndodhur kjo katrahure e kuqe ne Shqiperi,mortja e kuqe perfitoi nga keto vemje dhe nga ty qe sot u mbane ison,fantazmave te kuqe.
Ne maqedoni as e kane njohur e as e kane degjuar kete Tomen or ti,ka qene roje pylli,dhe nje rebel qe u rebelua se e hoqen nga puna. Dhe ta dish mire ai u sterhua tek ca barrinje maqedonas,ne Jabllanice,ku ndejti fshehur,nuk ka te dhena se si eshte vrare ne materialet arkivore te ‘Shkupit”.Kete pune o Shaqo lerua historjanve se ti sa po e shikoj po e lyhen me varak te kuq,qe hajer mos bafshit e cuat shqiperine ne gremine.
Demo nuk u gdhende o trap
Demo, lexoje mire artikullin! E ke emrin aty: Tome Nik Gjelaj.
Kesaj i thone, koka ne Stamboll e trupi ne Janine.
E paska fillu luften si nje vrases dhe kacak, cfare te keqe i kishin bere Ata dy ushtaret Italjane qe i vrau duke ua nxire jeten e dy nenavepertej Detit.Ata ushtare mund te ishin aty per ta bere Shqiperine etnike qysh ne ate kohe ndersa ky mori malet duke u arratisur si vrases
KETA ZAGARE E HALERA QE TALLEN E MOHOJNE GJAKUN E DESHMOREVE TE LUFTES NAC CLIRIMTARE JANE OSE KELYSHER TE BALLISTEVE TE NDYRE OSE TRADHETARE E SPIUN NE SHERBIM TE ARMIQVE
U DJEGSHIN NE FERR SHPIRTERAT E TYRE DEMONIAKE
MALLKIMI I ATDHEUT RENTE MBI TA E RACEN E TYRE
Sipas Fjalorit te Gjuhes Shqipe fjala “çlirim” është e kundërta e fjalës “lirim”. Qe domethene se çlirim = pushtim.
Sllavo-komunistet vazhdojnë ta kujtojnë pushtimin qe i bene shqiptareve.
Tregime te tilla i duhen me shume rinise shqiptare qe nuk e kane haberin se cdo the thote fjala atdhedashuri.
1.demo
2.demir labi
3.tirona
4.shpuza
replikë me të parin: vazhdon end eti me budallallëkun tënd.
ta thashë proletarët janë njerëzit më revolucionarë ndërsa borgjezët janë njerëz që stepen dhe nuk duan revolucion. ata jan konformistë dhe utilitaristë.
replikë me të dytin:
o demiro e shof se të paskan dal në banjo fantazmat e kuqe kur u zgjove herët.
njëlloj si fantazma e komunizmit për të cilën marksi thoshte se tër forcat e evropës flakë janë bashkuar për të luftuar fantazmën.
komunizmi atëher ishte thjesht ideologji dhe prap borgjezia e kishte shum frik. sepse komunizmi do ti japë fund klasave dhe shfrytëzimit
replikë me të tretin:
a e dëgjon veten o budall.
italianët ishin aty për të bërë shqipërinë etnike.
kjo është sikur të thuash:un po bëja seks me gruan tënde që në fund ju të pajtoheshit dhe ti ktheshit marrëdhënieve tuaja.
thoshte hitleri shqiptarër jan rrac ariane dhe kta me vrap heil hitler. ndërkoh hitleri me zor ka msuar ku ndodhej shqipëria lere pastaj kosoven
replikë me të katërtin:
o shpuza, qenke shpuzë… për të ngrënë mut.
ku e pe këtë ti që çlirim do të thotë pushtim.
pp të jap ca mësime gjuhe:
ndris do të thotë ndriçoj.
i shtojm parashtesën sh.
bëhet shndris.
shndris do të thotë po prap ndriçoj buk do të thot të jet e kundlrta e ndris.
e kuptove tani që çlirim sësht fjal e kundërt me lirim.
dhe fjalën sllavokomunist e kam shpjeguar 1000 herë që është term nazist dhe antishkencor.
mund të thuhet komunist me prejarhje sllave ose shqiptare ose italiane etj por jo sllavokomjnist ose italianokomunjst seps ekomunistët nuk ndahen nga rraca. komunistët janë interncaionalistë
KOMUNISTET JANE QENER QE HANE PJELLEN E TYRE.Per 45 vjet hienat komuniste shqyen njeritjetrin.Racen dhe faren komuniste bota e zhvilluar e hodhi ne gjirizet e historis.
komunizmi ësht e ardhmja
frja ësht opiumi i popujve
Zoti Shaqir , i lexooj me kenaqesi shkrimet e tua , shkruar thjesht e embel , me gjuhen e popullit , per te vertetat qe ngulmon te transmetosh te lexuesi me nje ndjenje te thelle atdhetarizmi per te ndikuar tek brezi i ri . Je nga ata njeres qe te ngjall respekt .Le te lehin qente e rrugeve si gjithmone neper komente , se ata dine vetem te perbaltin cdo gje te mire qe eshte bere apo behet ne kete vend . Keshtu kane bere gjithe kohen soji i tyre . Ndaj thuhet : Nuk ka shtepi pa hale .