Procesi i kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin 2023 për kandidatët e kategorisë së tretë “Mësues i kualifikuar”, si dhe kategorisë së dytë “Mësues specialist” do të kryhet nëpërmjet portofolit të zhvillimit profesional, si dhe testimit me shkrim që do të zhvillojë çdo mësues sipas lëndëve dhe profileve dhe cikleve përkatëse. Ndërsa procesi i kualifikimit të mësuesve për kategorinë e parë “Mësues mjeshtër”, do të bëhet nëpërmjet vlerësimit të portofolit profesional të çdo mësuesi, si dhe orës mësimore të hapur që do të zëvendësojë testimin me shkrim të zhvilluar ndër vite. Sikundër edhe deklaroi disa ditë më parë, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbardhur gjatë ditës së djeshme udhëzimin e plotë në lidhje me procedurat dhe kushtet e kualifikimit të mësuesve për këtë vit shkollor, duke përcaktuar njkohësisht edhe skemën e detajuar të pikëve, me të cilat do të vlerësohet provimi me shkrim, ora mësimore e hapur, si dhe dosja e portofolit profesional të çdo mësuesi, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit.
Kriteret e pranimit
Kandidatët për kualifikim janë të gjithë punonjësit e institucioneve arsimore parauniversitare publike dhe private, të cilët kanë një diplomë në fushën e mësuesisë, ose zotërojnë diplomë të arsimit të lartë të ciklit të parë dhe të dytë të barasvlefshme me to, të ngjashme ose të përafërta me fushën përkatëse të mësimdhënies në arsimin parauniversitar, si dhe kandidatët që japin lëndën e muzikës, të arteve pamore, kërcimit dhe edukimit fizik.
Në këto kushte, procedurave të kualifikimit do t’u nënshtrohen të gjithë mësuesit që kanë plotësuar edhe vjetërsinë e duhur të punës sipas përcaktimeve të bëra për secilën nga tre shkallët e kualifikimit.
Për shkallën e kualifikimit kanë të drejtë që të përfshihen të gjithë mësuesit që deri në mbyllje të dhjetorit të vitit 2022, zotërojnë të paktën pesë vite pune në arsim. Kjo kategori mësuesish kualifikohet për kategorinë e tretë që është “Mësues i Kualifikuar”. Mësuesit me vjetërsi pune 10-vjeçare dhe më shumë, do të testohen për kategorinë e dytë, që është “Mësues i Specialist”. Ndërsa mësuesit me vjetërsi 20 vjeçare, do të kualifikohen për kategorinë e parë, që është “Mësues Mjeshtër”. Kjo ndarje përcakton edhe rritjen e pagës që mësuesi siguron në rastet kur vlerësohet pozitivisht në procesin e kualifikimit që do të zhvillohet gjatë muajit prill. Sipas kësaj ndarjeje, mësuesit që do të kalojnë me sukses procesin e kualfikimit do të sigurojnë edhe rritjen e pagës nga 5 për qind, në 10 për qind, si dhe 20 për qind për shkallën më të lartë të kualifikimit që do jetë edhe marrja e titullit “Mësues Mjeshtër”.
Për mësuesit që kanë mospërputhje midis vjetërsisë së punës në arsim dhe kategorisë së kualifikimit, autoritetet e arsimit sqarojnë se këta kandidatë do të mund të garojnë përgjatë këtij viti për shkallën më të ulët të kualifikimit, që nuk e kanë fituar ende. Ndërsa duke nisur nga viti shkollor 2014-2015 dhe në vazhdim, mësuesit që plotësojnë kriterin e vjetërsisë së punës sipas kushteve të përmendura më lart, kanë të drejtë të garojnë për të fituar një nga tre kategoritë e kualifikimit, nëse kanë kryer të paktën tre ditë trajnimi në vitin kalendarik, të cilat janë të barazvlefshme me 18 orë trajnimi të pasqyruara me një kredit.
Faza e parë e konkurrimit për kualifikimin
Në fazën e parë të konkurrimit për shkallën e kualifikimit mësuesit do të duhet të aplikojnë duke dorëzuar dosjen e protofolit profesional. Në përmbajtje të këtij portofoli duhet të jenë dokumentet e përcaktuara, me anë të cilave mësuesit do të mund të sigurojnë deri në 30 pikë. Dosjen e plotë të dokumenteve që duhet të dorëzoni në portofolin profesional e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.
Faza e dytë e konkurrimit për kualifikimin
Në fazën e dytë të konkurrimit do të marrin pjesë të gjithë mësuesit që do të kalojnë me sukses vlerësimin e portofolit profesional. Në këtë fazë mësuesit do të garojnë duke dhënë tetsimin me shkrim për kategorinë e dytë dhe të tretë të kualifikimit, teksa risi për këtë vit është për kategorinë e parë, mësuesit e të cilës nuk do të zhvillojnë më provim, por do të vlerësohen nëpërmjet zbatimit të një orë mësimi të hapur.
Testet e kualifikimit dhe ora e hapur e mësimit
Për kategorinë e dytë dhe të tretë të kualifikimit mësuesit do t’i nënshtrohen provimit me shkrim. Fushat kryesore në të cilat testohen njohuritë dhe aftësitë e mësuesve, janë të tilla si: dokumentet zyrtare të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë mësimore, edukative të mësuesve, standardet dhe programet e lëndës në të cilën janë profilizuar dhe zhvillojnë mësim, aspekte të pedagogjisë dhe të metodologjisë së mësimdhënies dhe të të nxënit, aspekte të etikës dhe të komunikimit, aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, si dhe përmbajtja shkencore e kurrikulës së lëndës që japin mësim. Në vijim të shrkimit gjeni të detajuara pjesën e dokumenteve zyrtare ligjore nga ku do të merren një pjesë e pyetjeve të testit.
Ndërsa për kategorinë e parë të kualifikimit faza e dytë përfshin orën mësimore të hapur. Zhvillimi i orës mësimore të hapur për kandidatët e katëgorisë së parë të kualfikimit do të organizohet në shkollën përkatëse, ku mësuesi jep mësim, ndërkohë që do të jetë vetë ai që do të zgjedhë klasën me të cilën do të kryejë këtë orë. Zyra vendore e arsimit në bashkëpunim me përfaqësuesit e rrjeteve profesionale, harton kalenadrin e orëve mësimore të hapura dhe e miraton atë për të gjithë kandidatët, sipas periudhës së përcaktuar nga MAS. Ora mësimore e hapur për procesin e kualifikimit ndërtohet sipas planifikimit ditor, duke përfshirë risi metodologjike, për realizimin e rezultateve të të nxënit, si dhe risi në procesin e të nxënit. Këto orë do të jenë sipas profilit të lëndës ku mësuesi jep mësim. Drejtuesi i rrjetit profesional do të sigurojë pjesëmarrjen e anëtarëve të rrjetit profesional në orën mësimore të hapur të zhvilluar nga kandidati mësues për kategorinë e parë të kualifkimit. Pjesë e kësja ore mësimore do të jetë edhe drejtuesi i shkollës, si dhe përfaqësuesit e këshillit të prindërve. Në përfundim, ora mësimore e hapur do të vlerësohet sipas niveleve të vlerësimi.
Vlerësimi final për kualifikimin
Vlerësimi përfundimtar i çdo kandidati që garon për shkallën e kualifikimit përgjatë këtij viti do të bëhet me sistemin e 100 pikëve, të cilat mblidhen nga portofoli i mësuesit (30 pikë), si dhe pikët e testit me shkrim (70 pikë). Kandidati vlerësohet me 5 shkallë që janë: A-Shkëlqyeshëm, B-Shumë mirë, C-Mirë, D-Mjaftueshëm, si dhe E-Dobët. Në udhëzimin e MASR përcaktohet se mësuesit që japin testin e kualifikimit por që janë të pakënaqur me rezultatin mund të garojn sërish përgjatë viteve në vijim për të përmirësuar rezultatin. Në përfundim të këtioj procesi kandidati merr edhe certifiktanë përkatëse që konfirmon shkallën e kualifikimit të fituar. Sipas udhëzimeve të dikasterit të Arsimit, mësuesit që nuk arrijnë të sigurojnë pikët kaluese përgjatë këtij viti, kanë të drejtë që të testohen sërish për të fituar shkallën përkatëse të kualifikimit përgjatë vitit të ardhëshëm. Rezultatet negative nuk penalizojnë mësuesin me humbje të vendit të punës.
DOSJA E PORTOFOLIT PROFESIONAL QË DUHET TË KETË ÇDO MËSUES
Portofoli personal i kandidatit duhet të përmbajë këto dokumente:
- Jetëshkrimi (me fotografi).
- Fotokopje e noterizuar e certifikatave me kreditet përkatëse (nëse ka).
- Fotokopje e noterziuar e dëshmive të tiujve, apo gradave shkencore (nëse ka).
- Fotokopje e noterziuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhës së huaj (nëse ka).
- Vlerësimi i fundit i drejtorit të institucionit arsimor.
Portofoli profesional i kandidatit duhet të ketë këto dokumente autentike dhe origjinale:
- Planin e një akitiviteti të një klase të caktuar, ose grup klasash organizuar nga mësuesi përkatës, të realizuar gjatë vitit të kualifikimit, të shoqëruar me realizimin e aktivitetit me foto, etj.
- Planifikimi i një ore model mësimi (ditar) duke u bazuar në mësimdhënien me në qendër nxënësin sipas kurrikulës me kompetenca.
- Një test përmbledhës sipas profilit përkatës për një periudhë të caktuar,të realizuar gjatë vitit të kualifikimit, të shoqëruar me një analizë të thjeshtë të rezultateve të arritura në një klasë të caktuar.
- Plani i një një projekti kurrikular së bashku me përshkrimin e realizimit të tij të realizuar për një klasë të caktuar.
- Diplomë e ciklit të dytë master me 60-120 kredite, diplomat e ciklit të tretë Master Ekzekutiv, ose të barazvlefshme me to, doktoratë të fituar në fushën e edukimit, drejtimit të arsimit dhe që lidhet me profesionin përkatës. Diploma e ciklit të dytë nuk fiton pikë, nëse vlen si kriter arsimimi për profesionin e mësuesit.
- Skemën e plotë të vlerësimit të secilit dokument që përmban portofoli profesional e gjeni të detajuar në tabelat në vijim të shkrimit.
- Gjuha e huaj e mbrojtur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

