Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kukulla llupëse”, gazetari afër të majtës e pranon: Të dy palët po përbuzen nga një shumicë gjithmonë e më e madhe shqiptarësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Kukulla llupëse”, gazetari afër të majtës e pranon: Të dy palët po përbuzen nga një shumicë gjithmonë e më e madhe shqiptarësh
Lajmi i funditopinion

“Kukulla llupëse”, gazetari afër të majtës e pranon: Të dy palët po përbuzen nga një shumicë gjithmonë e më e madhe shqiptarësh

Published: December 1, 2024
Shpërndaje

Gazetari i njohur Lorenc Vangjeli shkruan se hetimet e SPAK po nxjerrin në dritë një flluskë të madhe hipokrizie ku ka jetuar një “elitë” e vogël e drejtuar nga klasa politike në Tiranë.

“Të dy palët po marrin dëshmi dita-ditës se në Tiranë është shfaqur një pushtet i ri që po trazon ujërat e kënetës politike të tranzcionit. Se po zbulohet ajo fluskë gjigante hipokrizie ku ka jetuar klasa politike shqiptare.

Tërësisht e shkëputur nga realiteti, e dashuruar verbërisht vetëm nga një pakicë gjithmonë e më e rrudhur, të përbërë nga idhujtarët e pashmangshëm të pushtetit, nga llogaritarët e interesit, nga viktimat e varësisë ndaj tifozerisë me politikës, por e përbuzur nga një shumicë gjithmonë e më e madhe shqiptarësh, ajo po ndeshet me një realitet kryeneç që nuk ka as takat dhe as mundësi që ta ndryshojë’ – shkruan Vangjeli.

- Publicitet -

Ai shton se është e pamundur që të filtrohet e gjithë këneta, por uji po trazohet ligsht.

“Nuk është keq si fillim! Qoftë dhe duke bërë shumicën e qytetarëve spektatorë në një shfaqje me kukulla llupëse, shpesh në kufirin e qesharakes, që nuk le shkas për vdekje nga mërzia. Në Tiranë po prodhohet një histori ndryshe. Nuk e shohin vetëm të verbërit dhe budallenjtë e padobishëm” – shkruan ai.

Shkrimi i plotë, duke klikuar KËTU

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • prehistoriku says:
    December 1, 2024 at 11:53 am

    Nuk mund te vihet barazimi mes rames e berishes.
    Respekt per vangjelin po ketu e ka tepruar

    Reply
    • Vlora 97 says:
      December 1, 2024 at 11:54 am

      Mire e ke ti
      Rama eshte me keq
      Ai katnari vicidolit vret fukarenj n mes te tiranes po ky qytetari i Kristaqit vrau te ardhmen

      Reply
  • adhamudhi i digjitalizmës says:
    December 1, 2024 at 11:54 am

    Kryeministri Edi Rama e ka gjetur kurën kundër dhunës në shkolla: monitorim me kamera dhe ndalim i TikTok-ut.

    Nuk mund të kërkohej fatkeqësi më e madhe se kaq, sesa qenia në krye të punëve e dikujt që i pret drutë shkurt se aq e ka enën, ose atë agjendë ka.

    Sa herë e kemi dëgjuar zotërinë të flasë së digjitalizimi do të zgjidhë si me magji problemet e korrupsionit në administratë? Sa herë kemi dëgjuar se qeveria e zotit Rama do kalojë në procese të caktauara inteligjencën artificiale?

    Ku jemi? Jemi në pikën që korrupsioni është ekonomia jonë dhe krimi policia e vërtetë.

    Problemi me të cilin përballet sot shoqoëria shqiptare e has çdo shoqëri në botë, ose në Europë të paktën. Teknologjia e Informacionit ka mundësuar kapërcimin e mureve sociale dhe hierarkive duke eliminuar distancat tradicionale mes grupeve dhe duke turmëzuar një shoqëri të tërë. Përgjigja ndaj kësaj sfide nuk ekziston ende në asnjë vend, por vetëm mbyllja e plotë nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë.

    Megjithatë, duke konsideruar se kemi të bëjmë me një vullnet të mirë dhe se mbyllja e TikTok nuk lidhet me ndonjë arsye politike që shkon përtej episodit të shkollës “Fan Noli”, sërish mbetet një paradoks.

    Zoti Rama ka në dorë një instrument të ligjshëm si Autoriteti i Mediave Audiovizive, i cili nuk vepron në asnjë rast ndaj atyre që ligji i njeh si Operatorë të Shërbimit të Medias Audiovizive, kur shkelin të gjitha normat ekike dhe morale. Çfarë ka më keq TikTok në kultivimin e një kulture degradimi dhe dhune nga Top-Channel me programet e veta që nuk kanë emër?

    Sa herë ka patur ankesa për degradimin, shthurjen dhe degjenerimin në programe të këtij televizoni kombëtar? Sa reagime kemi patur? Zero.

    Të kapesh sot te TikTok për të kufizuar apo kundërvepruar ndaj kulturës së dhunës, është një gjetje gjysmake, në mos një dredhi për të mos parë se venat e kësaj kulture janë të lidhura fort me liçenca dhe frekuenca televizionesh që vetëm përmbajtje etike nuk kanë. Ndaj çështja është shumë më e gjerë.

    Ta zëmë çfarë mund të mendojë një adoleshente kur sheh Elisa Spiropalin si ecën, si flet, çfarë flet, si vishet, me çfarë vishet? Do mendojë se puna dhe shkollimi kanë vlerë në këtë vend?

    Çfarë mund të mendojë një adoleshent kur sheh se një gazetar si Baton Haxhiu rezulton me vilë të falur thuajse dhe bën moral nga mëngjesi në darkë? Apo kur sheh se gazetarë të tjerë që janë si letër alumini që mbështjell kocka kërmash e ilustrojnë karrierën e tyre si “pjeshka instagrami”?

    TikTok është një degë e shtuar të gjithësh, e kënetës ku jetojmë të gjithë, e llumit që na ka përmbytur, për të cilin na duhet të dëgjojmë receta nga Adhamudhi i digjitalizmës, Heqimi i vetëm i sëmundjeve të kësaj kohe që mbarështon në fakt çdo sëmundje. Pse? Sepse qeveria është paraja në këtë vend pa treg real dhe konkurencë. Kështu siç z. Rama absolutizon TikTok-un, na lind e drejta të absolutizojmë akuzën.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    December 1, 2024 at 12:46 pm

    Derisa Berisha do jete prezent ne politiken e dites,kufoma e kalbur politike do qelbe gjithe ambjentin.Ka nje shumice idiotesh te padobishem ne Media si gazetare e analiste qe e quajne te vdekur politikisht .Qesharake, eshte lideri i njeres nga dy palet politike ne zgjedhjet e 2025 dhe kanditati per KM.Ne keto 112 vite shtet shqiptar eshte fatkeqesia me e madhe krahas Enver Hoxhes,te cilin e ka idhull dhe udheheqes ,lere se e shan.Thjesht e mban gjalle.Eshte enveristi me i shquar i gjalle.Kjo eshte vertete fatkeqesi ,sepse eshte alternative per te marre pushtetin,lere c’hane mut kot analiste e tjere qe ala e kane frike.

    Reply
  • Dursakja says:
    December 1, 2024 at 3:52 pm

    Sali Ramë Berisha vrau të “shkuarën” . Ha ha ha

    Reply
  • Humoristi says:
    December 2, 2024 at 10:25 am

    E gjithe kasta e politikes shqiptare eshte bere e neveritshme,sebashku me mender oponistet ne krah!? 30 vite me te njejtin kryetare partije.Ne emertimet e tyre kerkojne ta quajne veten klase politike ,me burra shteti qe nuk bejne zgjedhje te lira,brenda vetes,llogariteni ne total!?

    Reply
  • Lali says:
    December 2, 2024 at 10:39 am

    Loro Vangjeli neper studio me pamjen tejet te zymte si te Hetuesve te kohes Agjitacionit e Propagandes thote me sinqeritet e me seriozitet ekstrem se eshte analist krejt i pa varur, pra mos e ngaterroni kot me te Majten..
    Pastaj po ky Loro kaq serioz e nopran kthehet ne Vangjalletus kur shko neper Buzuqet greke e hipen mbi tavoline duke thyer pjata nga lezeti e hareja mu si grek i vertete (ka foto te Loros mbi tavolina duke sperdredhur bythet ne Athine )

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?