Nga Adrian Thano
Ka një debat në mediat amerikane ditët e fundit për taksimin e pasurisë së tepërt në New York. Quhet “pied-à-terre” dhe ka të bëjë me taksimin e apartamenteve që qëndrojnë bosh. Ky është një premtim elektoral i kryebashkiakut socialist Zohran Mamdani, të cilin ai tani po kërkon ta bëjë realitet.
Kur një qytet ka mijëra njerëz që nuk përballojnë qiranë, ndërsa apartamente multimilionëshe qëndrojnë bosh, ideja që këto prona të kontribuojnë më shumë, është logjike. Sidomos në një metropol si New York-u, ku hendeku mes elitës financiare dhe të tjerëve është bërë pothuaj brutal. Ndaj taksimi i luksit është i drejtë.
Reagimi i pasunarëve kundër propozimeve të Mamdanit ishte i pritur. Nuk është një përplasje e re për shoqërinë amerikane. Sigurisht, të kamurit, kanë edhe mundësinë për ta ndikuar opinionin publik. Ia kanë arritur deri diku që kjo taksë e domosdoshme të mos shihet si instrument për të financuar shërbime publike, por si mjet për të “goditur suksesin”.
Kështu që ka marrë hov debati nëse po mbrohet drejtësia sociale apo po ushqehet klimë hakmarrje ndaj atyre që kanë më shumë.
Në teori, shteti ndërtohet mbi balancën, pra nuk ka interes afatgjatë te demonizimi i pasurisë në tërësi. Shoqëritë që e trajtojnë kapitalin si armik, përfundojnë duke larguar investimin, energjinë sipërmarrëse dhe vetë motorin ekonomik që prodhon mirëqenie.
Nga ana tjetër është e vështirë të flasësh për “liri ekonomike” kur një pjesë e madhe e pasurisë globale është përqendruar në nivele oligarkike. Një grusht njerëzish zotërojnë pasuri më të mëdha se buxhetet e disa shteteve. Në këto rrethana është normale që shoqëria të kërkojë korrigjim.
Aq më tepër që kapitalizmi pa kufij prodhon edhr arrogancë sociale, deformim politik, ndikim disproporcional mbi demokracinë.
Por deri ku mund të shkojë shteti pa e kthyer drejtësinë sociale në populizëm ekonomik? Dmth pa shkelur atë vijën e hollë mes solidaritetit dhe urrejtjes klasore?
Ekuilibri është zgjidhja. Një shoqëri e shëndetshme nuk duhet as të adhurojë miliarderët si perëndi dhe as t’i trajtojë këta si armiq publikë. Pasuria duhet të mbajë përgjegjësi, taksa duhet të mbetet instrument ekonomie.
Këtu vijmë te përshtatja e këtij debati në aktualitetin shqiptar. Nëse në SHBA flitet për “kapitalizëm agresiv”, tek ne flitet për një ekonomi që lëviz mes informalitetit, monopoleve dhe një shtrese të re me pasurim të shpejtë, e cila nuk ka lidhje me ciklet klasike të punës.
Marrim paradoksin e kullave dhe shtëpive bosh. Ashtu si në New York me propozimin e Mamdanit për pied-à-terre, edhe në Tiranë shohim një fenomen të ngjashëm. Një vrull ndërtimi të luksit ndërkohë që kërkesa organike për strehim është në krizë.
Shumë nga këto pasuri nuk ndërtohen e as nuk blihen për të jetuar, por për të “parkuar” kapitalin me burime të errëta. Politika nuk i takson këto prona që rrinë bosh. Në këtë mënyrë ajo praktikisht subvencionon rritjen artificiale të çmimeve, duke e bërë të pamundur blerjen e një shtëpie për një çift të ri që jeton ndershmërisht me rrogë.
Sigurisht ka diferenca të dukshme me tregun amerikan. Në Shqipëri, pasuria e madhe nuk vjen nga inovacione në treg apo histori të ngjashme. Paraja e pistë e më pas aksesi te burimet publike është versioni shqiptar i akumulimit të pasurive pa punë të palodhur. Pasurimi nga ndryshimi i destinacionit të tokës apo nga lejet e ndërtimit është një tjetër formë. Pra vlera krijohet nga “firma e zyrtarit” dhe jo nga djersa e sipërmarrësit. Në këto kushte taksimi i saj është edhe një kthim borxhi ndaj shoqërisë.
Gjithsesi, për sa kohë ne kemi ende pa zgjidhur dallimin mes kapitalit etik dhe kapitalit klientelist, debati nuk është sa të larta t’i kemi taksat, por cilin lloj pasurimi duam të inkurajojmë.
Nëse taksojmë rëndë punën dhe lehtë pasurinë pasive (ndërtimet, qiratë, koncesionet), ne po u themi njerëzve me ide biznesi: “Gjej një rrugë të jesh pranë pushtetit”, dmth afër thesit. Kjo na con prapë te vdekja e meritokracisë për të cilën kemi shkruar shpesh.
Ka edhe diçka tjetër në Shqipëri. Marrëdhënia me taksat. Në mentalitetin tonë kolektiv ekziston ende ideja se paratë që vidhen në tendera apo koncesione janë “paratë e shtetit”, një entitet abstrakt, i largët dhe madje armiqësor. Mua më duket se ende nuk e perceptojmë dot në masë qytetare që çdo lek i abuzuar është orë pune jona, është djersë që i është hequr tavolinës së familjes.
Pse ndodh kjo? Pse e kemi të zbehtë ndjenjën e pronësisë mbi ato para? Kjo meriton debat më vete. Por në vendet me demokraci të konsoliduar, taksa kuptohet si një faturë për shërbimet. Unë paguaj, unë kërkoj llogari për trotuarin, shkollën, spitalin. Tek ne, qytetari e sheh taksën si një “gjobë” që duhet hequr qafe, jo si një investim.
Por sa më pak të kuptojë publiku se si funksionon buxheti, sa kushton një kilometër rrugë realisht dhe sa përqind e taksave shkojnë atje dhe sa këtu, sa për interesa borxhi, etj aq më e lehtë është që të manipulohet. Reagimi ndaj vjedhjes do ishte ndryshe nëse njerëzit do kuptonin më qartë rrugëtimin se si taksat e tyre ushqejnë miliarderët e krijuar me firma zyrtarësh.
Pa këtë qartësi, shoqëria është turmë që pret radhën për t’u vjedhur, ose radhën për të vjedhur diçka vetë.
Ditë të mbarë
Adrian Thano
Marrë nga rubrika e bashkëbisedimit të Kryeredaktorit me lexuesit, cdo ditë në faqen 2, versioni print i gazetës. Argumenti ka të bëjë me pyetjen e lexuesit Gani USA pse në Tiranë qeveria socialiste nuk ndjek shembullin e Mamdanit lidhur me taksimin e apartamenteve bosh për të nxitur shitjen dhe uljen e çmimeve

vend 35 Vjet pa’ shtet,’Zot’POPULL e pereNi,katraure,ORGJI
Thuhet se Armiku’ me i rrezikshem eshte Armiku’ qe s’duket…’
Sot pas 35 Vjetesh ARMIKU me i rrezikshem NUK eshte SS-Serbi Sali qe ne shesh te mejdanit dogji dhe vazhdon e djeg ish ShQIperi ..POR SS-Skuthi Surrelit qe nuk ‘duket’ se e mbulojne Batutat il qe nuk thote ASGJE,Mjekrra e ISIS dhe Janulles….!
Ka disa probleme qe duhen prekur;
Se pari duhet vendosur se cili eshte minimumi i pataksueshmerise. Nese nuk ekziston ky rregull qeveria ben kasaphane me shtresen e mesme dhe lejon te livadhisin oligarket. Menyra progresive e taksimit duhej aplikuar sipas barrierave fiskale, pra sa me shume kalon tavanet e fitimit aq me e larte duhej te ishte pagesa e taksave. Tek apartamentet e pashitura ne Tirane nuk eshte e njejta çeshtje si ne New York. Atje eshte ceshtje pasurimi, akumulimi, investimi etj. Tek ne eshte ceshtje droge, mafie, prostitucioni dhe pastrim parash. Futja ne nje thes e ketyre problemeve me duket trajtim i ceket dhe i shpejtuar. Rasti i Tiranes ka nevoje per policine antidroge dhe prokurore te pastrimit te parave dhe jo ‘taksim me te rende’. Ne fund, i merr qeveria Rama gjithe keto koncepte dhe u a rras me taksa e dini kujt? Shtreses se mesme. Dhomave me qira per booking dhe airbnb, u merr 20% tvsh dhe 15% tatim fitimi plus takse per pronen si biznes, energjine dhe ujin si biznes. Per 15.000 euro xhiro vjetore ku punon gjithe familja taksohet 7000 euro dhe nuk i njihet asnje shpenzim. E gjithe kjo ndodh kur qeveria eshte ne altivitet te plote antipopullor, ku ministra dhe kryetare bashkie jane nen hetim per vjedhje, shperdorim detyre, dhe qeveria perballet me humbje ne arbitrazh me qindra milione bashke me korrupsionin galopant kur perfitues jane ata vete dhe veglat e tyre. Feudalizmi eshte per tu pire ne kupe perpara regjimit taksues te qeverise aktuale. 10% ka qene taksa ne mesjete. Asgje me shume. Keta, na e rropen lekuren.
Kemi nevoje urgjente per lufte kunder zaptimit te hapesirave publike dhe ristrukturim te ekonomise ne drejtim te rritjes se prodhimit. Taksimi per kullat dhe apartamentet e paperdorura eshte imediat. Shqiperia ka nevoje per rritje te qarkullimit te kapitalit dhe per investime ne asete luksi. Kjo nuk e pengon gjurmimin e pastrimit te parave.
Nuk kemi luksin e investimeve pa plan qe pjellin vecse deshtime, kujtoni karburantet! Investimi duhet te drejtohet.
Nuk kemi as nevoje te zgjatemi per terma te minimumit te pataksueshmerise etj. mjafton te zbatojme ligjet ne fuqi. Asnje ndertim nuk perfundon ne afatin e projektuar dhe nuk penalizohet sipas ligjit.
Le te njohim vleren kontabile te pallateve (apartamenteve) ne kosto historike dhe jo me rivleresime qe rrisin ne menyre te genjeshtert GDP dhe ekonomine e vendit.
E para kulle e ndertuar ne tirane (kulla e gjelber perballe katedrales ortodokse) ka filluar ndertimin ne vitin 2004 dhe pas 22 vjetesh eshte akoma 80% bosh!?
Te lumte dora dhe mendja per temen qe trajton.
Nuk i mjaftojne 300 kulla dhe 300 apartamente supper te shtrenjta,Kerkon te grabise edhe apartyamentet e fukarave,te kohes baba qemos,qe nyk kane paguar elektrikun.
Po hiqe elektrikun,Cfare pret?
Taksimi i apartamenteve bosh ose te pashitur duhet te behet urgjent nga qeveria shqiptare. Taksimi duhet te behet ne menyre progresive. Apartamenti ne pronesi dhe ku banon ka taksen me te ulte ose aspak, apartamenti i dyte taksohet me shume, i treti ne pronesi taksohet me shume se i dyti dhe keshtu me rradhe. Keto taksa rregullojne edhe ndertimin pakriter dhe te panevojshem qe po pushton trojet ne Shqiperi. Taksa mbi apatamentet e pashitura dhe bosh eshte e domosdoshme qe te equilibroje edhe cmimin e banesave me te ardhurat reale te popullesise ne vendin tone.
Dakort jam me taksimin, problemi eshte me Vjedhjen e Parase Publike.
Gjithe koncesionet dhe tenderat jepen per te pasuruar Ramen dhe turmen e Ballukeve, Veliajve, Ulajt, Gjiknurin, Karcanajt, Akshin.., dhe nuk ka mbarim lista e krimineleve qe po e grabisin dhe shkaterrojne cdo dite shtetin dhe shqiptaret.
Taksat jane therrime perpara tmerrit te grabitjes dhe shkaterrimit
populli shqiptar ka marre goditje ne koke. nuk kupton se eshte cyryk
Dhe kur ua thote Ramuti qe jane burra cyryke, mendojne qe e ka vetem per larot e Berishes
E ka per te gjithe, o milet budalla
Taksat janë çmimi që paguajmë për një shoqëri të civilizuar.” (Oliver Wendell Holmes Jr.)
“Një qeveri që vjedh Pjetrin për të paguar Palin mund të mbështetet gjithmonë në mbështetjen e Palit.” (George Bernard Shaw)
“Korrupsioni është më i keq se prostitucioni. Ky i fundit mund të rrezikojë moralin e një individi; i pari në mënyrë të pashmangshme rrezikon moralin e të gjithë vendit.” (Karl Kraus)
__________________________
Si fillim duhet të themi në ç’regjim jetojmë? Në demokraci? Autokraci? Kleptokraci? Autokracia e mëson qytetarin të kërkojë favore, jo llogari. E vërtetë ajo që thotë Thano, pra që shoqëritë demokratike ndërtohen kur qytetari kupton se ato para publike janë të tijat. Por, qytetari fillon ta respektojë shtetin vetëm kur shteti respekton djersën e qytetarit. Kleptokracia nuk vjedh vetëm paranë publike, por edhe ndjenjën e pronësisë qytetare. Korrupsioni nuk është vetëm vjedhje parash; është shkatërrim i besimit tek kontrata shoqërore. Në një kleptokraci, taksat mblidhen si në demokraci, por shpërndahen si në feudalizëm. Nëse qeveria punon për një grusht oligarkësh që shfrytëzojnë apo përvetësojnë pasuritë dhe pronat publike, shteti bëhet i huaj për qytetarin. Kështu qytetari duke parë se nuk gjen merotokraci, do gjejë lidhje miqësie apo duke paguar ryshfet për të marrë të drejtën e tij. Ose i dëshpëruar do shpopullohet, gjë që ka ndodhur masivisht këto dekada. Në një shtet klientelist, posti i punës nuk shihet si meritë por si shpërblim besnikërie. Në një shoqëri të korruptuar, merita shihet si kërcënim. Kështu e “edukoi” kjo klasë polike gënjeshtarësh të korruptuar këtë popull. Kur mungon drejtësia sociale dihen pasojat. Thënë sa më sipër, kjo lloj kulture (apo edukimi) e krijuar në popull do kohë të ndryshojë. I takson apo jo pronën e parë, të dytën, të tretën e kështu me radhë, pak rëndësi ka për pjesën më të madhe të popullit, sepse ai është i kufizuar në nevojat bazike, me të ardhurat që ka mezi kalon muajin, nuk gjen dot një punë në zanat, nuk gjen dot një punë me pagë dinjitoze, nuk blen dot një shtëpi, madje me shumë mund paguan edhe qiranë, nuk ka siguri ushqimore, dhe rasti më i fundit qe helmimi që pësuan studentët te Akademia e Sigurisë, një skandal! Problemi i vërtetë nuk është se si të paguhet qeveria, por si të kufizohet ajo.” -ka thënë Ludwig von Mises. Për sa kohë do jetojmë në një autokraci të korruptuar, problemi kryesor nuk është si do taksojë qeveria, por si të frenojmë korrupsionin dhe grabitjen e pasurisë dhe pronave publike që një qeveri e korruptuar mund ta bëjë me forcën e ligjit që ia japin kartonat dhe “manekinët” në parlament. Kur mbron “korrupsionin” me votë për të mos hequr imunitetin, a thua e kanë problem për të bërë çfarë të duan me Shqipërinë sikur ta kenë plaçkë të tyre?
Thano.. ! Është taksa reale e pronës ajo qe e rregullon këtë pune.. por shtëpia e dyte e ka me te madhe.., po kështu kur e mban bosh… por oligarkët dhe partneret e tyre ne Qeveri e kane lane per ma vone
Se pari duhet vendosur se cili eshte minimumi i pataksueshmerise. Nese nuk ekziston ky rregull qeveria ben kasaphane me shtresen e mesme dhe lejon te livadhisin oligarket. Menyra progresive e taksimit duhej aplikuar sipas barrierave fiskale, pra sa me shume kalon tavanet e fitimit aq me e larte duhej te ishte pagesa e taksave. Tek apartamentet e pashitura ne Tirane nuk eshte e njejta çeshtje si ne New York. Atje eshte ceshtje pasurimi, akumulimi, investimi etj. Tek ne eshte ceshtje droge, mafie, prostitucioni dhe pastrim parash. Futja ne nje thes e ketyre problemeve me duket trajtim i ceket dhe i shpejtuar. Rasti i Tiranes ka nevoje per policine antidroge dhe prokurore te pastrimit te parave dhe jo ‘taksim me te rende’. Ne fund, i merr qeveria Rama gjithe keto koncepte dhe u a rras me taksa e dini kujt? Shtreses se mesme. Dhomave me qira per booking dhe airbnb, u merr 20% tvsh dhe 15% tatim fitimi plus takse per pronen si biznes, energjine dhe ujin si biznes. Per 15.000 euro xhiro vjetore ku punon gjithe familja taksohet 7000 euro dhe nuk i njihet asnje shpenzim. E gjithe kjo ndodh kur qeveria eshte ne altivitet te plote antipopullor, ku ministra dhe kryetare bashkie jane nen hetim per vjedhje, shperdorim detyre, dhe qeveria perballet me humbje ne arbitrazh me qindra milione bashke me korrupsionin galopant kur perfitues jane ata vete dhe veglat e tyre. Feudalizmi eshte per tu pire ne kupe perpara regjimit taksues te qeverise aktuale. 10% ka qene taksa ne mesjete. Asgje me shume. Keta, na e rropen lekuren.
Zoti Thano, i lexoj me shume deshire analizat e postuara nga ju. Uroj te shkruani sa me shpesh, sepse ( per mendimin tim) jeni i vetmi qe perpiqeni te na hapni syte, te cilat na i kane mbyllur rrjetet sociale. Faleminderit
Qeverriu fashist mendon se biznesi ne shqiperi duhet te promovohet jo te taksohet.
Sipas qivirriut biznesi ne shqiperi ka vuajtur persekutimin nga komunizma prandaj dhe pse 3,5 dekada me pas biznesi do mbeshtetur. Ai do shperblyer me fonde publike, duhet besuar kur shpall se del me humbje, do lene te kaleroje i lire mbi tregun duke valevitur flamuret e cmimeve si e sa ti doje bytha, me nji llaf populli te uli kurrizin qe ta shalojne oligarket.
Ja une e kam lene apartamentin bosh,Kam shkuar te banoj tek femijet,se nuk paguaj dot elektrikun,ujin,Tilivizorin,internetin,ilacet,domate 4 mijeleke qiloja,leri te tjerat.E cfare do besh Ti on degjenerate,mor shtet hajdut,qe nuk ngopesh duke grabitur,,Do me taksosh Apartamentin si shtepi e dyte?Hajde te taxosh kete timin!
Shqiptaret e kane harruar komunizmin ose jane aq te indoktrinuar me kete virus sa as jetesa 10 veta ne nje dhome e nje guzhine, apo jetesa tek lagja e Brakes nuk ju ben pershtypje, ose ( qe ka me shume mundesi) meqense keshtu behet ne Amerike keshtu duhet te bejme edhe ne ( edhe muti po te jete Amerikan eshte i shijshem). E mira e gjithe kesaj eshte se Shqiperia nuk krahasohet me Ameriken. Te pakten nga niveli i korupisonit. Kullat e Tiranes jane pastrim parash te krimit e droges keto te Amerikes te pakten kane shume me pak droge e krim brenda. Pra ky Thanoja, qe laj e thaj kete kemi, do te duket si i “jashtem” e shkruan budalleqe. Edhe dicka tjeter ; komunizmi ( nen emrin Socializem) eshte shtrire ne Evrope e Amerike dhe keto dy vende do te perfundojne si Bashkim i Sovjetik ( historia keshut ka treguar) Kujdes ne Shqiptaret.
Prona ose te perket ty, ose i perket nje bande kriminale qe e quan veten shtet. Nje prone qe Taksohet nuk quhet e jotja, por e atij qe e takson. Taksat, cdo lloj takse, nuk eshte vecori e Kapitalizmit te mirefillte dhe ekonomise se lire te tregut, por eshte veti e sistemeve Totalitare qofshin ato socialiste ( Fashiste ) ose Komuniste. Dikush mund te sjelle si shembull Ameriken ose Europen per taksat, por harrojne se keto hapesira nuk jane Kapitalizem. Sistemi i taksave eshte thjesht nje forme mafioze presioni dhe kercenimi, per te detyruar njerezit te paguajne nga mundi i tyre nje strukture kriminale qe paraqitet si shtet.
Ju thatë:
Shumë nga këto pasuri nuk ndërtohen e as nuk blihen për të jetuar, por për të “parkuar” kapitalin me burime të errëta.
Pra jo të gjitha. Me hamëndje thua shumë. Po ara pak që janë në emigrim, blejnë shtëpi për vete edhe fëmijet në emigrim, dhe vazhdojnë të punonjë deri kur dalin në pension…
Si unë përshëmbull? Çpunë kam unë me atë karin e New York?
Ta jap une pergjigjen si ish-emigrant dhe si qytetar qe kam 5 vite vij verdallë per nje mashtrim
Kur thuhet ‘shumë’, i referohet asaj pjese të tregut qe ka fryrë çmimet në mënyrë artificiale, duke e bërë të pamundur blerjen për një qytetar të thjeshtë apo një emigrant të ndershëm.
Dallimi është ky:
Emigranti (si puna juaj): Investon kursimet e 20-30 viteve punë të rëndë në emigrim për të siguruar një strehë për pleqërinë ose për fëmijët. Kjo është sakrificë dhe meriton respekt.
Por ‘Parkuesit’ e kapitalit janë ata që blejnë 5 ose 10 apartamente menjëherë, pa i lëshuar as me qira, duke i mbajtur bosh vetëm për të fshehur paratë.
Ju nuk keni lidhje me ‘atë karin e New York-ut’ por problemi është se këta të fundit, duke blerë me çmime absurde, jua vështirësojnë edhe juve blerjen e asaj shtëpie që meritoni pas një jete në emigrim.
Shoqeria shqiptare eshtë kriminalizuar nga koka te kembet, ky esht problem qe jep pasoja te perditshme
Zoti Thano:
Nuk mund te bie dakord me shkrimin tuaj fillozofiko-ekonomik dhe me keqardhje me duhet te kundershtoj argumentat per taximin dhe tatimet ne SHBA.
AFRIKANI MAMDAN ESHTE NJE POPULIST MASHTRUES QE DO TE PERDORE KOMUNIZMIN PER INTERESIN E TIJ POLITIK SI ENVERI NE SHQYPNI.
sepse:
Nuk ka socializem dhe shtet social pa prodhim kombetar dhe prodhimi kombetar nuk mund te gjeje teren dhe te zhvillohet kur socializmi arkaik sovjetik i ve daren ne fyt me ekonomine me vendimet e planeve 5 vjecare te ekonomise se centralizuar komuniste te Partise-Shtet. Ky komunizen falimentoi, iku per dhjam qeni, cofi ne te gjithe Boten kur ra Muri i Berlinit dhe nuk ka gjasa te rikthehet me Kalin e Bardhe te mashtruesit komunist Mamdam ne zemer te Kapitalizmit Liberal, ne New York qe ka nxjerre nga qilari dhe ka vene pllaken e vjeter te gramafonit te prishur te BABA Marksit: “Merrja pasurine Barkderrit dhe falja Barktharrit!” njashtu sic beri Lenini 100 vjet e kusur me pare ne Rusi. Ne SHBA sistemi i taksimit rendon mbi te ardhurat personale dhe mbi pronen e pasurine si ne te gjitha vendet e tjera te zhvilluara kapitaliste, majen e taximit mbi te ardhurat dhe pronat e kapin vendet nordike, kampionin e mban Danimarka ku tatimi mbi te ardhurat eshte afro 47 %. Ne SHBA te ardhurat taxohen me afro 35 %. Por ne rast se fitimin nga te ardhurat e riinveston ne Prodhim, ne SHBA tatim-fitimi zvogelohet ne 10 %. Kaq eshte edhe tatimi per pronat e palujtura ne baze te vleresimit tatimor nga Zyra e Tatimeve, pavaresish banohet prona apo ri bosh. Ne L.A. California, USA ka shume vila lluksoze ne breg te oqeanit, qe rine bosh gjate shumices se vitit, por pronaret paguajne si ceco tatimin e prones vullnetarisht paperjashtim, cdo shmangje nga pagesa konsiderohet krim federal dhe ndiqet nga agjentet e tatimeve, sepse nje vile buze oqeanit qe kushton $10 milion dollare (mesatarisht per L. A.) i sjell shtetit $1 milion te ardhura ne vit nga nje pronar i regjistruar ne sistemin e tatimeve dhe askujt nuk i intereson banon apo jo pronari ne pronen e tij, kur e leshon me qera, perseri pronari duhet te vrapoje si lepur te deklaroje qerane ne Zyrat e Tatimeve ose ta beje deklaraten ONLINE, dhe te filloje te paguaje tatimin e fitimit te qerase, ndryshe e pret gilotina e gjobave qe nuk i ka shpetuar asnje amerikan deri me sot.
KJO VLEN EDHE PER KULLAT NE NEW YORK PA ASNJE DYSHIM.
Ne te gjitha vendet e Botes tatimi mbi pronen eshte i pashmangshem, madje ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore ky tatim ka ekzistuar edhe gjate socializmit me perjashtim te Bashkimit Sovjetik, dhe Shqypnise, ka ardhur koha qe shqyptaret te kuptojne se pa tatime shteti social nuk mund te ekzistoje, por qe te kete tatime duhet te zhvillohet Prodhimi Kombetar dhe vetem droga dhe betoni nuk mjaftojne, sidomos kur nje km autostrade ne SHBA i kushton ndertuesit me preventiv $6 milione dollare, ne Shqypnine e Edvinit dhe Belindes nje km palo-autostrade rilindase kushton $20 milione dollare.
Vazhdon me kokfortesi deshira e marre e Thanos,
per ta orientuar Majtas kete Partine e Rames,
kur ky ka variantin “pertej te Majtes e te Djathtes”,
…pra qe eshte ne gop te s’ames!
Mamdani nje afirkan asiatik qe pati nje fat shume te mire ne jete, te rritej dhe te edukohej ne demoracin e vetme te botes, ne nje nga metropolet qe kane nje nga nivelet me te larta akademike te rruzullit toksor, po perpiqet te bej dicka qe e kane provuar dhe te tjere perpara atij.
Un them se ai do te deshtoj si gjithe te tjeret perpara atij. Prona private eshte dicka e shenjte qe sic fitohet ashtu dhe zhwillohet. Kush e ka me djersen e ballit atij nuk ja merr dot asnjeri e kush e ka me vjedhje do ja vjdhin.
Ky bere nje fushat zgjedhore duke u premtuar analfabetve te NY ( Afrikan, asiatik, hispanos etc) te pamunduren -> nje shtepi gratis, kush nga ne qe jeton ne perendim e di shume mire se sa mund e veshtiresi eshte te kesh nje Apartamet apo Shtepi tenden. Te hiken me teper se 1/3 e jetes. Dhe ky do tja japi rraces vete kete dicka jetike gratis……..!!!
Po luan nje loje shume te rrezikshme, por jam mes i bindur se do te deshtoj.
Pontiusi: Eshtë e mundur që Çezari, zotëruesi i botës ka kohë të merret me çikërrima të tilla si puna e taksave?
Çezari: Miku im, taksat janë lufta më e rëndësishme e një perandori.
____________________
Do thoni ju: A janë vallë taksat gjëja më e rëndësishme për “perandorin” shokun Rama? Jo, sepse në tërë këto vite ka ndërtuar Republikën e Korrupsionit. Dhe gjëja më e rëndësishme në këtë lloj republike është propaganda (dhe patronazhistët). Aq i fiksuar është me propagandën saqë punon edhe vetë të dielën, bën podcast alias monologu i propagandës, se siç e bën vetë s’ta bën njeri, normalisht. Ndërkohë që u justifikua se del Saliu nëpër media në rreth 60% të kohës, pra sipas tij regjimi nuk ka kontroll mediatik, por kjo në fakt qe një gënjeshtër. Saliu mund të hajë kohë televizive, psh të shtunën kur del në bashkëbisedim me ndjekësit në FCB në total e kanë ndjekur rreth 60 veta. Problemi real i propagamdës është liria mediatike, jo minutazhi, pra funksiomon çensura dhe autoçensura, linja editoriale, presioni qeveritar, debatet me skenar në prime time në banaqe mediatike etj. Psh. Rama e di shumë mirë që gazeta online e M.çorrapes funksionon me çensurë dhe shkrime kundër opozitës. Po i kritikove apo i thua të vërtetën për Lalin apo Ballukun e sidomos “topin” direkt çensurohesh. Unë kam një kërkesë dhe do isha kurioz që z.Thano të bënte një shkrim ku të trajtonte këtë temë mbi propagandën dhe si do e trajtonte. E di që nuk është e lehtë të bësh një shkrim të tillë, por të shohim a do pranojë z.Thano.
Ik o koqe i lirë, se duket që ia thith Doktor Gërdallës. Pse lexon Temën ti, nuk të mjafton Syri dhe gazeta e Fahro Pordhë Pilafit?
Ja dhe mutrat e Rilindjes si ky Artani që i fusin hundët vend e pa vend. Shko ore grric bythën shiko punët e tua idiot. Provokator ordiner!
Ky Artani qënka tipik komentues sharës rilindas. Ata i kanë sharjet me gojore. Me sa duket është kulturë komunikimi te këta lloj.
O ti Koment i lirë. A deshe përgjigje nga Thano? Ja, moderatori i Thanos lejoi komentin e këtij gojorsit Artanit. Mjafton një provokim me sharje që mos të bësh më kërkesa të tilla. Ça do ti, të rrijë të shpjegojë Thanoja që Rama ka kapur pjesën më të madhe të mediave përfshirë edhe Temën e Meros? Kjo dihet. Leri njerëzit të punojnë të bëjnë ndonjë shkrim sikur duan t’ja dijnë për popullin e ca të tjerë që duartrokasin kujt nuk i pëlqen të emigrojë. Ik o na lër rehat aman!
D.m.th. meqe shteti nuk ben detyren e tij dhe te ndaloje/sekuestroje parane e piste, haracin ta paguaje emigranti qe i ka rene dhe i bie bretku ne dhe te huaj, qe kursen dhe ja heq vetes dhe femijve, me deshiren qe nje dite ti prehen kockat ne ate qe ai e quan atdhe, por qe cdo dite e me shume i behet me i huaj se ai ku po punon. Ka nje zgjidhe, dhe biles shume te thjeshte z. Thano, kush deklaron paster burimin e parave se si e ka paguar pronen, e pra me pune te ndershme dhe te taksuar njehere ne vendin e emigrimit, nuk ka perse te paguaje perjetesisht takse, per kursimet e djerses, qe vetem ne momentin e blerjes se ketij apartamenti, i kane gjeneruar shtetit shqiptar taksa te pafundme (taksat e zhdoganimit te materialeve te ndertimit, taksat e paguara nga ata qe kane paguar ne ndertim etj.).
O Artan o kopil qesharak. Kush t’i tregon ty këto fantazira bythëqirllëqesh që tregon? Jot’ëmë? Ai komentuesi nuk e rruan për asnjë dhe s’është me asnjë parti o analfabet funksional. O plesht sufllaqexhi! Ai lexon ça të dojë, s’do të pyeaë ty. O defiçent provokator ordiner. Apo duhej ta nxirrje edhe ti dufin me një sharje se aq ke ke mundësi, se për të tjera ti ha mun. S’ke faj ti! Ka faj moderatori këtu që të poston komente jo etike. Palaço leshi!
Sakte Toni! Cdo Emigrant,qe i ka rene bretku ne punet me te renda 30 vjet,e ka blere nje shtepi te dyte ne Shqiperi,
E MBAN BOSH per arsyet e Tij.E cfare do ja taxosh Ti masakara shtet,!Ate shtepi te djerses,sepse ky shtet nuk kontrollon dot 300 apartamentet e Zv.kryeministres dhe mijra apartamente luxi te oligarkeve te Droges dhe allishverisheve te pista?
300 apartamente të zv.kryeministres !!!! E kam dëgjuar edhe unë te Syri një lajm të tillë , por nuk e ka thënë as SPAK-u e askush tjetër , përveç demos . Më ngjan demua si vëllai i Saliut . Po nuk të duken si pak 300 apartamente o demo ? Po thuaj 3000 a derëzi , ç’do të të gjejë ?
Sa për taksimin e apartamenteve o demo , duket që ti vërtet nuk ke kaluar kufirin e Shqipërisë . Nuk ka banesë në kontinentin evropian që nuk tatohet . Aq më tepër një banesë e dytë , që mbahet mbyllur , ose siç thua ti ” e mban bosh për arsyet e tij” . Je mësuar me ligjet e socializmit ti demo , megjithëse e ke sharë gjithmonë socializmin ( me të drejtë) , por haron që sot jemi në një tjetër sistem , ku taksohet edhe oksigjeni i ajrit që respirojmë .
po ca merresh me 300 apartamente o demo, Belinda gllaberoi 300 milione per Tunelin e Llogarase.
Ndryshimi eshte i madh.
300 apartamente jane therrime me qindra milionat e eurove te vjedhura nga koncesioent
Behet fjale per Biliona Euro. Keta nuk te falin, vjedhin dhe te shajne,
Ka syrrat dhe dash dhiari te te beje leksione mbi ajrin dhe socializmin
Ajrin qe “respiron” kurva e Ramutit
Brekushja e Surrelit thjesht zbaton direktivat e pronareve te tij persa i perket prones. Si tha ai Plaku i tredhur Froso i Forumit Ekonomik Boteror Klaus Schwab? By 2030, You’ll own nothing and be happy. Nuk tallen jo, e kane seriozisht kete pune. Kane plane te medha keta plehra. Dhe breket qe vesh duan qe ti maresh me qera. Neqoftese fillon taksimi i prones dhe e pranoni, ta dini qe e humbet. Neser ata mund ta cojne taksen ne stratosfere, dhe do ta sakuestrojne per mospagese. Sa te fusin kembet duan.
Kjo qe thote Phoenix eshte me e renda!
Dakort jam o Thano me shkrimin, por mos thuaj ” Kullat e boshta”. se na e shpifet.
Jeni te semure mendore, apo cfare?
Kullat e ZBRAZETA, jo Boshte..!?
Prandaj tallet Rama se ka gjetur kete popull idiot ne natyre, se nuk ka mundesi te flasi burri si cupeline rrugesh Tirone..
Kullat jane bosh, ose te boshatisura.
Boshtet jane akse ndertimi ose Gjeometrike, ose mekanike.
Tjeter Boshti, tjeter Bosh.
Te zbrazeta o Thano, te zbrazeta
Besoj se të bëhet qejfi zoti Thano, që edhe Aldrini, bir jevgjish e rrugaç i fëlliqur, që në vënd t’a nxjerrë nga bytha mutin si tërë qëniet e gjalla e nxjerr nga goja , bije dakord me ty . Është kokë e madhe ky qen i zgjebosur , që kurrë nuk bën një koment pa përdorur fjalët më të pista të fjalorit shqip . Epo, përveç shumë të mirave që ka interneti e demokracia, ka dhe shumë të këqija, midis të cilave, i jep të drejtë edhe plehrave të rrugëve të komentojnë te Dita, sidomos kur mungon moderatori .
Po ik moj dhiare e mutit.
Bije dakort me ty, thote. Cope gjysmake
Konkretisht po diskutojme per taksen e PRONES dhe nuk eshte inteligjente te hidhemi nga dega ne dege si majmune xhungle. Botkuptimi qe kane shqyptaret per te mos paguar taksen e prones me argumentin: “Prona eshte e imja dhe prandaj nuk dua te paguaj kurgje ne shtet!” e ka zanafillen te Diktatura staliniste e Enverit qe u grabiti shqyptareve pronat dhe Shteti Komunist u be PRONAR i cdo gjeje. Shqyptaret paguanin qera ne shtet dhe dritat me ujin, duke humbur gradualisht ndjesine per pronen private, sepse per cdo gje kujdesej Partia-Shtet. Ne vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore (pervec Bashkimit Sovjetik) situata ishte fare ndryshe: Shtezimi Bolshevik perfshiu bizneset private, por nuk preku fondin e banesave, qe mbeti prone private gjate socializmit lindor dhe pronaret vazhduan te paguajne taksat e PRONES ne shtet per vite me radhe. Kjo mase ishte ne favor te buxhetit te shtetit dhe detyronte pronaret te kujdeseshin per pronat e tyre (fasada, cati etj) dhe funksiononte pothuaj si ne vendet kapitaliste ne favor te komunave dhe bashkive. Enveri nga injoranca e tij aplikoi sistemin sovjetik ne Shqypni dhe vetem pamjet e qyteteve shqyptare ne vitet 80-90 flasin vete per degjenerimin urbanistik te qyteteve shqyptare, pasojat e renojave te socializmit enverist vihen re deri me sot. Komentuesi @Phoenix frikeson shqyptaret se Kapitalizmi i Lig Perendimor do te ngreje taksat e PRONES, por harron se asnje lider i Botes se Lire dhe Demokratike nuk mund te qendroje ne pushtet duke rritur taksat dhe tatimet dhe ne SHBA taksa e prones ka mbi 100 vjet qe nuk ka ndryshuar, ajo ishte para L2B dhe eshte deri me sot 10 %, ajo qe ka ndryshuar eshte vleresimi tatimor i pronave te paluajteshme: Vila e Al Capones ne Florida kushtonte ne 1933 $35 mije dollare, sot kushton $35 milion dollare. Keshtu eshte ne gjithe Boten. Ne vitin 1988 nje apartament modest ne L.A. California USA kushtonte $100 mije dollare, sot ne zonat prestigjoze te ketij megaqyteti nuk gjen as me $1 milion dollare. Prandaj edhe taksat e prones respektivish rriten ne favor te bashkise.
PA TAKSA DHE TATIME SHTETI DEMOKRATIK NUK MUND TE EKZISTOJE.
Po nuk pagove taksen e PRONES nuk mund te kerkosh nga policia ndihme kur te hyn hajduti ne shtepi dhe te dhunon. Ka shtete qe aplikojne taksen e BEQARIT qe te detyroje popullaten te martohen dhe te bejne femije, po te pagove TVSH dhe taksen mbi te ardhurat per femijet nuk mund te kete kopshte dhe shkolla dhe as mesues qe t’i mesojne, po nuk pagove siguracionet shendetesore nuk mund te shkosh ne spital per operacion ose per vizite te rendomte mjekesore dhe as mjeke profesioniste, kur punon po nuk pagove kontributet per pension, ne pleqeri mbetesh si “peshku pa uje” dhe pret vetem bamiresi nga sherbimet sociale qe eshte bere mode nga emigrantet shqyptare ne SHBA.
por:
PA TAKSA DHE TATIME SHQYPTARET E KANE PROVUAR NE SHQYPNINE E ENVERIT ME TOLLONA DHE BUNKERE.
Sa lehte e anashkalon faktin qe Enveri nuk i taksoi shqiptaret per banesat e tyre..sikur te jete nje fakt i pavemendshem. Fare, po fare..
Enveri i ndertoi Qytetet Shqiptare, nga Jugu ne Veri
Se nuk ekzistonin pervec disa shtepive te uleta me cati.
Kjo ishte Shqiperia.
Enveri e ndertoi, dhe i fali Banesat per qytetaret. Dhe, nuk kish si ti taksonte.
E kupton llogjiken dhe krahasimin me vendet e tjera te Evropes Lindore?
PARODI
SHTETI “MODEL” PËR NË BE
Mirë se vini në shtetin model,
Ku AKSHI doli dështim qeveritar,
Manipulimi është strategji afatgjatë,
Dhe korrupsioni ka plan kombëtar.
Kur vjedhja bëhet zanat qeveritar,
Dhe zmadhohet mandat pas mandati,
Tenderat jepen si plaçkë në pazar,
Por korrupsionin nuk e sheh i gjati.
Kur vjedhja quhet “aftësi praktike”,
Dhe gënjeshtra “art komunikimi”,
Spaku shpallet problem sistemik,
Pengues i madh funksionimi.
Korrupsioni s’po fshihet më hiç,
Është bërë si edukatë shtetërore,
Duket tashmë si virtyt institucional,
Si të jetë model sjellje shëmbullore.
Në vendin ku vjedhja ka vulë ligji,
Ndershmëria duket akt rebel.
Korrupsioni s’luftohet me fjalime,
Kur ai ushqehet në çdo nivel.
Të rinjtë s’ikin se s’kanë ëndrra,
Por se ëndrra s’ka ku të rrijë.
Ikja është pyetje pa përgjigje,
Që piktori as që do t’ja dijë.
Opozita flet, por s’thotë asgjë,
Ide të vjetra në kostum të ri.
Populli thirret si figurant sezonal,
Një orë foltore pastaj në shtëpi.
Media dikur roje e së vërtetës,
Sot porsi zgjatim i një zyre partie.
Gazetaria e paanshme luks i rrallë,
Çensura është bërë mjet gazetarie.
E vetmja zgjidhje ngelet Podcasti,
Ku propaganda quhet dialog,
Ku piktori ka gjetur strehën e tij,
Jep variantin e vet, bën monolog.
Ja pra, ky është shteti që duan,
Shteti ku kullat quhen model zhvillimi,
Ku teatri shembet e quhet kalbësirë,
Propaganda puthadorë teatër mjerimi.
Ky është shteti i Palloshit piktor,
Shteti “perfekt” për të hyrë n’Europë,
Ku standartet duken si në Afrikë,
Paratë publike më thellë në gropë.
Tjeter artikull i mire nga kryeredaktori i Dites. Pergezime.
Dita dallon nga gazetat e tjera per tonin civil dhe aftesine per te nxitur emoderuar debat mbi tema qe me gjere ne Shqiperi ose jane burim emocionesh ekstreme, ose jane tabu.
Shpresoj qe si gazeta e si kryeredaktori i saj te mbeten konseguente ne keto standarte – shume gazetare e gazeta kane rene pre e tundimeve te perhereshme.
Nderkohe falenderoj gazeten dhe gazetaret per cfare na kane dhene deri tani.
Artikulli eshte shume i mire, por nuk e kini vene re ”pasurimin” e Gjuhes Shqipe me mbiemrin më ”fantastik” qe ne fillim, me shkronja te zeza: Kullat e boshta dhe…