Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kunetërit: Si u kris “miqësia e Gërdecit” Berisha-Mediu pas padisë për Ilirjan Celibashin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kunetërit: Si u kris “miqësia e Gërdecit” Berisha-Mediu pas padisë për Ilirjan Celibashin
Lajmi i funditPolitike

Kunetërit: Si u kris “miqësia e Gërdecit” Berisha-Mediu pas padisë për Ilirjan Celibashin

Published: June 2, 2025
Shpërndaje

Pas akuzave ndaj Edi Ramës, Postës Shqiptare dhe kompanisë private DHL, Sali Berisha ka nisur sulmin direkt ndaj kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, duke e akuzuar si bashkëpunëtor të PS-së në manipulimin e votave të diasporës. Berisha paralajmëroi kallëzim penal ndaj Celibashit, të cilin po e finalizon në emër të koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore”.

Akt-padia u firmos nga Berisha, Ilir Meta, Vangjel Dule dhe kryetarët e tre partive të vogla aleate. Por jo nga 18 partitë e tjera të koalicionit. Më i zëshmi mes tyre: Fatmir Mediu, i cili ka refuzuar hapur ta firmosë kallëzimin.

Refuzimi i Mediut nuk është as politik dhe as procedural. Ai është personal: Ilirjan Celibashi është kunati i tij, bashkëshort i motrës Ardjana Mediu, ndërsa mbesa e Mediut, Ejona Mediu, është krye-asistente e Celibashit në KQZ. Madje familjarë të tjerë të Mediut janë të punësuar në sektorët kyç të KQZ-së: tenderë, financa, kontrata dhe sistem elektronik.

- Publicitet -

Në këto kushte, Mediu nuk mund të firmosë për dërgimin në SPAK të kunatit dhe mbesës. Sidomos kur bëhet fjalë për procedura të ndjeshme si tenderi 11 milionë euro me DHL dhe rolin e postës shtetërore në dërgimin dhe kthimin e votave të diasporës.

Skandali bëhet edhe më i thellë, pasi janë pikërisht nëpunësit e lidhur me familjen Mediu që kanë mbikëqyrur procesin dhe kanë heshtur ndaj përshkrimeve të përdorimit të patronazhistëve si “vëzhgues të pavarur”, një skemë që tashmë ka ndërmarrë trajtën e manipulimit sistemik.

Këto zhvillime kanë shkaktuar krisjen e rëndë mes dy figurave historike të bashkuara nga Gërdeci: Sali Berisha dhe Fatmir Mediu. Ky i fundit, edhe pse i mirëpozicionuar përmes listave të PD-së dhe mandatit të sigurt të deputetit, duket se nuk do ta ndjekë më Berishën në ofensivën e tij kundër institucioneve zgjedhore.

Të gjitha këto ndodhin, ndërsa qeveria hesht, KQZ sillet sikur është e paprekshme dhe opozita çahen në copa. Kjo është rrënqethja më e madhe që mund të shkaktojë këtë herë uragani i zgjedhjeve. Dhe Sali Berisha duket se e ka kuptuar qartë, se për herë të parë, nuk ka as fjalë e as firmë që i qepet më mbrapa.

Pamfleti

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Mentori says:
    June 2, 2025 at 2:42 pm

    “Sali Berisha dhe Fatmir Mediu janë të ngjashëm si binjakët siamezë kur vjen puna te tradhtia ndaj interesave të vendit — të pandashëm në faj dhe përgjegjësi.”

    Reply
  • SPAK says:
    June 2, 2025 at 6:00 pm

    Mediu pjelle e Sabri Godos,spiun i Saliut, dhe spiun i serbeve, jane hienat mish ngrenese me se 35 vjet! Mediu vellai i Ejones dashnores se Olldashit! Sa para kane Saliu dhe Mediu?! Celibashi eshte nje njeri mashkull qe i kane vene brire!

    Reply
  • selam salaria says:
    June 2, 2025 at 6:04 pm

    kjo eshte ajo bucja qe me ke nuk qihej, dukur qe duke u shkerdhyer me olldashin diten qe vdiq. ky celi-gopi sukur e ndau atehere

    Reply
  • John says:
    June 2, 2025 at 10:11 pm

    Shqiperia katund i vogel. Kryetari koopratives ka vellain magazinier, kunatin shofer te fshatit dhe dhenderin e vajzes ‘beçi’ tek vreshta.

    Reply
  • TemO says:
    June 3, 2025 at 9:09 am

    Banda e PD,OPOZITARE ka 35 vite që VODHI SHQIPËRINË,ME FIRMËN E VULËN E GJYQSORIT PLEPIST 6 MUJOR DUKE U BËR PAL ME KRIMIN.NDAJ I KAN SHPËTUAR BURGUT & SEKUESTROS SË PASURISË MARRAMËNDËSE.
    Ndryshe nuk shtyhej gjyqi i Gërdecit pre 27 të vrarve prej 17 vite & I 21 janarit për 14 vite.! Ndaj,F.Mediu shkon në Amerikë për çdo muaj për takime me LaCivitar Amerikan me parat e viktimave,duke ju bër karshillëk familjeve të Viktimave.Sa të jet Sb I gjallë nuk do të ket kurrë drejtësi.
    KJO BANDË 35 vjeçare NUK ÇAET ME FJALIME E SHKRIME NË GAZETA,FB.!
    QEVERIA DUHET TË NDRYSHOI LIGJIN E DREJTËSISË DUKE MARR NË VARTËSI PREKURORINË..DHE duke krijuar 1 GJYKATË SPECIALE PËR SHËNBJEN E VIPAVE KORRUPTIV QË NGA 1992,DUKE KTHYER PASURIN E GRABITUR MBI 500 MILD. $ TE POPULLI.!
    FLM.

    Reply
  • Ylli says:
    June 3, 2025 at 10:02 am

    Mediu ja mba hatrin Celibashkes se e ka Kunat.
    Rama e mba Celibashken ne krye te KQZ se e ka ish-Ministrin e tij.
    Nderkohe vete Celibashka injoron suportin e te dyve duke pranuar shkeljen e rende te DHL duke ja lene zarfet e diaspores ne duar nenkontraktoresh e kesisoj duke vertetuar apriori se sa farse eshte ky votim diaspore me zarfe te mberritur dorazi.

    Reply
  • 001 says:
    June 3, 2025 at 7:10 pm

    Po çmerreni me keta mo shok !
    Pazare mes tyre o njerez !
    Hapni syt se ju iku jeta me injorant !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?