Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: 40.6 milionë euro fituesi, 29 milionë euro vendi i dytë, sot finalja e madhe e Kupës së Botës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > SHIFRAT: 40.6 milionë euro fituesi, 29 milionë euro vendi i dytë, sot finalja e madhe e Kupës së Botës
KryesoreSport

SHIFRAT: 40.6 milionë euro fituesi, 29 milionë euro vendi i dytë, sot finalja e madhe e Kupës së Botës

Published: December 18, 2022
Shpërndaje

 

Përfundon sot në Katar Kupa e 22-të e Botës FIFA, me Francën dhe Argjentinën që luftojnë për trofeun e tyre të tretë.

Brazili ka fituar më së shumti në histori (5), i ndjekur nga Gjermania (4) dhe Italia (4).

- Publicitet -

Si Franca ashtu edhe Argjentina e kanë fituar trofeun një herë në tokën vendase: më 1978, Argjentina dhe 1998 Franca.

Franca dëshiron të bëhet skuadra e parë pas Brazilit (1958,1962) që do të fitojë 2 tituj radhazi.

Në fazën e grupeve francezët u mundën nga Tunizia në një “ndeshje indiferente” të ditës së tretë, ndërsa kishin mundur Danimarkën dhe Australinë.

Vlen të theksohet se Franca ka pësuar gola në 5 nga 6 ndeshjet e saj në turne.

Argjentina po kërkon të bëhet skuadra e parë që nga 2010 që humbet në ndeshjen e parë, por fiton Botërorin. Arabia Saudite bëri surprizën e madhe në Katar dhe triumfoi 2-1 me skuadrën e Lionel Messit.

Në vitin 1990, skuadra e Diego Maradonës kishte humbur sërish në premierën në San Siro me Kamerunin dhe arriti në finale, ku u mposht 1-0 nga Gjermania Perëndimore.

Deschamps, trajneri 54-vjeçar i Francës, si lojtar drejtoi Marsejën në vitin 1993, e cila është e vetmja skuadër franceze që ka fituar Ligën e Kampionëve.

Në vitin 1998, trikolorët fituan Kupën e Botës së parë dhe Deschamps ishte kapiten. Në vitin 2000 ata fituan Euron e tyre të dytë dhe ai ishte përsëri kapiten. Në vitin 2016, ai udhëhoqi Francën në finalen e Euros si trajner dhe në 2018 fitoi Kupën e Botës!

Në vitin 2021, ai fitoi Ligën e Kombeve të parë me Francën.

Rivali i tij i sotëm, Scaloni mund të jetë lindur dhe rritur në Argjentinë, por ai ka pasur një karrierë si futbollist në Evropë.

Ish-mbrojtësi luajti me La Coruña dhe Lacio ndërsa me West Ham shijoi gëzimin e pjesëmarrjes në Premier League.

Me La Coruña ai pati ecuri të shkëlqyer në Evropë dhe fitoi La Liga gjithashtu. Në vitin 2016 ai filloi karrierën e tij si trajner-asistent në Sevilla dhe në vitin 2018 mori përsipër kombëtaren e Argjentinës.

44-vjeçari udhëhoqi skuadrën e Lionel Messit në 2021 për të fituar Kupën e Amerikës për herë të parë që nga viti 1993.

Beteja për Këpucën e Artë

Pas finales së Kupës së Botës do të njohim edhe golashënuesin më të mirë të turneut. Para ndeshjes së madhe në krye të tabelës përkatëse janë Lionel Messi dhe Kylian Mbappé me 5 gola.

Ata janë bashkëlojtarë te Paris Saint-Germain por rivalë me kombëtaret e tyre.

Pasohen nga Olivier Giroud dhe Julián Alvarez me 4 gola.

1. Lionel Messi (Argjentinë) 5
2. Kylian Mbappe (Francë) 5
3. Olivier Giroud (Francë) 4
4. Julián Alvarez (Argjentinë) 4

Shuma prej 40 mln e 600.000 euro do të merret nga fituesi

FIFA ka rritur me 10% të ardhurat krahasuar deri në vitin 2018 në paratë e çmimeve të 32 skuadrave në Botërorin 2022. Pra skuadrat do të ndajnë 425 milionë euro këtë vit, ndërsa në 2018 kanë marrë 386 mln euro.

Skuadra që fiton kupën do të arkëtojë 40.600.000 euro dhe humbësi i finales do të marrë 29.000.000 euro, të tjerat do ndahen për pjesëmarrësit sipas shkallës së suksesit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Andis says:
    December 18, 2022 at 8:33 pm

    Messi do fitoje sot dhe do terhiqet nga kombetarja argjentinase

    Reply
  • LEON says:
    December 19, 2022 at 3:59 am

    Trajneri Frances duhet ta shkundte ekipin nga Mpirja prej 80 minuta qe ne pjesen e pare.
    Dembelene ta zevendsonte qekur shkaktoi penalltine e kote prej budalle.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?