Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kur i kumbon ora idiotit…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kur i kumbon ora idiotit…
KosovëKryesore

Kur i kumbon ora idiotit…

Published: July 13, 2023
Shpërndaje

Nga Ruben Avxhiu

Mund të thuhet se për Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti, kjo po rrumbullakosej si java më e vështirë që nga fillimi i qeverisjes. Koha kur fillon të lëshosh pe sepse mendon se i ke realizuar qëllimet, ose sepse fillon ta ndjesh pasojat e presionit nga jashtë.

Që nga deklaratat e diskutueshme të ministres së Jashtme, te bezdia e zbulimit të bisedave me kolegët deputetë serbë, te lëshimet për zbutjen e situatës në veri, e shumë të tjera rrethana që u gërshetuan me nisma nga opozita për zgjedhje të reja.

- Publicitet -

Pikërisht në këtë kohë, kur opozita në Kosovë duhej të korrte frytet politike të punës së saj, disa deputetë idiotë krijojnë skandal rreth foltores së parlamentit.

I dini ato filmime që shohim nga parlamente të ndryshme në botë dhe qeshim me ta? Të zgjedh populli për të folur në emër të tij ndërsa ti rrihesh si idiot se mendon se je në ring apo kafazin e forcës.

Disa deputetë të PDK-së u sulën të rrahin Kurtin dhe ministra të tjerë. Në vend që të shijonin momentin kur qeveritarëve u duhej të gjenin rrugëdaljen nga situatat që kishte prodhuar kjo javë, lëshohen ata vetë në skenë, duke u vetëpropozuar si dështakë të cilëve u kanë mbaruar argumentet, e që nuk kanë rrugëdalje tjetër veç rrahjes fizike.

Nga një situatë bezdisëse për qeverinë, e kthejnë në një dhimbje koke për opozitën. Tani duhet të justifikohet kjo e fundit për ngjarjen.

Duhej të ishte një javë suksesi e opozitës, por kur kumbon ora e idiotit, nuk ka rëndësi se çfarë ditë, javë, muaj apo vit është.

Përleshja që zgjati disa sekonda do të vijojë në fakt me vite, se gazi e hareja në Serbinë fqinje, vetëm sa ka filluar. Videoklipet do të ripublikohen vazhdimisht jo vetëm nga nacionalistët e sëmurë të vendit fqinj po edhe nga kushdo në botë që lufton njohjen e pavarësisë së Kosovës apo dëshiron t’i paraqesë shqiptarët si të paaftë për vetqeverisje.

Nuk kam durim për skena dhune në Kuvend, që nga vetë fjala duhet të jetë një vend i debatit dhe jo i rrahjes. Nuk i kam duruar aktet e fizike e teatrale as kur bëheshin nga Vetëvendosja në opozitë e nuk i duroj dot as tani.

Turp për ata që përdorën grushta e ia marrin fytyrën Kosovës, partisë së tyre, e familjeve të tyre. Shpresoj që të merren masa ndëshkuese e që të vendosen standarde ligjore që incidente të tilla të mos përsëriten më kurrë.

Autori është kryeredaktor i gazetës Illyria në SHBA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Aliu nga Selenic says:
    July 13, 2023 at 5:12 pm

    Kjo Qeveri vjen nga tymi i gazesjellsit ne Parlamente.
    C`fare te mbejllesh do te korresh z. Kryeredaktor i Gazetes Illyri SHBA!

    Reply
  • Aldrin says:
    July 13, 2023 at 5:20 pm

    Ali Kurva e Dule Ramut Vucicit, Kurti hidhte tym e gaz ne Parlament, se opozitaret e sotem, qe sulmojne Kurtin pse foli Mimoza me serbet, benin Zajednicen, per krahinat serbe ne Kosove
    Pra, keta opozitare qe sillen si te revoltuar, keta jane ata qe shiten Kosoven ne Mal te Zi dhe ne Serbi
    Tani, rrihen se i urdheron Rama te mbarojne grushtin e shtetit dhe te mbarojne ata pazaret me Serbine
    Duan kolltuk dhe shperblime, sic i mori Thaci e Ramushi, qe u bene me vila e me miliona nga pazaret me Serbine
    Harruat qe Thaci donte te shiste Mitrovicen te Vucic?
    Ja, keta jane po ata palaco qe akuzojne Kurtin se nuk donte ti lejonte

    Reply
  • SPAK says:
    July 13, 2023 at 5:38 pm

    Ashtu si Saliu edhe Kurtit ju kthye jeta mprapsh! Nga dhuna erdhe nga dhuna do ikesh si frikacak! A e pate friken ne syte dhe veprimet e Kurtit! Trimi eshte frikacak!

    Reply
  • info analitike says:
    July 13, 2023 at 5:41 pm

    Ndaj te njejtin mendim me mikun tim Ben Avxhiu. Si nje njohes e ndjekes i vemendshem i ngjarjeve ne Kosove ai ka ditur te vere gishtin ne plage pa u ndikuar nga ideologjizma e propaganda boshe qe gelon ne nahijen ku sundon sulltan Kriekaqoli.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    July 13, 2023 at 6:28 pm

    Aldrin, mos ofendo se tregon kulturen tende . Kurti nuk ishte ne gjndje te mbroj deklaraten e tije per embargon ndaj Serbise . E mbeshteti Hajredinin dhe kur erdhi vet ne pushtet e hoqi embargon duke e firmosur me duart e veta. Tymin ne Parlament e beri per te ardhur ne pushtet se c`fare ka ven ne plan SHBA askush nuk e zhben. Aqe sa e shberi Kurti Kacerrin qe tha sa te vije une ne pushtet do ta rikthej Kosoves token qe moren Malazezet !

    Reply
  • katarakti says:
    July 13, 2023 at 6:52 pm

    Këta të opozitës që bëjnë sot bëjnë patriotin duhen varur të gjithë. Së pari se kanë nënshkruar që më 2013-tën Zajednicën. Që Kurti tani nuk po di si ta anullojë. Janë sulur me rradhë Edi Rama, Mero Baze dhe lapangjozë nga Kosova që kërkojnë që asosacioni, që krijon republikën e dytë serbe jashtë kufijve të saj, të vihet sa më shpejt në jetë. Pa folur këtu për Borrellin, Macronin etj. Ranë edhe kosovarët, që i dinim më të pjekur politikisht se ne, në nivelin e Bardhit, Salianjit, Nokës dhe kompani.

    Reply
  • Tironci says:
    July 13, 2023 at 8:10 pm

    Lavdi Albinit !

    Albini, o Albini,
    do behet si Putini,
    Serbine do e shkaterroje,
    kufijte do i ndryshoje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?