Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kur isha 9 vjeç, për pak vdiqa”, rrëfimi i Nanos: Më përjashtuan nga gjimnazi bashkë me…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Kur isha 9 vjeç, për pak vdiqa”, rrëfimi i Nanos: Më përjashtuan nga gjimnazi bashkë me…
KryesorePolitike

“Kur isha 9 vjeç, për pak vdiqa”, rrëfimi i Nanos: Më përjashtuan nga gjimnazi bashkë me…

Published: August 31, 2023
Shpërndaje

Ndërsa Fatos Nano ndodhet i shtruar në spital, Rudina Xhunga ka risjellë një intervistë të tij të dhënë për “Koha Jonë”, ku ai tregonte disa detaje nga jeta e vet.

E një prej tyre ishte se Nano, për pak ndërroi jetë kur ishte vetëm 9 vjeç.

INTERVISTA:

- Publicitet -

-Si t’ju drejtohet “Koha Jonë”, pas daljes nga burgu, zoti, apo shoku Fatos?

Të bëhemi shokë, aq më mirë. Ndoshta, shoku është apelativ më pak zyrtar dhe më shumë njerëzor.

Ku keni lindur dhe kur?

Në maternitetin e Tiranës, në shtator të 52-shit.

Ju kanë treguar për ndonjë shenjë të veçantë të ditës së lindjes?

Ka qenë ditë krejt e zakonshme. Shenjat e çuditshme, s’di sa parathënëse u shfaqën më vonë. Në moshën 9 vjeçare nëna më solli dhe një herë në jetë. Ndërsa kisha rënë në kllapi, pas një konvulsioni ethesh dhe gjyshja mendonte se flija, nëna, e porsa kthyer nga shkolla ku jepte mësim, me intuitën që vetëm nëna e ka, më rrëmbeu nga vdekja e afërt dhe me biçikletë më çoi përtej çdo shpejtësie të imagjinueshme në spital.

Në shkollë ishit nxënës ambicioz apo…?

Vizioni im i hershëm ka qenë të shijoja jetën pa neglizhuar përgatitjen për gjithë ç’mund të ndeshja rrugës. Ngaherë i kam pranuar dhe përballuar sfidat, por s’mund të them se i kam fituar të gjitha. Ambicioz? Sigurisht, në sensin ndërtues.

-Kur filluat të interesoheshit për socializmin?

Atë kohë socializmi ishte ideja fener. Qiell i kaltër, ku dhe mund të luaje, së paku deri në adoleshencë. Raporti me jetën i brezit tim s’ka qenë fort i ankthshëm dhe rrjedhimisht pa shumë maja. Ka pasur nga ata që kanë dëshiruar majat derisa kanë dëgjuar ndonjë… fërshëllimë polici. Për shembull, mua dhe Fatos Lubonjës na ka qëlluar të na përjashtojnë nga gjimnazi për një ngjarje krejt banale. Dikush edhe është ndeshur në moshë të hershme me kufizimet e regjimit e dikush jo, për kombinacion rrethanash.

-Pse student i Ekonomisë Politike?

Isha në plazh, kur më thanë se më kishte dalë e drejta e studimit për ekonomi politike. Kur pyeta, ç’kërkonin bashkë ekonomia me politikën, më shpjeguan se kishte të bënte me Marksin. Atëherë kërkova një libër të tij dhe gjeta Kapitalin. Mandej me rrjedhën e kurbës profesionale, kam konstatuar me qetësi racionale se ekonomist nuk mund të bëhesh pa njohur edhe Kapitalin, në sensin e njohjes së historisë së doktrinave të mendimit, ku mund të dallosh qartë kthesat, apo spekulimet që janë bërë me idetë në kohë të ndryshme.

-Dhe pas periudhës studentore, ende vazhdon t’ju tërheqë socializmi?

Idetë në çdo kohë i përgjigjen rrethanave të caktuara dhe është absurditet i provuar nga historia të transportosh konkluzione apriori, nga një epokë në tjetrën, pasi i imponon brezave që vijnë skllavërinë e mendimit. Përfundimisht socializmi dhe sot është një ide, një doktrinë dhe do dëshiroja të veçoja si shtyllën e tij solidaritetin social, idenë e shanseve të barabarta, ose më saktë mekanizmin e mbrojtjes së shtresave të margjinalizuara të shoqërisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    August 31, 2023 at 10:47 am

    VO:
    1.F.Nano është ekonomist i zoti,Politikan klasi,Njeri dashamirës e jo cmiranjoz si Ai që e futi në burg për ti marr karrigen.
    2.Po të ishte NANO KM Apo President në 1992,Shqipëria nuk do ishte Shkatërruar,Vjedhur e përçudnuar siç u në 92-2013 më 350 mild.$ dëme të 46 viteve socializmë.
    3.F.Nano e ktheu PS në parti demokratike të vërtet për ndërtimin e vëndit.Ai pranoi mendimin ndryshe,ndaj u tërhoq disa herë si KM.
    4.Në 2005 F.Nano i dorëzoi pushtetin S.Berishës..si KM por edhe presidencën duke i falur 7 deputet votues.Dhe nuk u kthye më në politikë,si Europian i vërtet.
    5.F.Nano vuajti 4 vite burg padrejtësisht nga CMIRANJOZI Sb për pushtet e para,ku më pas e dëmshpërblejë më 75 mil$ duke thënë se..kështu e ka politika..!
    6.Dekorimi F.Nanos nga ER është i vonuar.
    7.F.Nalo duhet të dhpsllet PRESIDENT NDERI I PS.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 31, 2023 at 11:05 am

    Ke te drejte Ethem S’e them. Ca kuptimi ka “ekonomist i zoti” Ethem S’Ethem ?! Qe te gjej menyrat qe ta coj ujin tek mulliri im, kurse te tjeret le te thahen per nje pike uje?! O Ethem S’ethemi, e kupton ti qe njeriu eshte qenie egoiste, egocentriste, e mbi kete fakt, cdo llaf tjeter eshte kot.
    Per nje pike jam dakord me ty; qe vetem Enveri ia gjeti koken ketij mileti perpos ca gabimeve !
    A e kupton ti Ethem qe edhe pas fjaleve te mira dhe komplimentave per cdo njeri dhe per cdo gje qendron gatitu fjala e keqe dhe zilia?! Edhe kur te pergezojne per nje sukses eshte zilia ajo qe te pergezon dhe mezi pret sa te thyesh qafen.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 31, 2023 at 11:09 am

    Ne kete interviste befasuese ka mbetur vetem qe cuni i Thanasit te Zerit te Popullit te Enverit t’i tregoje enveristes Rudina Xhunga se ka qene i persekutuar nga regjimi komunist si cuni i Todi Lubonjes, por nuk ka gjasa ta besoje kush sot, kur gezon jeten me gruan e dyte ne kerrthize te Vjenes Kapitaliste ne nje apartament dhjetra milione eurosh qe ka vjedhur gjate pushtetit te tij socialist, ku e hypi Ramizi me Nexhmijen per te nxjerre nga Shqypnia floririn e Rubikut me aeropllane jo drejt BRSS komuniste si djepi i socializmit boteror, por drejt bankave private Imperialiste, te Zvicres po keshtu Kapitaliste duke kapur keshtu nofken si Babai i korrupsionit postkomunist shqyptar me cirake qe tashme njihen: Nga Sali Berisha VARKARI tek Ili Meta SPIUNI per te arritur te Edi Rama cuni i Kristaqit, KILLERIT te Enverit,

    por:

    Fatosi, cuni i Thanasit te ZP nuk mund te hiqet si i persekutuar dhe harron disa gjera thelbesore qe brezi i ri nuk i di sot: Se pari ne Kohen e Qepes te Enverit te persekutuarit nuk mund te ndiqnin shkollen e larte edhe sikur ta kishin mbaruar gjymnazin me medalje te arte dhe aq me shume per ekonomi politike qe ishte dega e nomenklatures komuniste dhe e spiuneve te Sigurimit, se dyti te persekutuarit e regjimit sadist te Enverit nuk mund te punonin ne Institutin e Marksizem Leninizmit me drejtuese Nexhmije Hoxhen ku punoi Fatos Nano vite me radhe duke kontribuar keshtu teorikisht ne persosjen e mosbarazise socialiste enveriste me tollona dhe bunkere qe coi me pas edhe ne vjedhjen antikombetare te floririt te Rubikut nga Haki Toska dhe depozitimin ne bankat kapitaliste te Zvicres qe thelloi akoma me shume mosbarazine sociale socialiste ne vend

    ndersa:

    Vjedhja e ndihmave italiane per femijet e vibekte bashke me Pandeli Majkon i vuri kapak hipokrizise socialiste te barazise sociale, teori mashtruese qe per fat te keq vazhdon deri me sot

    Reply
  • Zina sallaksja curva e Peqinit says:
    August 31, 2023 at 11:17 am

    Nuk pati fat Shqiperia ta kish Nanon ne vitin 1992? Do ishte rrijedha tjeter. Do kishim shpetuar dhe do ishim ne te tjera kushte. Burre i mire dhe me vizjon. Lutem qe zoti ta shpetoji se eshte i ri akoma.

    Reply
  • Emigrant says:
    August 31, 2023 at 11:38 am

    Ti intelektuali hiqesh si kur di cdo gje ne bote e Shqiperi por ke shume pasaktesi ne faktet qe sjell shpesh per te argumentuar c’ka thua. Boll me urejtjet qe shfryn se nuk te ben mire per shendetin.
    Secili ka mendimin e vet, po genjeshtrat nuk ndihmojne aspak, askend.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 31, 2023 at 1:08 pm

    Emigranti i Enverit qe po kerkon Memedhe te Ri si cifutet ne shkretetire:

    Nuk mjafton te thuash dhe te anatemosh me fjalen GENJEN pa treguar me pare argumenta llogjike per kete akuze enveriste edhe une them se ti genjen kur vetdeklarohesh si emigrant, sepse pyetja e pare qe te bie ne mend eshte:

    PSE EMIGROJNE SHQYPTARET NE BOTE SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU DUKE RREZIKUAR JETEN DHE FAMILJET?

    kur;

    Mund te jetojne ne Socializmin enverist te Fatos Nanos ne barazi te plote sociale me raki dhe bixhoz njashtu sic e kaloi jeten cuni i Thanasit qe lejoi grabitjen e floririt te Rubikut nga Haki Toska duke e mbuluar kete hajni te papare antikombetare me propagande konspirative kunder Imperializmit Amerikan dhe kur vodhi edhe ndihmat italiane per femijet e vobekte kjo e ngriti Tozi Fatozin e Thanasit te ZP te Enverit ne piedestalin e Babait te korrupsionit ne Shqypni qe kur vendosi se kishte vjedhur mjaft, ja mbathi me gruan e dyte ne Vjenen Kapitaliste, sepse as ne mendje nuk i shkonte te Moska Bolshevike e Putinit dhe djepi i Internacionales Socialiste qe e reklamon kaq shume ne shkrimin e tij

    Reply
  • Katiu says:
    August 31, 2023 at 2:42 pm

    Nanua si politikan është pjellë e KQ të PPSH . Ç’prisni më shumë ?!

    KQ që polli Nanon ishte një grup njerëzish injorantë , servilë , frikacakë , debilë . Fara komuniste që zhdukur me rrënjë . Komunistët e vërtetë , aq pak sa ishin i mori Lufta , të tjeret që shpëtuan i hëngëri Enveri . Sistematikisht iu dha plumbin ose I mbylli në Burrel .

    Dhe ne poshtë , ca nga frika , ca nga injoranca , për gati 50 vjet , pëllisnim lavdi Enver Hoxhës !

    Diçka e mirë mund të qe bërë nqs përmbysjet e 90-s do udhëhiqeshin të burgosurit politikë të Burrelit . por ketë s’e donin as të majtet, as të djathtët ….

    Reply
  • THOMAQ STRATI says:
    August 31, 2023 at 2:48 pm

    JA EDHE NJE RELIKE E NAZI FASHIZMIT ,MBETJE E BASHKEPUNETOREVE TE DUCES DHE HITLERIT ESHTE FJA PER GERXHON ” INTELEKTUALIn” AKOMA GJALLE JE O GERXHO ?! NUK KE NGORDHUR AKOMA ! TERE JETEN TENDE QARAMAN KE QENE S’TE QESHI NJEHERE BUZA. KE TERE JETEN , DER DER , U BERE SI GAZETA HUMORISTIKE TURKE”DER DER” EDHE QEN PO TE ISHE DO KISHE COFUR , PO NE REALITET TI JE QEN BIR QENI ZVARRE KE ME U HEQ .

    Reply
  • MeteH says:
    August 31, 2023 at 3:06 pm

    lexoni ca VO e Kapterr Tra-Lalase te kuptoni se c’fare injorantesh analfabete japin urdhera me shkrim :

    – Nano duhet te dhpsllet PRESIDENT NDERI…eshte urdher nga Ish-Kapterr Ethe Hafije Lalaj !
    Dhe Edi Rama urgjentisht te zbatoje urdherin e Gomarices madhore e ta – dhpsllet – Tosin!

    Reply
  • Aldrin says:
    August 31, 2023 at 5:37 pm

    Ky erdhi ne politike si koke e madhe, po u katandis ne lamash klubesh, copa mbeturinash te PPSh

    Reply
  • intelektuali says:
    August 31, 2023 at 7:58 pm

    THOMAQIS STRATIS:

    Po cfare ju ka irrituar kaq shume intelektuali juve morrave te kuq te socialistit Fatos Nano qe tregon histori enveriste me te barazuar dhe te barabar peshuar per popullin e tij qe e mbyti ne Otranto dhe e vodhi paq me Haki Tosken kur vendosen bashke me Ramizin dhe Nexhmijen te conin floririn e Rubikut dhjetra tone ne Zvicren Kapitaliste dhe kur nje oficer amerikan e zbuloi kete hajni dhe e dokumentoi me fakte konkrete, u akuzua nga shtypi komunist si Armik i Jashtem i derguar nga Imperializmi Amerikan per te goditur unitetin e Partise me popullin.

    HE MO MORR I KUQ ME KETE HISTORI HAJNIE ANTISHQYPTARE TE TOZI FATOZIT TE THANASIT TE ZP TE ENVERIT JE IRRITUAR TI ME INTELEKTUALIN?

    apo:

    Me ndihmat italiane per femijet e vobekte qe i vodhi si i barazuar dhe baras peshuar me hajdutet e sotem te fondeve publike qe gjykata e rasi ne burg?

    apo:

    Me armet dhe municionet e Enverit qe i shiti bashke me Saliun ne Afrike me sekser profesioniste serbe duke e kamufluar kete trafik mafioz fitimprured armesh me luften e UCK qe i beri me zili xhelozi edhe cubin tropojan Azem Hajdari edhe kolonelin Krasniqi nga Kosova, zili xhelozi qe u kushtoi edhe jeten kur te dy u ekzekutuan ne Tirane dhe asgje nuk eshte e qarte edhe sot.

    HE MO MORRI I KUQ DO ME PER BELULIN FATOS NANO SI SOCIALIST ME I BARAZUAR DHE BARAZ PESHUAR SE TE TJERET NE FERMEN E KAFSHEVE TE ENVERIT?

    sepse:

    Mund te vazhdojme me pronat e tij ne Vjenen e Austrise Kapitaliste, por qe kur vjen puna per spital nuk i beson Kapitalizmit austriak dhe vjen me vrap lepri ne Tirane si i barazuar dhe baraz peshuar me popullin shqyptar qe e do kaq shume sa edhe bar ha por nuk e leshon Liderin e tij enverist

    Reply
  • ¿? says:
    August 31, 2023 at 8:14 pm

    Juve shkerdhatat e gazetes DITA ju shkerdhefshin derrat.

    Reply
  • demo says:
    August 31, 2023 at 9:28 pm

    Ishte me i shkolluari,me qytetari,me adapti per te qeverrisur se gjithe hajdutet delirante,skicopatike qe kane qevwerrisur pas 90.Kam degjuar nje ish nminister te Nanos,ish bashkpunetor i Berishes,qe thoshte tek Opinioni Fevziut:-Ate qe Nano e bente per gjys ore,Berishes i duheshin 6 muaj.
    Ka vjedher?
    Nano nuk ka vjedhur,,Nano ka gatuar dhe ka lepire duart.Po ta krahasosh me c`kane vjedhurBerisha,Meta dhe ky Zullapi,qe eshte Lubi Hajduterie.
    Po pat ndonje apartament ne Vjene ATE ta gezoje,swe e meriton,,
    Ringriti shtetin dhe Ndihmoi Kosoven.
    Beri nje gabim,qe i kushtoi shtrenjte,,,Ate fatalitet qe beri edhe Koco Tashko,qe u nxitua dhe vajti gjeti SHEJTANIN enver hoxha qe verdallisej prapa dere ne 8 nendor 1941.Sa te shkonte ne Korce dhe te gjinte nje kominist qe nuk quhej Koco,Kico, gjeti kollaj fare nje enver prapa dere.
    Fatos Nano vajti e gjeti shejtanin me boje ne Paris,,se nuk kishte Tirana shejtanre sa te duash per minister kulture! Te sherohet shpejt,,i uroj bablokut,se eshte gabim qe mund ta beje kushdo!
    Nuk njifet shejtani ne hurdhet-thote populli.

    Reply
  • Arber iliri says:
    August 31, 2023 at 11:45 pm

    Nano nga intervista duket si njohes i teorise socìaliste por me pijen alkolike,dashurine per bixhozin dhe abuzimin me parane publike ishte praktikisht vetem me teorine e qejfit.

    Reply
  • ¿? says:
    September 1, 2023 at 1:45 am

    Ju qifsha Nanon ne bithe.

    Reply
  • vlonjati says:
    September 1, 2023 at 5:42 am

    Intelektuali,mund te pyesesh Demon se çfare e ka irrituar qe e mbron me kaq zell hajdutin Nano. Sipas Demos Nano nukka vjedhur por ama leket qe harroi ti merte Berisha te firmave piramidale i mori te gjitha Nano megjithese erdhi ne pushtet sepse i premtoi popullit kthimin 100% te lekeve por su ktheu as 10%.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 1, 2023 at 7:34 am

    KU KA SHKUAR ARI I RUBIKUT?

    Nje shkrim nga: intelektuali

    “Regjimi komunist u shqua për shumë gjëra të mbrapshta në Shqipëri. Një ndër punët më të mbrapshta të tij ishte edhe grabitja masive e arit qytetarëve shqiptarë, burgosja apo pushkatimi i tyre. Nga ana tjetër për të dhënë një imazh krejt tjetër të hajdutit, për 50 vjet me radhë u përhap gënjeshtra e madhe e “vjedhjes së thesarit të shtetit” nga Mbreti Zog në kohën kur ky i fundit, i diktuar nga rrethanat ndërkombëtare, dhe me vendim të parlamentit shqiptar, kishte lënë Shqipërinë të nesërmen e 7 prillit 1939. Dhe një gënjeshtër të tillë e fabrikonin dhe e mbronin pikërisht ata që kishin vjedhur një sasi ari që llogaritet në 320 tonë. Në fakt askush nga propaganduesit e kësaj teze nuk e ka ditur që thesari i shtetit shqiptar në kohën kur bëjmë fjalë ndodhej në Romë dhe jo në Tiranë. Përveç grabitjes masive së arit tek qytetarët shqiptarë një grabitje e përmasave të padukshme ëshë edhe ajo e ndodhur në uzinën e Rubikut ku prodhohej një sasi jo e vogël ari. Ndërsa në Tiranë funksiononte një sektor i posaçëm i pranimit të arit të Rubikut që në një kohë të konsiderueshme dhe delikate drejtohej nga Reshat Alia, që ishte xhaxhai i Ramiz Alisë dhe babai i Teuta Hoxhës, që ishte gruaja e djalit të madh të Enver Hoxhës, Ilirit. Më 24 shkurt 1992, një vit pasi Ramiz Alia e katapultoi Fatos Nanon ne karriken e Kryeministrit, TVSH në emisionin e lajmeve trensmetoi një intervistë të një qytetari të huaj që quhej Xhon Mekgoi, intervistë që ishte marrë 4 ditë më parë. Mekgoi në këtë intervistë deklaroi se në fund të vitit 1990 e në fillim të vitit 1991 kishte qenë dëshmitar i transferimit nga Shqipëria në Zvicër i 10 tonëve ar. Ai theksonte se vetëm në nëntor – dhjetor 1990 janë dërguar në Zvicër nga Tirana dy avionë të posaçëm dërgesa e të cilëve, ari, ka përfunduar në bankën “Strase”. Sipas tij një pjesë e këtij ari përbënte edhe kapitalin bazë të një banke shqiptaro-zvicerane që ekzistonte në Tiranë. Banka në fjalë ishte “Iliria Suisse Bank”. Perveç kësaj Mekgoi shfaqi dyshimet e tij për firmën “Iliria Holding” e cila edhe në mjedise politike të kohës përflitej si e lidhur me familjen Hoxha, për të mos thënë që menaxhonte të ardhurat e kësaj familje. Këto deklarime të Mekgoit shkaktuan një përshtjellim të madh tek politika e majtë në Tiranë. I pari reagoi presidenti komunist Ramiz Alia, i cili siç dihet ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të klanit Hoxha. Vetëm një ditë më pas, Ramiz Alia i kërkoi kryeprokurorit të përgjithshëm Petrit Serjani “verifikimin e fakteve të mësipërme” dhe procedimin penal të Mekgoit “nëse lajmi është i rremë”. Si kuptohet nga deklaratat e rastit, Xhon Mekgoi kishte vizituar edhe me personalitete të tjera të shtetit duke përfshirë këtu edhe kryeministrin Vilson Ahmeti. Ky i fundit sipas “ZP”-së i është drejtuar Mekgoit me këto fjalë: “Mos lëshoni tullumbace të tilla”. Nga ana e tij drejtori i Thesarit të Shtetit, Fahri Hoxha, i pyetur për këtë problem nga “ZP” më 26 shkurt 1992 ndër të tjera deklaron: “Ne nuk dimë asgjë për sasinë e arit të përmendur në intervistën e transmetuar në televizion. Nga Thesari i Shtetit ka dalë ar në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Pa këto vendime nuk del asnjë gram ar nga Thesari. Ari ka filluar të dalë nga Thesari duke filluar nga viti 1988. Më parë nuk ishte e nevojshme fare, sepse nevojat tona per valute mbuloheshin nga eksportet.” Por dokumentat reale tregojnë fare qartë se që nga viti 1988 ka dalë gjithsej 7.2 ton ar. Askush nuk donte në atë kohë të merrej me thelbin e problemit por vetëm me mbulimin e tij. Kështu shtypi socialist filloi hapur fushatën antiamerikane të tij. Gazeta socialiste “24 orë”, në vazhdë të solidaritetit komunist dhe duke u mbështetut mbi parrullën “Vjetnami do fitojë”, botoi një foto të Xhon Megkoit në kohën kur ky luftonte kundër komunistëve në Vjetnam. Më larg akoma shkoi gazetari i “ZP”, i cili e konsideroi Mekgoin “mercenar amerikan” duke cituar ish Kryeministrin Fatos Nano (shih “ZP” 26 shkurt 1992). Askush nga këta nuk pa tek Mekgoi një dëshmitar të vlefshëm për zbardhjen e enigmave të arit, por pa vetëm një kundërshtar politik, apo më keq akoma një armik të Vjetnamit. Askush nga këta fanatikë nuk donte zbardhjen e të vërtetës. Ditë më vonë më 19 mars 1992, gjatë një interviste në TVSH, presidenti Ramiz Alia hodhi dyshime mbi qytetarin zviceran Xhon Mekgoi, por pranoi daljen e 3.2 tonëve ar “për qëllime shtetërore”, Alia u tall me shqyptarët me cinizem te paparë me humbjen e 270 tonëve ar. Si edhe herë të tjera ai mbrojti “pikpamjen” se nuk ka ekzistuar kurrë një shifër e tillë. Sikurse dihet Ramiz Alia është person kyç në të gjitha zhvillimet polike të Partisë së Punës. Aktualisht ai është personi që ka më tepër dijeni se kushdo për arin e grabitur shqiptar. Përgjigjet e tij në rastin konkret të bindin akoma më tepër për përzierjen e tij, të Haki Toskës dhe Fatos Nanos në çështjen e floririt të grabitur barbarisht.

    CILAT KANE QENE LEVIZJET E HAKI TOSKES, ÇELESIT TE DEPOZITAVE TE ENVER HOXHES NE PERENDIM?

    Depoziatat më të rëndësishme të udhëheqjes komuniste në perëndim i kishin tre persona. Ata ishin: Enver Hoxha, Hysni Kapo, Mehmet Shehu. Pas goditjes së Mehmet Shehut dhe marrjes së depozitave të tij, vendin e tij e zuri pasardhësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia. Ky i fundit është edhe njeriu që drejtoi lëvizjet e arit në vitet e fundit të regjimit komunist. Çelësi i depozitave të Enver Hoxhës në perëndim ishte Haki Toska. Ndër detyrat ekzekutive më të rëndësishme të Toskës ka qenë ajo e zv/kryeministrit në periudhën 16 shtator 1966 – 18 nëntor 1970 dhe ajo e ministrit të Financave në qeverinë e fundit të Mehmet Shehut. Jo pak i rëndësishëm ka qenë roli i Haki Toskës në kohën e ngjarjeve që përfunduan me vrasjen e Mehmet Shehut dhe “konfiskimin” e llogarisë së tij bankare në perëndim. Sipas dëshmitarëve okularë, ka pasur kalim të sasive të arit jo vetëm nga Rinasi, por edhe nga porti i Durrësit. Kjo ka ndodhur në kohën kur kryetarë të degëve të Punëve të Brendshme në këtë rreth kanë qenë Lilo Zeneli, Kopi Niko (burri i tezes së Fatos Nanos, i njohur si xhelat enverist dhe persekutor profesionist) dhe Kapllan Shehu. Në prag të kapitullimit të regjimit komunist, Ramiz Alia i konsultuar nga Fatos Nano ndoqi edhe një taktikë që kishte të bënte me sigurimin e dytë financiar të klasës së tij politike. Në periudhën 1988 – 1991 kanë lënë Shqipërinë sasi të tjera ari që kanë ikur kryesisht nga aeroporti i Rinasit. Më 7 qershor 1992, presidenti Berisha me anë të një letre i kërkoi autoriteteve zvicerane ndihmesën e tyre në lidhje me arin shqiptar që ndodhej në Zvicër. Për këtë qëllim guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ilir Hoti, autorizoi më 1 mars 1993, firmën ligjore “Poncet Varluzer” dhe partnerët anëtarë të Avokaturës së Gjenevës, që të vepronin në emër të autorizuesit për të zbardhur llogaritë e hapura nga Banka e Shqipërisë në Zvicër. Avokatët e marrë me këtë çështje ishin Charles Poncet, Dominique Varluzel, Ereic Alves De Souza, oliver Peclard, Didier Bottge, Alan Levy, Izabel Hagman dhe Gisele Stanislas. Policia e aeroportit të Zyrihut, divizioni kriminal, më 11 mars 1993 kanë hartuar raportin për Jann Corrodi-n me lëndë “Ndriçime në lidhje me dhëniet e arit me prejardhje nga Shqipëria me fluturimet e Svissair SR 459 të 3 korrikut 1989 dhe 19 shkurtit 1991”. Ky raport ndër të tjera ka këtë përmbajtje: “Hetimet në lidhje me çështjen e përmendur më sipër pranë Shërbimit të Sigurimit të Aeroporit kanë dhënë rezultatet e mëposhtme: Më 3 korrik 1989 me fluturimin SR 459 nga Tirana kanë mbërritur 3.100 kg ar. Kjo dërgesë ishte pritur dhe depozituar nga Shërbimi i Sigurimit. Më 5 korrik 1989, kjo dërgesë u transportua në MAT SE CURITAS dhe u zhdoganua nga kjo e fundit. Hetimet pranë MAT kanë treguar se dërgesa ishte zhdoganuar duke përmbajtur lingotat e arit dhe të argjendit si monedhat me një vlerë prej 19,7 milion frangash. Gjithë dërgesa u çua me urdhër të “Union De Banque” Zvicër në Edelmetallschmelzerei në Mendrision/TI.
    Më 23 mars 1993, me anë të një letre dërguar në Tiranë, Charles Poncet (doktor në drejtësi në Avokaturën e Gjenevës), njoftoi autoritetin më të lartë të shtetit shqiptar se pas një korrespondence me gjyqtarin Dieter Jann Corradi, disa sasi ari kanë kaluar tranzit nga Zvicra. Anëtari tjetër i firmës ligjore “Poncet Varluzer” Oliver Peclard (avokat i Kolegjit të Gjenevës) me anë të një korrespondencë të njejtës datë (23 shkurt 1993), pasi ka grumbulluar të dhënat nga Policia e Shtetit të Zyrihut, i drejtohet kështu gjyqtarit të sipërpërmendur: “Rezultati i hetimeve paraprake të Policisë së Shtetit të Zyrihut në lidhje me dhënien e arit me prejardhje nga Shqipëria mbi fluturimet e Svissair RS 459 të 3 korrikut 1989 dhe të 19 shkurtit është tepër interesant. Të dhënat dhe dokumentat që kanë qenë të mundur të mblidhen nga Shqipëria dhe për të cilat bëhej fjalë në kuadrin e hetimit, në fakt nxjerrin në pah trasferime të shumta ari nga Tirana në Zyrih ndërmjet viteve 1990 – 1991 me autorizimin e shtetit dhe Kryeministrit shqyptar, por duket se del qartë nga hetimi zviceran se sasi të konsiderushme ari të cilat kishin lënë Tiranën, në fakt asnjëherë nuk kishin arritur në Zyrih”. Ndonëse hetimet nuk u çuan si duhet deri në fund për shkak të kohës së gjatë që kërkohet në raste të tilla dhe për shkak se Sali Berisha nuk pati interes ta conte deri në fund vjedhjen më të madhe në historine shqyptare, ato provuan se nga Shqipëria kanë lëvizuar sasi jo të pakta ari në fund te viteve 80 – të dhe në fillim të viteve 90 – të, kur po dukej akoma më qartë falimentimi i regjimin komunist në mbarë lindjen dhe veçmas në Shqipëri. Ajo që ia vlen të theksohet është fakti se nuk është vetëm Zvicra foleja e fundit e një pjese të arit shqiptar. Ajo ka qenë edhe vend tranzit i këtij ari. Në vendet e Amerikës latine apo në Kanada ndodhet një sasi jo e vogël ari, e cila ka bërë “borgjezë” pinjollët e grabitqarëve të dikurshëm, pinjollët e shtresës më ordinere që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

    Ç’NXJERRIM SI PERFUNDIM?

    Ari i shqiptarëve i grabitur nga komunistë përgjithësisht nuk është përdorur për qëllime shtetërore, por është vjedhur nga ata që kanë marrë drejtpërdrejt në grabitje dhe ka shkuar për llogari të udhëheqjes së lartë komuniste si në Zvicër apo Amerikën e Jugut apo të Veriut. Ndër njerëzit më të pasuruar me arin shqiptar janë klani Hoxha, klani Kapo dhe klani Alia me bedelet e tij si Fatos Nano me gjithe Lukunine e pinjolleve te nomenklatures enveriste qe qeverisin vendin sot me parrulla per barazi sociale.

    Nje shkrim nga: intelektuali

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përfundon mbledhja, zbulohen ‘porositë’ e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve
  • Ish-zv.ambasadori i OSBE-së filmohet në protestë
  • I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  • Aksident tragjik në Lezhë–Milot, automjeti përplaset me kamionin, një viktimë dhe dy të plagosur
  • INSTAT: Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione

Komentet e Fundit

  1. Flamur,Struga on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. J on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Ela on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Artan on RaBexit!
  5. Ilir Troplini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?