Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurorëzimi i Mbretit Charles III: 800 milionë paund për ceremoninë dhe 3 ditët e festës!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kurorëzimi i Mbretit Charles III: 800 milionë paund për ceremoninë dhe 3 ditët e festës!
AktualitetBote

Kurorëzimi i Mbretit Charles III: 800 milionë paund për ceremoninë dhe 3 ditët e festës!

Published: May 5, 2023
Shpërndaje

Charles III, i njohur për stilin e tij luksoz të jetesës, ka zgjedhur një kurorëzim më të thjeshtë, shumë më ndryshe se ai i uljes në fron të nënës së tij Elizabeta II, por dhe të shumë paraardhësve të tjerë.

Reduktimet e para në shpenzime ishin të ftuarit, numri të cilëve u ul deri në 2 mijë, nga 8 mijë që ishin në qershor të 1953- shit. Në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë tri ditë feste, që nga mesdita e 6 majit kur dyert e Abacisë së Westminster do të hapen për të festuar Mbretin e ri.

Shifra e saktë e shpenzimeve do të mësohet vetëm pas përfundimit të ceremonisë. Por nga do të merren këto para? Një pjesë do të merret nga Kuleta private, të ardhurat personale të familjes mbretërore, që kryesisht vijnë nga prona e Dukatit të Lancaster që prodhon 16 milionë paund në vit.

- Publicitet -

Por një pjesë e mirë do të merret nga qytetarët nëpërmjet “Sovereign Grant”, një taksë që i paguhet cdo vit Kurorës. Në vitin 2022, kjo taksë solli në kasat britanike rreth 86 milionë paund, që u përdorën kryesisht për shpenzimet e personelit dhe mirëmbajtjen e pronës.

Këtyre shumave duhet t’i shtohen edhe rreth 850 milionë të ardhurat e humbura ndaj PBB-së kombëtare për shkak të ditës së festës të vendosur të hënën 8 maj, në të cilën aktivitetet prodhuese do të qëndrojnë të mbyllura. Megjithatë, këto humbje do të kompensohen nga fitimet për shkak të turizmit të nxitur nga ngjarja dhe ato të të drejtave televizive. Sipas Sunday Mirror, operacioni i policisë për të garantuar sigurinë mund të rritet në 150 milionë paund.

Nga ana tjetër, me një event të tillë mediatik, “tre ditët” e festimeve, me turistë të ardhur nga e gjithë bota, sigurisht që do të sjellin lumenj parash në arkën e shtetit.

Pavarësisht kësaj, shumica e britanikëve do të dëshironin që Charles – i cili ka një pasuri personale prej 600 milionë paund – të paguante shpenzimet e ‘ditës së tij të madhe’: vetëm 32% e të intervistuarve besojnë se kurorëzimi duhet të paguhet nga paratë publike.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë
  • Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët, PDK mbetet pa përfaqësues
  • Tronditet Shkodra: Mësuesit i hedhin tritol në banesë, çfarë dyshohet
  • Dita 105 e protestës në Tiranë tërheq vëmendjen edhe të medias amerikane
  • Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë

Komentet e Fundit

  1. demo on ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  2. Kapistalli on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  3. Dy trapa ka forumi on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. nje mendim me teper on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Abigail Hess on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?