Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në shumë të mira, por nuk pajtohemi për gjithçka
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në shumë të mira, por nuk pajtohemi për gjithçka
KosovëLajmi i fundit

Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në shumë të mira, por nuk pajtohemi për gjithçka

Published: February 19, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të hënën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë të mira megjithë mospajtimet për disa çështje.

Komentet e tij pasuan deklaratat e zyrtarëve amerikanë të cilët thanë se mungesa e bashkërendimit të qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara lidhur me rregulloren që ndalon përdorimin e dinarit serb, tashmë ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë i mirë, tash ne jemi partner, aleatë edhe miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka, mirëpo në këtë aspekt kemi një rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës të cilën qeveria e Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjit ka për detyrë ta mbështesë, andaj edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira dhe i qëndroj kësaj fjale. Pra nuk ka shpërputhje mes motit sot dhe raporteve me SHBA-të”, tha kryeministri Kurti.

- Publicitet -

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, ka hyrë në fuqi me një shkurt pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që të shtyhet zbatimi i saj.

Diplomacia perëndimore kritikoi rreptë qeverinë e Kosovës për shkak të vendimit, i cili nxiti reagimin e Beogradit që akuzoi qeverinë e Kosovës se po kërcënon mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë nuk po kërkojnë nga Kosova që të mbajë dinarin apo të mos respektohet Kushtetuta e vendit. Ajo tha se është duke u diskutuar një plan kalimtar për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

“Edhe në këtë rast ende janë duke vazhduar diskutimet se cili do të jetë plan i tranzcionit të zbatimit i cili do t’i marr parasysh shqetësimet e të gjithëve. Sikurse çdo herë tjetër bashkëpunimi me aleatët tanë, asnjëherë nuk e çon Kosovën në rrugën të gabuar kështu që si presidente e vendit vazhdimisht i inkurajoj institucionet që bashkëpunimin ta kenë në maksimum, sepse sa herë veprojmë të bashkuar jemi shumë më të fort, dhe të njëjtën gjë e kërkoj edhe tani, dhe jam e bindur qe jemi në rrugë të drejtë, që shumë ky plan tranzicionit të arrihet me pajtimin e të gjithëve, dhe të jemi efektiv në tërësi por bashkë me aleatët tanë në zbatimin e Kushtetutës sonë në çdo cep të vendit”, tha presidentja Osmani.

Kundërshtimet rreth zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore kanë ngritur shqetësime në Kosovë mbi ndikimin që mund të sjellin në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, të cilët në vazhdimësi kanë kërkuar shtyrjen e tij. Njohës të zhvillimeve politike në vend thonë se autoritetet në Kosovë duhet të ndërmarrin veprime sa më parë në përputhje me kërkesat ndërkombëtare për të mos lejuar që deklarimet të shndërrohen në masa konkrete ndëshkuese./VOA

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?