Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti për BBC: Serbët janë 4 përqind e popullsisë, qeverisin 10 komuna, Perëndimit faleminderit, por nuk i bëj dot më kompromiset që kërkojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti për BBC: Serbët janë 4 përqind e popullsisë, qeverisin 10 komuna, Perëndimit faleminderit, por nuk i bëj dot më kompromiset që kërkojnë
KosovëKryesore

Kurti për BBC: Serbët janë 4 përqind e popullsisë, qeverisin 10 komuna, Perëndimit faleminderit, por nuk i bëj dot më kompromiset që kërkojnë

Published: June 4, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të dielë në një prononcim për një emision mëngjesi në BBC ka folur në lidhje me situatën në veri të vendit.

Në këtë intervistë ai ka dhënë detaje në lidhje me largimin e Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale. Kurti ka thënë se kjo pikë mund të rishikohet, por fillimisht kërkoi që bandat e dhunshme të kthehen në Serbi ose të burgosen.

“Ne mund të rishikojmë largimin e Policisë së Kosovës nga këto ndërtesa, por së pari bandat e dhunshme kriminale të cilat kanë sulmuar dhe plagosur gazetarët, policinë tonë dhe ushtarët e NATO-s, duhet të kthehen në Serbi ose në burg”, tha ai.

- Publicitet -

Kryeministri Kurti shtoi se nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike të Kosovës.

“Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike, duke qenë kryeministri i vendit më demokratik në Ballkanin Perëndimor, me policinë më profesionale e cila është e orientuar dhe trajnuar nga Perëndimi.

Presidenti Vuçiç është një autokrat që nuk i lejon serbët në Kosovë të kenë më shumë se një parti. Serbët në Kosovë përbejnë 4% të popullatës ndërsa populli i Kosovës 93% , kemi edhe minoritete të tjera të neglizhuara nga komuniteti ndërkombëtar.

Pra 4% e popullsisë serbe kanë drejtimin e 10 nga 38 komunave, kanë 10 vende të rezervuara në parlamentin e Kosovës dhe qeveria jonë e ka të detyrueshme që në kabinet të kemi një ministër serb. Unë e kam atë ministër, është Nenad Rasiç. Ai nuk është në partinë e Vuçiç dhe sot është personi më i urryer në Serbi”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme, Kurti u shpreh se është i gatshëm të dëgjojë propozimet për zgjedhje të parakohshme, por pasi të vendoset sundimi i ligjit në vend.

Ndërsa i takon deklaratave e ashpra te SHBA-dhe BE-, Kurti theksoi se janë aleatë të pakontestueshëm të Kosovës

“Ne i konsiderojmë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe, aleatë dhe miq të pakontestueshëm, dhe u jemi shumë mirënjohës për lirinë dhe pavarësinë tonë dhe për zhvillimin e demokracisë.

Gjithsesi ne nuk mund tua dorëzojmë Republikën tonë, milicisë fashiste e cila paguhet nga autokrati në Beograd, ish- ministër i propagandës së Millosheviçit”, tha ai.

Gjithashtu Kurti shtoi se Serbia nuk e distancon veten nga e kaluara e Milloshevçit, dhe as tani nuk e distancon veten nga e tashmja e Putinit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?