Detaje të tjera janë zbuluar sa i takon atentatit të ditës së sotme tek rrethrrotullimi i Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë shoqëruesi i tij Mustafa ( Muço) Sheqeri ( Shaljani).
Atentati ishte realizuar me detaje.
Një nga personat, që dyshohet të ketë pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit, është identifikuar nga policia e Tiranës.
Kjo pasi ai është parë të ruante viktimën dhe të plagosurin që nga momenti kur dalin nga aeroporti, teksa futen në parkim për të marrë automjetin të cilin e kishin parkuar aty në datë 7 nëntor, datë në të cilën udhëtuan drejt Barcelonës nga ku edhe po ktheheshin.
Personi që i ruante, fillimisht ishte me syze, ndërsa më pas nuk ka pasur asnjë maskë mbuluese çka ka bërë më të lehtë identifikimin nga ana e grupit hetimor. Ai qëndronte jo më larg se 30 sekonda nga shenjestra dhe i plagosuri.
Nga ana tjetër, autorët kanë shkuar disa minuta përpara në afërsi të rrethrrotullimit të Rinasit. Kjo për shkak se avioni pretendohej të vinte 40 minuta më herët por ka pasur vonesë çka ka shkaktuar pritje.
Ndërkohë në momentin që janë njoftuar nga personi që vëzhgonte, autorët kanë dalë me mjetin e tyre në anën tjetër të rrethit, me drejtim për t’u nisur nga Fushë-Kruja.
Në kamerat e sigurisë, personi që i ruan del në këmbë dhe shoqëron me sy automjetin tip benz ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muço Shaljani. Dhe qëndron në këmbë duke parë gjithë ngjarjen. Pasi kryhet akti i rëndë kthehet dhe merr automjetin e parkuar në aeroport dhe largohet.
Këto të dhëna janë mbledhur nga hetuesit, është bërë identifikimi i informatorit dhe pritet të bëhet shpallja në kërkim e arrestimi i tij. Ky person luan një rol kyç në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Hetuesit e çështjes kanë provuar se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri në datën 7 Nëntor 2025, kanë udhëtuar së bashku me avion nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Barcelonës.
Policia kriminale e Tiranës, ka zbuluar agjencinë e udhëtimit ku janë prerë biletat e avionit për Gilmando Danin dhe Mustafa Sheqerin.
Pikërisht kjo agjenci udhëtimi dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacionin tek anëtarët e grupeve kriminale për planifikimin e udhëtimit vajtje-ardhje, të cilët më pas janë mobilizuar për të kryer vrasjen pikërisht ditën e sotme.
Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri kanë qëndruar tre ditë në Spanjë dhe ditën e katërt, të dy së bashku kanë udhëtuar në drejtim të Rinasit në Shqipëri.
Sapo kanë zbritur në terminalin e aeroportit dhe kanë kryer verifikimin e pasaportave dhe më pas tërhoqën bagazhet, Muçi dhe Gilmando, janë drejtuar tek parkimi i aeroportit, ku kishin lënë makinën tip Benz-Mercedez ngjyrë e bardhë në pronësi të Ervis Kosovës.
Teksa kanë marrë makinën, Mustafa Sheqeri ka hipur në timon ndërsa Gilmando Dani në vendin e parë të pasagjerit. Ata sapo kanë dalë në rreth-rrotullimin e Rinasit, janë sulmuar me armë zjarri automatike nga një distancë e shkurtër.
Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kanë dëgjuar dy herë breshëri automatiku. Makina tip “Toyota” me targa Greke është pozicionuar në rrugë paralelisht me makinën ku qëndronin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, të cilët janë goditur nga një distancë thuajse gjysmë metra.
Gilmando Dani, ka mbetur i vdekur në vend. Ndërsa Mustafa Sheqeri vijon të ketë ende shenja jete dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës për kurim.
j.l./ dita

O po nuk e shikoni ai shoqerohej me ate qe duhej te kontrollonte policat per shkelje te ligjit. Pra cdo informacion e ka mare nga vêt shteti qe nga doganat e co
Një kriminel më pak(mase dy.) Nëse do ishte në burg do kishte shpëtuar.
Kjo është DREJTËSIA E SALIUT 1992,FATKEQSI NË 35 VITE,DUKE U BËR PALË ME KRIMINELËT,KU 85 % E TYRE I KAPI VETINGU,I TIPIT GJIN GJONI QË SALIU E BLRI DEPUTET.
Viktima është shok i SHULLAZIT,I cili ka kënë në BANDËN E PD PËR VJEDHJE VOTASH TË PS QË NGA 1996.!
NDAJ KY VËND NUK BËHET ME SALIUN & BANDËN E TIJ NËPËR KËMBË.PIKË.
Zbulohet edhe Kapterr Ethem Lalaj Gomarica madhore, ndonese i maskuar me syze TemO.
E zbulojne traplliqet e njejta qe hedh gjithmone ashtu me perzierje shkronjash.