Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur të sanksionojë familjen shqiptare Hysa, duke e lidhur me kartelin e Sinaloas. Kreu i familjes Luftar Hysa është njeriu që u përfol për takimin me kryeministrin Edi Rama në tetor të vitit 2020.
“Thesari amerikan vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes Hysa nga Meksika, duke i akuzuar se kanë përdorur rrjetin e tyre të gjerë të kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e fondeve të kartelit të fuqishëm të Sinaloas” njoftoi agjensia Reuters.
Në atë që Thesari e përshkroi si një veprim të koordinuar me qeverinë meksikane, vendosen sanksione ndaj gjashtë anëtarëve të familjes Hysa dhe një personi tjetër, si dhe ndaj bizneseve të tyre në Meksikë, Kanada dhe Poloni.
Thesari ndërmori gjithashtu hapa për të ndërprerë qasjen e bizneseve të dyshuara të familjes në sistemin financiar amerikan. Në njoftimin e gjatë të zyrës së Departamentit të Thesarit bien në sy dy pasazhe:
“Luftari, me bazë midis Meksikës dhe Kanadasë, shihet shpesh në mediat publike si një anëtar kryesor i familjes Hysa, duke dhënë intervista publike për bizneset e familjes së tij në Meksikë dhe në Evropë” thuhet në të parin ndërsa vijohet: “Luftari dhe Arbeni kanë përdorur një entitet me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga pastrimi i fondeve të paligjshme që u përkasin personave të dyshuar për trafik droge”.
Emri i këtij personazhi që sot sanksionohet nga SHBA, krijoi efektin e një bombe në Shqipëri kur gazetari Xhorxhio Motola, i Rai 3 e pyeti drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama për lidhjet me të.
Në intervistën me Ramën, Motola citoi mediat kanadeze që kanë shkruar se Hysa dyshohet se pastronte paratë e kartelit meksikan të Sinaloas përmes kazinove dhe se ai ka hapur një të tillë në Vlorë.
Rama dha versionin e tij për takimin. “Atje (në Vlorë) është një investim i një familjeje vlonjate. I ati është një person i njohur në Vlorë sepse ishte një nga aktivistët e gjelbërt kundër Petroliferës Italiane. Ai është bërë i famshëm për këtë dhe familja e tij ka investuar në një nga hotelet më të bukura, pak nga pak Marina Bay.
Pastaj ata që unë i njoh sepse jam deputet i Vlorës më thanë duam të të takojmë sepse është një kushëri, apo një i njohur, këtë nuk e di, që jeton në Meksikë dhe dëshiron të na ndihmojë, të na japë një dorë për të menaxhuar kazinonë. I thashë dakord. Hajdeni. Erdhën. I takova.
Më thanë thjesht cfarë.. informacione mbi mundësinë e një gjëje të tillë dhe u thashë ne kemi një kuadër të thjeshtë për të stimuluar hotelet me 5 yje, që nuk kishte në Shqipëri bëmë një paketë pa taksa për 10 vite, TVSH 6%, zero tarifa për lejet e ndërtimit” shpjegoi Rama.
Pastaj me insistimin e gazetarit kryeministri shtoi:
“Ai (Hysa) erdhi me ata për këtë. Kjo më kujtohet. Një herë e kam parë në jetën time. Më pas kam parë se e kanë hapur. kaq. A është investitor, apo administrator apo.. nuk e di”.
Vetë gazetari i emisionit “Report” në RAI 3, Xhorxhio Motola e rrëfeu më pas kështu këtë episod të bisedës së sforcuar me Ramën:
“Kryeministri Rama e pranoi që e ka takuar këtë Luftar (Hysa) duke dhënë një version ndryshe nga ajo që tha Luftari në një emision tjetër. Ai tha se kishte shkuar për të folur me Ramën për një libër për mjedisin. Rama e përgënjeshtroi versionin e Luftarit (Hysa). Rama nga ana e vetë thotë se nuk e dinte që Luftari të ishte një përfaqësues i kartelit të Sinalos…”.
Versionin e tij në takimin me Edi Ramën e kishte dhënë edhe vetë Luftar Hysa në një bisedë me Blendi Fevziun në studion e Opinion.
“Kam dashur ta takoj Edi Ramën për një histori shumë të bukur që më pëlqen ta ndaj me ty këtu. Unë kam një mikun tim të madh qëështë nga Anglia. Faktikisht nga Skocia dhe jeton në Londër. Dhe ky miku im e ka emrin Max Miligan.
Unë kam jetu me atë në Peru për tre vjet. Dhe Mak, vëllai i tij ka qenë drejtor i SKY NEWS në Angli. Maksi është fotograf dhe bën libra. Bën fotografi dhe shkruan libra. Ka bërë libra për Perunë, Ganën, Bregun e Fildishtë, Islandën, Rumaninë dhe ky njeri njeri gjithmonë donte të bënte një libër për Shqipërinë dhe të promovonte turizmin.
Në telefonin tim i kam të gjitha edhe mesazhet edhe bisedat me Maksin. Dhe unë duke kërku dhe duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, thashë që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt që mund ta mbështeste. Ramën e gjeta përmes një mikun tim gjerman, që është mik i mirë i Shqipërisë dhe unë jam krenar që e kam mik. Dhe çfarë kam fol me atë që të ndihmojë Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ai kishte ardh për punët e veta dhe tha “Hajde të të prezantoj kryeministrin” u shpreh asokohe Luftar Hysa.
Lajmi se në kazinotë e Shqipërisë po investoheshin paratë e kartelit të Sinaloas u botua në median meksikane El Universal. Në qendër të shkrimit ishte Luftar Hysa dhe vëllezërit e tij gjë që tashmë po vërtetohet edhe nga departamenti i thesarit amerikan.
Familja Hysa, me origjinë nga Shqipëria, në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar, vëren agjensia Reuter e cila vijon
“Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë,” tha Zëvendëssekretari i Thesarit, John K. Hurley. “Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës.”
Autoritetet amerikane pretendojnë se Luftar Hysa, me bazë midis Meksikës dhe Kanadasë, së bashku me të afërmit e tij, kanë bashkëpunuar me një person të paidentifikuar në Shtetet e Bashkuara për të transportuar sasi të mëdha parash në dorë nga Meksika drejt SHBA-së.
Njoftimi i Thesarit vjen një ditë pasi autoritetet meksikane njoftuan se kishin pezulluar aktivitetin e 13 kazinove të dyshuara për pastrim miliona dollarësh jashtë vendit. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse dy operacionet ishin të lidhura.
Ndërkohë kur pak kohë më parë ndaj një tjetër gazetari, emisionit “Report” në RAI 3, Sigfrido Ranucci, u bë një atentat në Itali ai nuk përjashtoi që goditja ngaj tij të kishte ardhur nga krimi i organizuar shqiptar. “Ne kemi marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar që ka qenë në kartelin e Sinaloas që ishte i lidhur me shqiptarë. Lidhur me këtë cështje dhe unë ua kam dërguar gjykatësve” -tha Ranucci.

Keq me vjen o kryeminister,por kur hidhesh hu me hu,do gjindet njeri qe ta caje farfallen.
‘Nji dit’ Djele,nji Dit’ zemoni,
Mblodha shoket me bo haeng….
Po ku ka bisnesmen te ndershm ne shqipri
Keq të vjen për thashetheme?
Apo çfarë shkruajnë çdo gazetar gjobvënës është e vërtetë, vetem për të sulmuar qeverinë e për hatër të Salës? Ky është kriteri për të shkruar diçka?
Tani besoj qe pyetja eshte retorike. Te gjithe e dime, qe ky Luftari eshte miku i Rames. Madje eshte ne ate rrethin e ngushte te miqve te Rames; ne rrethin e Don Agacios, Don Gysit, Don Gjokes, Don Troplinit, Don Celes, Don Hajrit e keshtu me radhe.
Megjithate edhe ky rreth i ngusht miqsh, ka nje rreth edhe me te ngushte; jane ata qe ne koridoret e Partise Socialiste, quhen intouchables, te paprekshmit; ketu hyjne Don Agacio Don Gysi dhe ky Don Hysa; ka edhe te tjere, natyrisht; me kohen do te dalin.
Tani perseri pyetja: po sikur te kishte patur miq te tille Doktori kur ishte ne pushtet?! – Thjeshte e paimagjinueshme.
“Mediat mund të thonë ç’të duan dhe njerëzit flasin kot pa të njohur fare. Por fjalët e tyre nuk ndryshojnë asgjë.Familja Hysa eshte nje Familje me vlera ,intelektualesh dhe me zemer te madhe. Turp turp tju vij qe flisni per kete familje qe gjithcka e kane ndertuar me mund dhe djerse.
Ore e ka bllokuar Qeveria amerikane nuk e thon mediat qe pastron para
Qeke torollak
O plera te ndyr te Sali gomarit qe vec samari i mungon ckeni me kta cuna qe vec kan punuar me djersen e mundin e vet O gazetar te paguar te Sal pedofilit plak qe flisni dhe lendoni nena gra femij te pafaajshem Ju gazetare pispilluqe e lesbike te korruptuara te sal palles ckeni qe jeni kaq te bindura ne ato lajme qe jepni zoti ju denoft ju coft ne ferr mos e pafshi driten e diellit
Kush eshte “plehra te ndyre” o vlla?
Amerika qe e ka sanksionuar?
Mediat ate pune kane japin lajmet
Nuk luhet me daj *Samin* po priten nje nga nje burimet financiare kete tipin e kane derguar vet keta per te pastruar parate e vjedhura te shqiptarevel qe ne 1997 pas firmave piramidale.
Dhe SHPIFSIT berishist vazhdojnë të GËRMOJNË PËR QËNIN E NGORDHUR:
-Vazhduan dhe vazhdojnë për McMekgonigal,që shpifin pse e takoi EDI RAMA KM..kur nga Amerika(FBI)Nuk ka dal asgjë.!
-Tashmë me këtë OLIGARKUN tjetër pse e paska takuar në VLORË,me kërkesë të vetë drogaxhiut.? Çfar ka këtu.?
-Por,çfar do të thon për një PESIONIST pse e takoi për hallet e tij.? Pse i shtoi pesionin.?
-Dhe unë dal në mbrojtje të E.Ramës se nga 20.000 Lv që më la Saliu 2013,sot 2025 marr 50.000 Lv. Athere çel dua Saliun për ta vënë në derë për të trembur qënt e tërbuar të tij militant b..lëpirs.?
Si nuk keni turp ore IDIOT SALIST.?
-Kush do e ndaloi KM për takimet me njërzit,edhe sikur më pas mund të dalin DROGAXHIJ.?
-Me këto shpifje të ndyra do vij në Pushtet PD-BANDË 1991.?
-VAZHDO TARE GËRMO PËR QËNIN E NGORDHUR.!
-SHKRUAI..SHKRUANI O ANONIM PLEHRA TË NON GRATËS.!
Ti je gomar o i zi
Vete Rama pra e ky Hys Luftetari i kazinove i sanksionuar familjarisht nga SHBA e pranojne se jane takuar…
…c’ha kot marmallate or ETHEM LALAJ?
Ky vdessss;ky ngordh,ky behet zerde,ky jargavitet per nje cike gangsterra me Emer..Po qe nga keta te SINALOAS,qe tmerroje Ameriken,,KY behet Tapet i kuq,ta shkelin me kembe.Ky Al Capone nuk eshte,se dhitet ne breke kur i fershellejne plumbat.E ben 100m per 8,7 sekonda me corrape t`kuqe,poor Boss dei bosss,Frank Kostelo,U be.
Hapu Suzam
Kazino e Drogaman
Kumarxhij e Bixhozhan,
Qeveri me Zaberhan
Qe pjerdhin ne nje sahan
Shqiperia me Edi Ramen zhvillim do kete.Por do jete si zhvillimi Medelinit,Kolumbise,Ekuadorit.Ne rastin me te mire si Palermo.
Qetsohuni o media claik ju ka zene me kete lajm merrni shuma te majme apo si eshte puna qetsohuni pak shpllodhuni pak leriani Sales ti gjeje.Se eshte i ndershem per vete dhe do te bej shoke mbrapa vetes