Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: “E do gruan ëngjëll? Ndërtoji parajsën, ëngjëjt nuk rrinë në ferr”, postimet e fundit të Klodianës, e vranë në rrugë me një plumb në kokë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: “E do gruan ëngjëll? Ndërtoji parajsën, ëngjëjt nuk rrinë në ferr”, postimet e fundit të Klodianës, e vranë në rrugë me një plumb në kokë
KronikeKryesore

FOTO: “E do gruan ëngjëll? Ndërtoji parajsën, ëngjëjt nuk rrinë në ferr”, postimet e fundit të Klodianës, e vranë në rrugë me një plumb në kokë

Published: September 29, 2023
Shpërndaje

Një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës me plumb në kokë, teksa po kthehej nga puna në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 20:00 të së enjtes.

Bëhet fjalë për 35-vjeçaren Klodiana Vefa, nënë të dy fëmijëve që sipas informacioneve nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, por kishin pasur probleme.

- Publicitet -

Edhe në rrjete sociale, Vefa e tregonte hapur gjendjen e saj emocionale.

“Nëse një burrë pret që një grua të jetë një engjëll në jetën e tij, ai së pari duhet të krijojë parajsën për të. Sepse engjëjt nuk jetojnë në ferr”, ka shkruar në rrjetet sociale Klodiana Vefa.

Klodiana ishte ndarë nga bashkëshorti i saj në Shqipëri, me të cilin kishte dy fëmijë që tani janë 17 dhe 14 vjeç. Megjithatë, ndonjëherë ai ende flinte në shtëpinë e tyre.

“E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xhami. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë”, shkruante ajo krah një postimi në Instagram më 17 shtator.

Duke lundruar nëpër postimet e saj, Klodiana dukej se jetonte për dashurinë dhe me të.

“Nuk erdha këtu për qejf, por duke rrezikuar jetën e të dyve ne”, ka shkruar ajo. “Dashuria të çon gjithmonë në befasi: ka nga ata që e jetojnë atë me pasion dhe me gjithë forcën e tyre”. Dhe përsëri shkruante: “Nuk ka asnjë racë, fe, asnjë klasë shoqërore, asnjë ngjyrë, asnjë orientim seksual që të bën më të mirë se dikush tjetër. Të gjithë jemi të denjë për dashuri”.

Klodiana publikonte foto, në të cilat shfaqej me fëmijët e saj duke i përqafuar.

“Shpresoj të të shoh gjithmonë kaq të lumtur. Nëna është gjithmonë nënë”, lexohet në një nga këto foto ku portretizohet vajza e saj në festën e ditëlindjes.

“Në fund fare të gjithë themi se gjithçka do të shkojë mirë kur asnjë nga ne nuk e di çfarë fundi do të kemi”, shkruhej në postimin e fundit të gruas së vrarë.

Mbrëmjen e së enjtes, Alfredi, bashkëshorti i saj 45-vjeçar raportohet se i shkoi në shtëpinë ku gruaja jetonte me fëmijët dhe mes tyre nisi një zënkë. Më pas dolën jashtë në rrugë.

Pak çaste më vonë u dëgjuan 3 të shtëna. Një prej plumbave i mori jetën Klodianës, ndërsa autori i dyshuar u largua me makinë nga vendi i ngjarjes.

Ishin fëmijët dhe familjarët që e gjetën të pajetë Klodianën.

Autoritetet italiane aktualisht kanë shpallur në kërkim bashkëshortin e saj. Nga raportimet e deritanishme në mediat fqinje thuhet se çifti po ndahej e se mes tyre kishte pasur debate herë pas here, me në qendër xhelozinë e Alfredit.

Klodiana ishte me origjinë nga Fushë Kruja dhe jetonte prej rreth 17 vitesh në Itali.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?