Marrëveshja për Portin e ri të Durrësit ka hyrë sot në Kuvend me një procedurë të përshpejtuar, ndonëse nuk ishte përcaktuar në rend të ditës.
62 deputetë votuan pro kalimit të kësaj marrëveshje me procedurë të përshpejtuar, ndërkohë që 19 ligjvënës kanë votuar kundër.
Kjo gjë ka shkaktuar debate, duke u kundërshtuar nga opozita.
Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Alibeaj ka reaguar me akuza ndaj qeverisë lidhur me projektligjin për Portin e Durrësit. Ai ka kërkuar që parlamenti të mos miratojë ligjin me procedurë të përshpejtuar duke kërkuar transparencën.
“Ta fusësh sot në kalendar të punimeve dhe pa një jave ta miratojnë. Sot po fusni me procedurë të përshpejtuar ligjin për Portin e Durrësit. Është një projektligj që ka 5 nene bashkë me hyrjen në fuqi. Ky ligj kushton më shumë nga 30 vite . Kostaja e këtij projektligji është mbi 2 mld dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar sot kur diskutohet buxheti. Ju jeni duke prerë shiritin e një afere ekonomike që shumë shpejt mund të kthehet në një aferë korruptive. Ka vetëm pesë nene, por sapo e the që ka një vit që negociohet, midis kujt? Çfarë është dhënë dhe çfarë është marrë? Sa është territori i Shqipërisë që ju po shisni?
Jeni duke shitur diku tej 1 mln metër katror zemra e Shqipërisë. Unë e kuptoj që shuma e madhe do të mbyllë gojën e shumë deputetëve, analistëve, organizatave të shoqërisë civile, por gojën e deputetëve të opozitës të pavarur s’ka për ta kapur. Sa fiton shteti shqiptar. Për çdo investim të huaj jam i hapur që ky vend të ketë sa më shumë. Por a ka pasur një procedurë të thjeshtë, shpjeguese. Ku është transparenca në këtë mes. Nëse ka pasur një problem ky parlament, kanë qenë ligjet me porosi. Çfarë pazari është bërë me Portin e Durrësit? Sot kam vetëm një thirrje presidentit të Republikës, sot jam duke i bërë thirrje organeve të drejtësisë, pasi shumë shpejt me daljen në dritë të dokumenteve që i mbani fshehur, mund të zbulohet edhe afera korruptive. Bëjeni publike. A është e mirë për shqiptarët, a do të sjellë mirëqenie?”, tha Alibeeaj.
Pjesë nga debati:
Alibeaj: Rregullorja është fare e qartë, ajo që po ndodh sot është një ndryshim i kalendarit të këtij parlamenti. Është e udhës që ata që kërkojnë futjen me procedurë të përshpejtuar një projektligj, ta japin argumentin, të respektojmë rregulloren.
Balla: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u ka dhënë të drejtën 28 deputetëve që të kërkojnë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të një akti ligjor që vjen nga qeveria. Kërkesën që kemi bërë është në përputhje me rregulloren. Nëse ju do të ishit dakort, ne do të jepnim mundësinë ta miratonim që sot. Thirrja ime është për deputetët e Durrësit, ta votojmë sot dhe në momentin që do të paraqitet në seancë. Qeveria ka sjellë një kontratë të besueshme që i jep mundësinë Shqipërisë që nga një mungesë totale në hartën e porteve turistike, të kthehet në një prej pikave më të rëndësishme të këtij sektori që nuk ka ekzistuar. Do ta kthejë Durrësin në një prej atraksioneve më të rëndësishme.
Alibeaj: Po Vlora?
Balla: Vlorën e kemi bërë ne Enkelejd, s’e mban mend ti Enkelejd se si e latë vlorën kur ikët nga pushteti. Jua them me sinqeritet, hiqni dorë nga të shkuarit nga mbrapa Saliut. Ai e kundërshton për të tjera arsye sepse Saliu këto mundësi e ka parë gjithmonë si një mundësi për të mbushur xhepat e vet dhe të familjes së tij. Saliu është në borderotë e Kremlinit, nuk i intereson porti. Çohu dhe më thuaj, në cilën gërmë thuhet që kjo çështje nuk duhet të hyje me procedurë të përshpejtuar.
Enkelejd Alibeaj: Kryeministri mund ta kërkojë, mund ta kërkojë edhe 1/5 e deputetëve, sot teksa duhet që të diskutojmë gjërat më të rëndësishme që është buxheti, papritur e pa kujtuar sot sillni ligjin për Portin e Durrësit. Është një projektligj që ka 5 nene, ky ligj kushton më shumë se çdo ligj në këto 30 vite. 2 miliard e 100 milionë euro. Kjo është kostoja e këtij projektligji me 5 nene. 400 milionë një nen dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar, ta kaloni fshehurazi kur diskutohet buxheti. Shumë shpejt kjo mund të kthehet në një aferë korruptive. Sapo e the që ka një vit që negociohet, midis kujt? Çfarë është dhënë dhe çfarë është marrë? Çfarë përfiton shteti? Jeni duke shiur 1 mln metra katrorë nga zemra e Shqipërisë. Kjo është një shumë e madhe që do të mbyllë gojën e shumë mediave, deputetëve e analistëve. Gojën e deputetëve të Opozitës që janë të pakapur, nuk keni për ta mbyllur dot kurrë. Çfarë pazari keni bërë? Me kë e keni bërë?
Nikolla: Kemi 62 vota pro…
Alibeaj: Minimumi, kontrollin e rregullores duhet ta zbatoni, ku i numëruat ju 62 vota.
Nikolla: Unë kam një njoftim nga sekretaria. Ju lutem mos dyshoni për çdo gjë.
Alibeaj: Duhet të jeni të qartë sepse kushdo që voton sot duhet ta ketë nderin dhe turpin që po voton sot këtë çështje.
Balla: Kush je ti?
Alibeaj: Ai që jam dhe ta tregova se kush jam, sapo ta thashë se kush jam.
Nikolla: Miratohet kërkesa për procedurë të përshpejtuar me 62 vota pro, 20 kundër.
j.l./ dita

Pse nuk sillni me procedurë të përshpejtuar edhe vendosjen e dënimit me vdekje. Vetëm mizat do mbeteshin n’parlament!
Ja ku hyri dhe deveja Harabise me gjithe gomare,karvane karvane,,dhe ku?Ne porten mijravjecare te Shqiperise.Ne Durres. Atje ku nuk hyri dot Cesari dhe Sigismundi,,po hyn jevgjiti zi i Harabise TE PRONESOJE DURRESIN Detin e Sarandes po e pushton Greqia,Detin e Durresit Harabija,..
Cfare eshte ky edvini more,supermen,Prestigjator,hipnotizator,qe i ka hedhur trute e gomarit popullit dhe po shet Atdheun copa copa ,,qe as Esad pasha nuk e beri dot se hengri plumbin pas qafe?
Ngrihuni popull mjeran ta shporruim kodoshin e Atdheut ne 12 Nentor.
ATDHEU NE RREZIK!
Edi Rama po i shet portin e Durresit Lukashenkos dhe Putinit dhe po e kamuflon kete veprimtari kriminale antishqyptare me propagande enveriste duke akuzuar opoziten njesoj si Enveri ne Konferencen e Tiranes kur i tha Injac Mazit: “Pse kishe hypur ti dje ne veturen e ambasades jugosllave?” Kur ja kishte shitur Vatanin Titos dhe Jugosllavise Komuniste
Filluan boriet e She(a)lqeres. Ka te drejte populli dikurshem qe thoshte: hajduti thote kapeni hajdutin. Shiko dhe komentet e me siperme ne sinkron me rublat.
injorant…
Vazhdoni punen, lerini karakatinat e Saliut dhe Lulit, ata nuk dine ku kane koken e tyre.
Nuk behet Shqiperia duke i thene “Jo” cdo investitori.
Te sjellesh 2 Miljard Dollare ne Shqiperi, eshte nje merite e madhe e Kryeministrit.
Ky investitor ka investuar ne gjithe Europen, perfshire edhe Francen.
Ai ka bere mrekullira, kete kerkon te beje edhe ne Durres.
Dhe mbas Durresit do investoje ne Permet.
Bile Lali:
Keshtu i reklamonte Edvini edhe Armet Kimike te Asadit si “karamele bamiresie” por dolen te rinjte ne protesta qe shpetuan Shqypnine ndryshe do te shikoje femijet dhe niperit me bile ne bythe qe ta ulte pak entusiasmin e fanatikut dru me pre per bamiresite e Edi Rames qe i reklamon kaqe bukur me patriotizem enverist
Kur neperkembur eshte sovrani
thiken ne palce e ka vatani
nga llumi qe sundon ne fron
kushtrim te zjarrte shpirti leshon
Ngrihi vellezer ska me prit
ne loje eshte fati i lirise
mbroni te ardhmen e femijeve
jemi ne zot te Shqiperise
Nga Rama nuk presim shpetimin
nga Sal Ilir qe na mashtruan
shqiptaret kurre sè ulen koken
te lire nder shekuj mbijetuan
Duam te rrojme ne memedhe
pushteti skllever na degdis
ne kater anet e botes
horri ketu te livadhis
Jemi ne buze te gremines
hasmin e kemi midis nesh
po nuk e cuam ne hesfel
vatani shpejt do shkoj per lesh
ME THERR NE ZEMER KUR MENDOJ
SI HUMBI DELL I TRIMERISE
KU VAJTI GJAKU I DESHMOREVE
SI LULEZOI GJEMB I TRADHETISE
JEMI A SJEMI BIJTE E SHQIPES
QE NEPER SHEKUJ BOTA MBARE
SHPINEN KURRE NUK NA E PA
PER LIRI QEME SKALION I PARE
QIELLI U NXI,RRUFETE GJEMOJNE
QELLOJNE MBI LISA KUTURU
TEKSA PAPRERE TRADHETIA
RREH SHKRETETIRE TA BEJ KETU
VELLEZER GJAKU NA U SHPRISH
NDER DEJE NGRIRE E BERE KALLKAN
MALLKUAR KUSH NJOLLOS LAVDINE
QE NA E LAN TE PARET TANE
MALLKUAR KUSH GJUHEN MOHON
BRAKTIS PERJETE MEMEDHENE
KY VEND SA BOTA DO TE RROJE
NE GJI TE SAJ DESHMORET FLENE
SADO E GJATE TE JETE NATA
NJE DITE DO TROKAS AGIMI
PER ATDHETARIN E VERTETE
FITORJA DO TE JETE SHPERBLIMI
PELLEMBE E GJAK LARE KY VEND
NUK ESHTE MEKATE TA BRAKTISIM
LAVDINE PRORE TJA NJOLLOSIM
TE MOHOJME GENIN GJAKUN FISIN
VISARE MBUSHUR PLOT KJO TOKE
NESE GODASIM TRADHETINE
BOTES TI THEMI NE HESFEL
E BEJME LULE SHQIPERINE
Radika.. të përulem me rrespekt..!
Vloren PDja e la Vlore…me shesh Flamuri
Ne dore te Pecos te PISave qe e betonizoi dhe i fali Bashes nje pallat ne Uje te Ftohte.
Tani Vlora nen Ramutin e PiSave nuk ka as Shesh Flamuri dhe as Uje te Ftohte
Si mund te votohet nje mareveshje 2 miliardeshe me procedure te pershpejtuar.
Ma ka dhene Kushtetuta te drejten, thote ke kellira druvar i Ramutit
Po Kushtetuta te ve dhe limitin te mos tjetersosh territorin. Ku e ke te zbatuar kete Nen te Kushtetutes ne rastin en fjale?
PO per Detin ca te thote Kushtetuta, jepja Grekut? Apo del Kushtetuta inferiore perballe deshirave te Ramutit? Po per Butrintin cfare te thote Kushtetuta? Jepja grekut?
He mo Palle, pergjigju
Po kur thone qe ky kari Alibeaj eshte nga juristet me te mire ne vend?
Ku eshte provuar si jurist, cfare ka bere, apo qe ka shkuar ne per haxhillek nme Meke dhe ka marre titurlli “Haxhi”?
Alikoqja nuk njeh rregulloren abc e funksionimit te Kuvendit, cfare mund te thote per gjera te tjera qe jane shume e shume me te rendesishme.
Shume bajate je dhe kete e pranon dhe vete por mbi te gjitha nuk qenke as njeri real por je si ata udheheqesit e dikurshem te PPSH qe nje fjale thoshte Enveri dhe e kthenin ne citat keshtu dhe puna jote qe si dhe Taulant palla (ne mos qofsh ai vete) rubla thote ramuti dhe rubla flisni te gjithe ju mbas tij.
Partia Demokratike eshte kthehet si nje parti e qofteve ke daja. Si ka mundesi qe keto politikane drejtojne shtetin Shqiptar?
Atdheu eshte me i sigurte se kurre me pare. Politika e opinioni duhet te mesohen te thone: e beri mire (kur e ben mire) dhe e beri keq (kur e ben keq) qeveria, po jo vetem ziiiii politikane injorante. A thua nuk e dime cfare bene kur e paten ne dore vete.. Pastaj thone varferia e popullit ne palce, po kafet jane plot perdite, shtepite rregulluar per bukuri, makina jo cfaredo, nga 2 per shtepi, pushimet jashte shtetit, cdoni me?? Pare qyl nuk ka o njerez dilni e punoni nga 1 apo nga 2 pune..
Ta zeme se vodhi kaq shume Edi Rama apo qeveria po ku do veje me ato para? Ku do futet ne kete bote? Kur Amerika i eshte vene Sales e Likes, mendoni se do lejoje Ramen??