Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush kërkon azil, transferohet në Ruandë të Afrikës! Danezët, si britanikët, gjejnë “zgjidhjen” për emigrantët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kush kërkon azil, transferohet në Ruandë të Afrikës! Danezët, si britanikët, gjejnë “zgjidhjen” për emigrantët
KryesoreShoqëri

Kush kërkon azil, transferohet në Ruandë të Afrikës! Danezët, si britanikët, gjejnë “zgjidhjen” për emigrantët

Published: 12 Shtator, 2022
Shpërndaje

Ashtu si Britania e Madhe edhe Danimarka do t’i dërgojë në Ruandë azilkërkuesit, që aplikimet e tyre të shqyrtohen në këtë vend afrikao-lindor dhe jo në Danimarkë. Qeveritë e të dy vendeve nënshkruan deklaratën politike.

Danimarka po avancon me planet për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë. Qeveritë e të dy vendeve ranë dakord përmes një deklarate politike, që thekson “dëshirën për forcimin e bashkëpunimit në politikën e azilimit dhe migracionit”.

Të dy vendet e konsiderojnë sistemin aktual të azilmit si jofunksional, deklaroi Ministria daneze për të Huajt dhe Migracionin. Për këtë nevojiten zgjidhje. Një ndër zgjidhjet është përpjekja e përbashkët për një mekanizëm për dërgimin e azilkërkuesve nga Danimarka në Ruandë, në mënyrë që të shqyrtohet atje procesi i aplikimit për azil.

Shumica në parlamentin danez në korrik 2021 miratoi një ligj, që mundëson “hapjen e qendrave të azilimit në vende të tjera”. Në këtë mënyrë autoritetet mund t’i transferojnë azilkërkuesit në vende të treta, ku ata të presin deri në shqyrtimin e kërkesës së tyre në Danimarkë.

Komisioni i BE-së e kritikoi këtë projekt dhe bëri të qartë atëherë, se mund të ndjekë edhe hapa ligjorë, në rast se këto plane zbatohen.

Edhe Britania e Madhe ndjek plane të ngjashme me Ruandën. Gjykata e Lartë në Londër, High Court, ndërkohë është duke shqyrtuar paktin e diskutueshëm britanik me Ruandën. Kjo marrëveshje parashikon, që njerëzit, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe pavarësisht prejardhjes së tyre dhe pa iu shqyrtuar kërkesën për azil të dërgohen në Ruandë. Vetëm prej atje, atyre duhet t’u jepet mundësia të aplikojnë për azilin.

Nëse u takon e drejta e azilimit, ata duhet të qendrojnë në Ruandë. Në rast të kundërt ata i kërcënon kthimi në atdhe.

Organizata e Ndihmës për Refugjatët e OKB-së i konsideron këto plane si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ipeshkvët e Anglisë e quajnë këtë “një turp për Britaninë e Madhe”. Shumë azilkërkues si dhe organizatat e refugjatëve kanë ngritur padi kundër qëndrimit të qeverisë britanike.

Është e qartë se me këtë plan synohet që të stepen njerëzit për të mos ndërmarrë hapa për hyrjen ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Deri tani sidoqoftë asnjë emigrant nuk është dërguar në Ruandë: Në qershor një fluturim i planifikuar për këtë qëllim u pezullua bazuar në një gjykim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kryeminstrja e re britanike Liz Truss, e cila deri tani ka qenë ministre e Jashtme, premtoi, se megjithatë do t’u përmbahet këtyre planeve.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Komente
  • Piro thotë:
    12 Shtator, 2022 te 1:38 pm

    Vendim logjik, real dhe ligjor i anglezeve dhe danezeve.
    Ne qofte se dikush largohet nga vendi i tij se eshte i persekutuar politikisht dhe i rezikohet jeta ne vendin e tij, nuk ka asgje te keqe te shkoje ne Ruande, qeveria e se ciles e garanton se nuk do te persekutohet as nuk do ta ktheje ne vendin e prejardhjes.
    Por ne qofte se ai ngul kembe se do te jetoje vetem ne Britanine e madhe osene Danimarke, ai nuk largohet nga vendi i tij se eshte i persekutuar.
    Dhe natyrisht, eshte e drejta e vendeve sovrane qe te mos e pranoje.
    Sepse po te ishte kjo pune me deshire ka qindra milion afrikane dhe aziatike e amerikano-latine qe do te donin te jetonin ne Europ ose ne SHBA.

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    12 Shtator, 2022 te 5:48 pm

    “Dita” jam kurioz te di.Ky lajmerim i sotem qe azil-kerkuesit shqiptare anglia i dergon ne Ruande,vlen edhe per kryeministra te rene nga fiku?Iliri-saliu neser do te rezojne Ramen nga pushteti dhe ai(Rama) do te kerkoje azil ne UK.Kuptohet qe Rama duhet hipe avionin (jo ate qe nuk eshte ne rregull me dokumentat) dhe te zbrese ne Ruanda direkt ,pa shpenzime shtese.Nuk jam i sigurte qe do te ndodhe kjo,por jemi ne nje periudhe te nje budallalleku nderkombetar.Shpresoj qe shperthimet diellore te kufizohen dhe bota te mbledhe mendjen per nja 500 vjet.Pastaj shohim e bejme.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Cili është skenari më i keq për Shqipërinë në rast të zgjerimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit?
  • LUTJA… In memoriam Alban Shehu
  • Karriera e gjykatëses shkodrane që do vendosë nëse kryebashkiaku i Tiranës do ta presë në qeli apo në zyrë fundin e hetimeve dhe gjykimin
  • Konflikti Iran-Izrael dhe ndikimi në luftën Rusi-Ukrainë
  • Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Komentet e Fundit

  1. Edi në Kush janë dy deputetët e PD-së që do të arrestohen nga SPAK?
  2. 3D në “Djali im po martohet”, ‘kurthi’ që i ngriti Netanyahu Iranit për të zhdukur dyshimet
  3. demo në Karriera e gjykatëses shkodrane që do vendosë nëse kryebashkiaku i Tiranës do ta presë në qeli apo në zyrë fundin e hetimeve dhe gjykimin
  4. PO , PO në Familjet e Mëdha dhe “Opingat”
  5. TRENI në Kush janë dy deputetët e PD-së që do të arrestohen nga SPAK?
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?