Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush pritet të marrë postin e kreut të Parlamentit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kush pritet të marrë postin e kreut të Parlamentit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës
Lajmi i funditPolitike

Kush pritet të marrë postin e kreut të Parlamentit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Published: July 27, 2024
Shpërndaje

Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, për arsye shëndetësore, ishte surprizë për kolegët e grupit parlamentar të socialistëve, dhe me jo pak rëndësi brenda PS.

Padiskutim, një vendim i konsultuar ditë më parë me Edi Ramën përpara se ai të udhëtonte drejt Parisit për ceremoninë e hapjes të Lojrave Olimpike.

Në korridoret e PS-së nuk mungojnë komentet dhe hamendësimet se kush do të jetë në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

- Publicitet -

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, bisedoi në mënyrë informale me disa prej anëtarëve të kryesisë të PS-së, të cilët si kandidaturë të mundshme në pol position për momentin në këtë post vendosin Elisa Spiropalin, aktualisht Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Megjithatë, kjo mbetet në dorë të Edi Ramës për të vendosur.

Nuk përjashtohet mundësia e propozimit nga Rama për vendin bosh të numrit një të Kuvendit edhe gjatë kongresit të PS-së të dielën.

Gjatë tre viteve të fundit, në mungesë të Edi Ramës në parlament, Elisa Spiropali ka udhëhequr debatin dhe replikat e forta me opozitën, sidomos gjatë tre muajve të parë të 2024, kur parlamenti u mbërthye nga zhurma, flakadanët dhe molotovët e opozitës.

Nga ana tjetër, kandidatura e Elisa Spiropalit është në pozita të forta në raport me performancën e brendshme të drejtuesve politik në qarqe, një merak konstant i Edi Ramës.

Ajo si drejtuese politike në Shkodër koordinoi fushatën elektorale të zgjedhjeve të shkuara lokale në këtë qytet, duke e nxjerrë fituese PS-në me kandidaturën e Benet Becit.

Në biseda informale mes kolegësh Elisa Spiropali nuk e ka fshehur ambicien e avancimit të karrierës politike në drejtimin e diplomacisë shqiptare apo atë të mbrojtjes falë një rrjeti të avancuar prej saj me dhe në marrëdhënie me ndërkombëtarët.

Top Channel ka mësuar se në këtë kongres nga ata që cilësohen “të vjetrit” në PS do të flasin vetëm tre.

Mes tyre, Blendi Klosi, Fatmir Xhafaj edhe Elisa Spiropali.

Pikërisht, përfshirja e Elisa Spiropalit në këtë treshe folësish në kongres, komentohet brenda PS-së si jo e rastësishme.

Hapësirën më të madhe do ta kenë të rinjtë e Akademisë Politike të PS.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?