Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kushner, Netanyahu dhe West! Pse zgjedhim gabim?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kushner, Netanyahu dhe West! Pse zgjedhim gabim?!
Kryesoreopinion

Kushner, Netanyahu dhe West! Pse zgjedhim gabim?!

Published: May 5, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos TARIFA

1. Jared Kushner

Në mungesë të plotë transparence me popullin shqiptar—sovranin e vetëm të këtij vendi—kohë më parë, kryeministri ynë i ka dhënë dritën jeshile dhëndrit të presidentit Trump, Jared Kushner, që të investojë (në mënyrë të ashtuquajtur “strategjike”) në të vetmin ishull të madh e me rëndësi vërtet strategjike për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

- Publicitet -

Motivet e kryeministrit mbeten të panjohura. Cilatdo qofshin këto motive, sjellja e tij nuk duket se mbështetet nga argumentet që ai vetë paraqet për rëndësinë e këtij investimi kolosal në Sazan. Është bërë tashmë e zakonshme të kuptohet se pas fjalëve dhe retorikës së kryeministrit shpesh fshihen motive të pashprehura.

Por pse pikërisht Kushner? Pse kryeministri ynë “zgjodhi” këtë dhëndër të një presidenti amerikan dhe nuk hapi një debat të gjerë publik, të mbështetur në ekspertizë shqiptare, për një projekt zhvillimor kaq të rëndësishëm?

Shumëkush mund të ketë një përgjigje, por ndoshta vetë pyetja e bën të panevojshme artikulimin e saj. Cili qytetar shqiptar me gjykim të shëndoshë nuk arrin të kuptojë motivet që mund të qëndrojnë pas “lëshimit” të Sazanit?

Por, pêrsëri, pse Kushnerit—një individi ndaj të cilit një komision i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka nisur një hetim (në proces), që lidhet me konflikte të mundshme interesi–me rolin e Kushnerit si i dërguar diplomatik i SHBA-së, pa pasur një funksion formal në administratën e vjehrrit të tij, si edhe me për përfitimin e miliardave dollarëve për firmën e tij private nga individë dhe qeveri të huaja, veçanërisht nga shtetet e Gjirit.

Çfarë mund të ndodhë nëse projekti i Kushnerit në Sazan avancon, ndërkohë që vetë ai përballet me pasoja ligjore apo politike?

2. Benjamin Netanyahu

Nuk do të kisha dashur ta shihja kryeministrin e vendit tim disa kohë më parë të takohej e të sillej në një mënyrë çuditërisht shumë të përzemërt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, një individ i proceduar penalisht në vendin e vet dhe subjekt i një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombërare Penale, i akuzuar për krime lufte.

Në një kohë kur hapësira diplomatike e Netanyahut është kufizuar në shumë vende europiane, në të cilat ai nuk mund të shkelë, sjellja e kryeministrit tonë, çfarëdo arsye që ai mund të thotë se e kanë motivuar në këtë veprim, demonstron, më e pakta, mungesë prudence politike e diplomatike, një pozicionim politik e diplomatik të njëanshëm dhe, unë mendoj të gabuar, që jo pa meritë mund të perceptohet në Europë e më gjerë si shpërfillje e standardeve ndërkombëtare të sundimit të ligjit dhe të së drejtës ndërkombëtare, në një kohë kur Shqipërisë i duhet të forcojë profilin e saj si shtet i së drejtës dhe si një partner i besueshëm euro-atlantik. Sjellja e kryeministrit tonë i jep BE-së sinjalet e gabuara.

3. Kanye West

Ka ditë që qeveria e kryeministrit tonë ka “surprizuar” publikun me lajmin se reperi amerikan Kanye West, i njohur gjithashtu si Ye, do të japë koncert këtë verë në Shqipëri. Por qeveria nuk u thotë shqiptarëve pse koncertet e këtij artisti janë anuluar pak ditë më parë në Londër dhe ne Poloni.

Mbase qeverisë sonë nuk i intereson t’i bëjë publike këto arsye, por publiku duhet t’i dijë, që edhe të mund ta sabotojë koncertin e tij, nëse jemi një popull me vetëdije dhe vlera. Anglezët dhe polakët i thanë JO këtij këngëtari për shkak të komenteve dhe këngëve të tij kontraverse, që glorifikojnë liderin nazist Adolf Hitler dhe ushqejnë urrejtje dhe antisemitizëm.

Pse zgjedhim gabim?! Jo ne, qytetarët e këtij vendi, por politikanët tanë!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?