Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kushtet e Erdoganit që Suedia pranoi t’i plotësojë për heqjen e vetos ndaj anëtarësimit në NATO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kushtet e Erdoganit që Suedia pranoi t’i plotësojë për heqjen e vetos ndaj anëtarësimit në NATO
BoteKryesore

Kushtet e Erdoganit që Suedia pranoi t’i plotësojë për heqjen e vetos ndaj anëtarësimit në NATO

Published: July 10, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka rënë dakord që t’i hapë rrugën anëtarësimit të Suedisë në NATO, pasi kjo e fundit ra dakord me disa kushte të listuara nga Ankaraja.

Sipas asaj që u bë e ditur në konferencën për mediat të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg disa nga pikat me të cilat u negociua mes palëve ishin qëndrime mbi organizatën FETÖ, marrëveshjet ekonomike mes dy vendeve, luftimi i terrorizimit e të tjera.

Më konkretisht, në Samitin e NATO-s në Vilnius, Suedia dhe Turqia ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre si në kuadrin e Mekanizmit të Përhershëm të Përbashkët Trepalësh të krijuar në Samitin e NATO-s në Madrid në 2022, ashtu edhe në kuadrin e një Pakti të ri dypalësh të Sigurisë që do të mblidhet çdo vit në nivel ministror dhe do të krijojë grupe pune rast pas rasti.

- Publicitet -

Në takimin e parë të këtij Pakti të Sigurisë, Suedia do të paraqesë një udhërrëfyes si bazë për të vazhduar luftën e saj kundër terrorizmit në të gjitha format dhe manifestimet e tij drejt zbatimit të plotë të të gjithë elementëve të Memorandumit Trepalësh, përfshirë nenin 4.

Suedia përsëriti po ashtu se ajo nuk do të ofrojë mbështetje për YPG/PYD dhe organizatën e përshkruar FETÖ në Turqi.

Si Suedia ashtu edhe Turqia ranë dakord se bashkëpunimi kundër terrorizmit është një përpjekje afatgjatë, e cila do të vazhdojë edhe pasi Suedia të anëtarësohet në NATO.

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg ripohoi gjithashtu se NATO dënon kategorikisht terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij. NATO do të rrisë ndjeshëm punën e saj në këtë fushë, duke përfshirë krijimin, për herë të parë në NATO, nga Sekretari i Përgjithshëm i postit të Koordinatorit Special për Kundër-Terrorizmin.

Shefi i NATO-s deklaroi se aleanca do të sigurohet se nuk duhet të ketë kufizime, barriera apo sanksione në tregtinë e mbrojtjes dhe investimet midis aleatëve.

Suedia dhe Republika e Turqisë ranë dakord gjithashtu për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, përmes Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar Turqi-Suedi (JETCO).

Si Turqia ashtu edhe Suedia do të kërkojnë të maksimizojnë mundësitë për të rritur tregtinë dhe investimet dypalëshe. Suedia do të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet për të rigjallëruar procesin e pranimit të Turqisë në BE, duke përfshirë modernizimin e bashkimit doganor BE-Turqi dhe liberalizimin e vizave.

Presidenti amerikan Joe Biden mirëpriti të hënën pajtimin e presidentit Erdogan që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë. Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Biden tha se shtoi se është i gatshëm të punojë me presidentin Erdogan për të rritur “mbrojtjen në zonën euro-atlantike”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?