Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kushtet e njohjes së diplomave të fituara jashtë për ciklin “Bachelor” dhe “Master”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kushtet e njohjes së diplomave të fituara jashtë për ciklin “Bachelor” dhe “Master”
AktualitetShoqëri

Kushtet e njohjes së diplomave të fituara jashtë për ciklin “Bachelor” dhe “Master”

Published: June 27, 2022
Shpërndaje

Çdo qytetar që është diplomuar jashtë vendit, dhe që do të aplikojë për punësim, apo për vijimin e studimeve të mëtejshme universitare në vendin tonë, duhet që më parë të kryejë njësimin e diplomës së fituar në institucionet e huaja të arsimit të lartë. Nëpërmjet udhëzimeve të posaçme, dikasteri i Arsimit ka përcaktuar procedurat dhe tarifat që duhet të shlyeni për njësimin e diplomave të ciklit të parë të studimeve “Bachelor”, të ciklit të dytë “Master”, apo edhe ato të ciklit të tretë të studimeve të “Doktoratës”.

Procedurat për njësimin e ktyre diplomave të fituara jashtë vendit mund të bëhen lehtësisht online nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”. Shërbimi elektronik në këtë portal i mundëson çdo qytetari që të mund të aplikojë për njësimin e certifikatave dhe diplomave të huaja të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë, të cilat i përkasin niveleve nga 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, ku përfshihen: Diploma Profesionale, Bachelor, Master, Specializime Afatgjata, si dhe Doktoratë.

Njësimet për: Diploma Profesionale, “Bachelor”, “Master” dhe “Specializime Afatgjata” bëhen pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA). Ndërsa njësimi i diplomave të nivelit “Doktoratë”, si dhe njësimi i titujve akademikë kryhet pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.” Dokumentacioni shoqërues i kërkuar duhet të depozitohet detyrimisht në formatin elektronik gjatë aplikimit online, si dhe të dërgohet brenda pesë ditëve nga data e aplikimit online edhe në rrugë postare sipas strukturave përgjegjëse të përcaktuara.

- Publicitet -

Koha që duhet për njësimin e diplomave

Pas përfundimit të plotësimit të aplikimin online në portal në adresën www.e-albania.al procedura e njohjes dhe njësimit, e kualifikimeve akademike të përmendura më lart, përveç gradave shkencore “Doktor”, të Kornizës Shqiptare ose Evropiane të Kualifikimeve vijon me shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit nga ana e Komisionit të Njohjes së Diplomave në QSHA. Kjo procedurë, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar, përfundon brenda 45 ditëve. Në të kundërt aplikimi mund të zgjasë më shumë se sa ky afat i përcaktuar për shkak të faktit se kandidatit i kërkohet që të plotësojë dokumentacionin e munguar.

Lidhur me periudhën e vlefshmërisë, autoritetet e arsimit të lartë sqarojnë se vërtetimi i lëshuar në këto raste do të jetë gjithmonë i vlefshëm në Republikën e Shqipërisë, përveç rastit kur ka ankesa për ndryshim dhe kur revokohet nga Komisioni i Njohjes së diplomave.

Tarifa që duhet të shlyeni

Sipas kushteve të përcaktuara, pagesa për njohjen dhe njësimin e certifikatave/diplomave dhe gradave shkencore, që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, si dhe titujve akademikë përveç aplikimeve të paraqitura nga refugjatët, personat e zhvendosur dhe personat e ngjashëm me refugjatët, është 2000 lekë dhe kryhet në llogarinë bankare të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

Dokumentet shoqëruese që duhet të dorëzoni

Për njohjen e diplomave të huaja për ciklin e parë “Bachelor” dhe të dytë “Master”, dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti gjatë aplikimit online, si dhe dërgimit në rrugë postare janë: Diploma/certifikata, ose dokumenti zyrtar përkatës në vendin e origjinës ekuivalent me diplomën që vërteton përfundimin e studimeve, të noterizuar, si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë, apo nga përkthyes të licencuar në vendin e origjinës. Po ashtu, duhet të dorëzoni edhe listën e notave ose suplementin e diplomës, të noterizuar, si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në vendin tonë, apo nga përkthyes të licencuar në vendin e origjinës, fotokopjen e kartës së identitetit ose të pasaportës (vetëm për shtetasit e huaj), sii dhe mandat-pagesa (për rastet kur aplikanti kryen pagesën nëpërmjet bankës ose zyrave të postës shqiptare.

Ndërsa për njohjen e diplomave të huaja për “Doktoraturë”,  duhet që të dorëzoni këto dokumente: Diplomën dhe suplementin e saj (nëse ka të tillë), lëshuar nga institucioni përkatës i arsimit të lartë, që dëshmon fitimin e gradës shkencore “Doktor” kopje e njësuar me origjinalin, si dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë”, apo nga përkthyes të licencuar në vendin e origjinës. Për këtë cikël duhet që të dorëzoni edhe diplomat e studimeve pararendëse universitare dhe vërtetimin e njësimit të diplomës të lëshuar nga institucioni përgjegjës, Disertacionin e doktoratës, fotokopjen e kartës së identitetit ose të pasaportës (për shtetasit e huaj), si dhe mandatpagesën e tarifës së përcaktuar.

Procedurat e njohjes dhe njësimit

Procedura e njohjes dhe njësimit të kualifikimeve akademike që i përkasin nivelit 5 deri në 8, (përveç gradave shkencore “Doktor”), të Kornizës Shqiptare ose Evropiane të Kualifikimeve, pas aplikimit online, vijon me me shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit nga ana e Komisionit të Njohjes se Diplomave në QSHA. Kjo procedurë, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar, përfundon brenda 45 ditëve.

Aplikimi nuk konsiderohet i plotë nëse mungon një nga dokumentet e përcaktuara si më lart. Informimi për plotësim dokumentacioni bëhet me postë elektronike. Procedura e njohjes dhe njësimit fillon menjëherë pasi Qendrës së Shërbimeve të Arsimit i është shfaqur aplikimi në sistemin online në rastet kur dokumentacioni i ngarkuar në formë elektronike është i plotë. Brenda tre ditëve nga fillimi i procedurës së njohjes dhe njesimit, Komisioni kontakton me anë të postës elektronike me institucionin përgjegjës që ka lëshuar diplomën ose certifikatën përkatëse. Në çdo rast, procedura e njohjes dhe njësimit nuk mund të përfundojë nëse aplikanti nuk paraqet në formatin shkresor dokumentacionin e  duhur.

Kur vlerësohet se në dosjen e aplikimit ka mungesë të dokumenteve të duhura, komisioni i kërkon aplikantit fillimisht plotësimin e dokumentacionit me anë të postës elektronike, brenda 15 ditëve nga momenti i depozitimit të aplikimit. Në rast të mos depozitimit të plotësimeve brenda 30 diteve, aplikantit i kërkohen plotësime për herë të dytë me anë të postës elektronike, të cilat duhet të depozitohen brenda 30 diteve në QSHA. Në të kundërt, shqyrtimi i aplikimit përkatës ndërpritet dhe dokumentacioni arkivohet. Komisioni llogarit afatet e përcaktuara për njohjen dhe njësimin e kualifikimeve, duke iu referuar datës së plotësimit të praktikës me të gjithë dokumentacionin e plotë, dhe në përfundim jep edhe vërtetimin e njësimit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Vlora 97 on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?