Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kushtetuesja, vendim për rastet e Vetingut që ktheu Strasburgu, zgjatet mandati i vëzhguesve ndërkombëtarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kushtetuesja, vendim për rastet e Vetingut që ktheu Strasburgu, zgjatet mandati i vëzhguesve ndërkombëtarë
Lajmi i funditVetting

Kushtetuesja, vendim për rastet e Vetingut që ktheu Strasburgu, zgjatet mandati i vëzhguesve ndërkombëtarë

Published: November 8, 2026
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese miratoi një rregullore për shqyrtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me vendimet e Gjykatës së Strasburgut për vetingun e magjistratëve apo kërkesa të tjera për rishqyrtime, duke zgjatur mandatin e vëzhguesve ndërkombëtarë edhe në këtë fazë të procesit.

Gjykata Kushtetuese miratoi më 2 nëntor aneksin e Rregullores për Procedurat Gjyqësore gjatë shqyrtimit të çështjeve që kanë të bëjnë me vetingun e magjistratëve, për të cilat Strasburgu ka gjetur shkelje të kryera gjatë gjykimit të tyre në ish-Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ose të çështjeve për të cilat subjektet kanë kërkuar ose do të kërkojnë rishikim. Vendimi është marrë me votat e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji dhe anëtarëve Sandër Beci, Genti Ibrahimi, Ilir Toska, Marsida Xheferllari, Asim Vokshi e Marjana Semini. Kundër ka dalë vetëm gjyqtarja Sonila Bejtja.

Në aneksin e publikuar në Fletoren Zyrtare, theksohet se qëllimi tij është të sigurojë ushtrimin efektiv të juridiksionit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Gjykata Kushtetuese, nëpërmjet përcaktimit të rregullave procedurale që garantojnë zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor, si dhe respektimin e të drejtave të pjesëmarrësve në gjykim.

- Publicitet -

Sipas dokumentit, kërkesat e magjistratëve të cilët kanë marrë një vendim pozitiv në Gjykatën e Strasburgur do të shqyrtohen nga një kolegj i përbërë prej tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku bën pjesë edhe relatori.

Kur kërkesa nuk përmbush kriteret e parashikuara, kolegji vendos moskalimin e çështjes në seancë plenare. Kur ndonjë nga gjyqtarët e Kolegjit nuk është i një mendimi me të tjerët, kërkesa i kalon për shqyrtim paraprak Mbledhjes së Gjyqtarëve. Sipas Aneksit, Kolegji ose Mbledhja e Gjyqtarëve nuk shqyrton themelin e çështjes në këtë fazë.

Në Aneks përcaktohet se vendimi për moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare nga Kolegji merret njëzëri, ndërsa nga Mbledhja e Gjyqtarëve merret me shumicën e votave. Shqyrtimi i çështjeve në seancë plenare përcaktohet se duhet të bëhet me jo më pak se dy të tretat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vendimi merret me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të saj.

Abstenimi nuk lejohet dhe vendimi duhet të nënshkruhet nga të gjithë gjyqtarët e pranishëm në shqyrtimin e çështjes.

Ashtu si gjatë procesit të vetingut, edhe në shqyrtimin e këtyre çështjeve do të jenë të pranishëm vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilat ruajnë kompetencat e përshkruara në aneksin e Kushtetutës. Ata do të kenë akses në dosjen gjyqësore dhe në dokumentacionin që lidhet me çështjen e rivlerësimit, si dhe do të jenë të pranishëm gjatë të gjitha fazave të shqyrtimit, përfshirë dhomën e këshillimit dhe marrjen e vendimit.

Po ashtu, do të mund të paraqesin gjetje mbi çështje të rivlerësimit kalimtar që shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese, duke përfshirë mendime me shkrim për rrethana konkrete ose për fakte që rezultojnë gjatë shqyrtimit të çështjes. Sipas Aneksit, këto mendime mund të merren në konsideratë nga Gjykata Kushtetuese gjatë vendimmarrjes, por nuk kanë vlerën e provës.

“Në çdo rast, prania e vëzhguesve ka karakter monitorues dhe nuk përfshin të drejtën e votës ose pjesëmarrjen në vendimmarrje”, citohet në Aneksin e Rregullores.

Të gjitha kërkesat e kryera nga subjektet e rivlerësimit në ish-Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për rishikimin e vendimeve, që nuk janë përfunduar, konsiderohen të vlefshme dhe ruajnë efektet e tyre juridike. Po kështu, konsiderohen të vlefshme dhe ruajnë efektet e tyre juridike edhe veprimet procedurale të kryera nga Gjykata Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të këtij aneksi.

Aktualisht, janë katër magjistratët Ervin Metalla, Gentian Osmani, Adnan Kosova, Ferdinand Elezi si dhe ndihmësi ligjor, Eugen Papandile, për të cilët Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës gjatë procesit të tyre të vetingut. Për këta magjistratë, shkarkimet janë cilësuar joproporcionale. Po ashtu, janë gjetur shkelje të nenit 6 të Konventës edhe në vetingun e magjistratëve të tjerë, lidhur me procesin e rregullt ligjor.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  • Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
  • Kushtetuesja, vendim për rastet e Vetingut që ktheu Strasburgu, zgjatet mandati i vëzhguesve ndërkombëtarë
  • Ҫ’ne lidhje me qytetarin!
  • Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës
  2. Moll on Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës
  3. Gani USA on Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës
  4. Diana on “Nuk mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten”
  5. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?