Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kuvendi gjithëserb” në Beograd! Nga lutjet për Serbinë dhe Republikën Sërpska, tek folklori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Kuvendi gjithëserb” në Beograd! Nga lutjet për Serbinë dhe Republikën Sërpska, tek folklori
BoteLajmi i fundit

“Kuvendi gjithëserb” në Beograd! Nga lutjet për Serbinë dhe Republikën Sërpska, tek folklori

Published: June 8, 2024
Shpërndaje

Nga lutjet për Serbinë dhe Republikën Sërpska, përmes deklaratës, te folklori. Kështu u konceptua “Kuvendi gjithëserb” me emërtimin “Një komb, një kuvend – Serbia dhe Sërpska”.

Me idenë e vërtetimit të unitetit serb, kjo ngjarje e shpallur edhe si “festë e madhe”, mbahet të shtunën në Beograd.

Në të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe presidenti i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe zyrtarë të institucioneve më të larta të Serbisë dhe të Republikës Sërpska.

- Publicitet -

Gjithashtu, pjesëmarrje paralajmëruan edhe përfaqësues të serbëve të rajonit dhe personalitete të Kishës Ortodokse Serbe.

Në Beograd po qëndrojnë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve të Kosovës.

Kuvendi po mbahet në kohën e forcimit të retorikës së autoriteteve në pushtet për “rrezikimin e popullit serb”, për shkak të miratimit në Kombet e Bashkuara të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, e cila u kundërshtua nga Beogradi dhe Banjalluka.

Serbia loboi kundër miratimit të rezolutës, sepse Beogradi zyrtar, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, nuk e njeh gjenocidin në Srebrenicë dhe përdor cilësimin “krim i tmerrshëm”.

Fillimisht, kuvendi ishte paraparë të mbahej më 5 dhe 6 maj, në dy festat fetare, Pashkë dhe Shën Gjergji.

Por, Dodik kërkoi të shtyhej mbajtja, pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën. Në Srebrenicë, pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë mbi 8.000 burra e djem boshnjakë, në korrik të vitit 1995.

Rezoluta, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, u miratua më 23 maj.

Si do të duket Kuvendi?

Kuvendi fillon me lutje në Tempullin e Shën Savës, siç është paralajmëruar, për Serbinë dhe Republikën Sërpska.

Po ashtu, do të ketë një takim të zyrtarëve më të lartë të Serbisë dhe të entitetit të Bosnjë e Hercegovinës – Republikës Sërpska, si dhe patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Dhe më pas do të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, në të cilën u paralajmërua edhe prania e personaliteteve të kishës.

Në atë mbledhje, siç është paralajmëruar, do të duhet të miratohet edhe deklarata për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike, si dhe të së ardhmes së përbashkët të popullit serb.

Shënimi qendror i manifestimit do të jetë në Sheshin qendror të Republikës, me 48 ansamble folklorike dhe 2.500 valltarë.

Ngjarja përfundon në mbrëmje, me fishekzjarrë nga Parku i Republikës Sërpska.

Çfarë dihet për deklaratën e paralajmëruar?

Një ditë para mbajtjes së Kuvendit, deklarata ishte ende duke u harmonizuar.

Beogradi theksoi se është mjaft e sigurt se ky dokument do të ketë një “bazë të fortë” në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe në Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës.

Kështu ka paralajmëruar ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Nemanja Staroviç, në një paraqitje në transmetuesin publik serb – RTS, më 7 qershor.

Marrëveshja e Dejtonit i dha fund luftës në vitin 1995 dhe Bosnje e Hercegovina u përcaktua si një shtet i dy entiteteve – Federata e Bosnje e Hercegovinës, si dhe Republika Sërpska dhe distrikti Bërçko.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u tha gazetarëve, më 7 qershor, se Serbia dëshiron të tregojë “jo gjithmonë unitet pikëpamjesh, por unitet në vendosmërinë për të mos fshehur përkatësinë tonë të të njëjtit popull”.

“Sa i përket Republikës Sërpska (duam të tregojmë) respekt për Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, si dhe neutralitetin ushtarak dhe shumë parime të tjera të Serbisë dhe Republikës Sërpska”, shtoi ai.

Një ditë para Kuvendit gjithëserb, Qeveria e Serbisë miratoi disa protokolle dhe memorandume për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Sërpska.

Pse nevojitej Kuvendi?

Kuvendet, si mënyrë për të marrë vendime, praktikoheshin në kohët e hershme.

Ky model i vjetër popullor-kishtar i vendimmarrjes, i cili e ka origjinën nga mesjeta, tashmë është rikthyer në skenë nga Vuçiçi dhe Dodiku.

Marko Millosavleviç nga Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë se në këtë mënyrë po rrumbullakohet koncepti i “botës serbe”.

“Qytetarëve të kombësisë serbe, si në Serbi ashtu edhe në Bosnje e Hercegovinë, u është paraqitur përkatësia etnike e tyre si identiteti më i rëndësishëm, e jo të drejtat dhe liritë e tyre civile, të cilat këtu lihen anash”, vlerësoi ai.

Ideja e një “bote serbe” u proklamua nga nënkryetari pro-rus i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, kur ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa presidenti i Serbisë, Vuçiç, mohoi se një gjë e tillë është politikë zyrtare.

Duke komentuar mbajtjen e kuvendit, Millosavleviç thotë se përmes aktiviteteve të kësaj ngjarjeje shihet roli i madh i Kishës Ortodokse serbe, por jo në mënyrën që e lejon Kushtetuta e Serbisë.

“Përkundrazi, ne po shohim një shkelje flagrante të parimit të laicitetit”, tha Millosavleviç.

Duke vënë në dukje se bashkëpunimi kulturor dhe ekonomik është legjitim, ai thotë se shpallja e deklaratës shkakton “dyshim, madje edhe një lloj frike”, veçanërisht ndaj popujve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Para kuvendit, Dodik u takua me Putinin

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç dhe kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiç, më 7 qershor, pritën zyrtarët e Republikës Sërpska në vendkalimin Raça e Sremit (Sremska Raça).

Millorad Dodik, president i Republikës Sërpska arriti në kuvend pas një takimi tjetër me liderin rus Vladimir Putin, me të cilin foli në Shën Petersburg.

Dodik, udhëheqës pro-rus i serbëve në Bosnje e Hercegovinë, i cili është nën sanksionet amerikane dhe britanike, falënderoi Putinin që Rusia nuk votoi Rezolutën për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Putin theksoi se Rusia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe tha se “Dejtoni është baza për ruajtjen e situatës në Bosnje e Hercegovinë, por edhe për zhvillimin”.

Dodik u takua me Putinin në momentin e krizës më të re politike në Bosnje e Hercegovinë, e shkaktuar nga lëvizjet e autoriteteve të entitetit të Bosnje e Hercegovinës – Republikës Sërpska – pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën.

Më 30 maj, Qeveria e Republikës Sërpska caktoi një grup pune me qëllim të hartimit të një propozimi për një marrëveshje mbi “ndarjen paqësore” në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në prag të kuvendit, Dodik njoftoi se do të kërkonte mbështetjen e Serbisë në lidhje me “ndarjen” e Republikës Sërpska dhe Federatës së Bosnje e Hercegovinës.

Lidhur me këtë, Vuçiç është përgjigjur se “nuk mund” të komentojë nismën e ndarjes dhe se qëndrimi i Serbisë është respektimi i Marrëveshjes së Dejtonit.

Një përpjekje për t’u shkëputur do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, me të cilat është përcaktuar statusi i dy entiteteve.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Mësim për shqiptarët! says:
    June 8, 2024 at 12:11 pm

    Vetëm bashkimi dhe jo përçarja e shqiptarëve u bën ballë këtyre komshive nacionalista serbë dhe grekë. Kush fut përçarje ndërmjet shqiptarëve dërgon ujë « në mullirin serb dhe grek »!

    Reply
    • Aldrinp says:
      June 8, 2024 at 4:35 pm

      Njashtu mono. Me nje kelysh serb si Ramut Vucici bashkimin e kemi te siguruar. Nen Serbine e Gjithe Shqiperia dhe Kosova

      Reply
  • TemO says:
    June 8, 2024 at 1:41 pm

    VO:
    -Për kujtesë-Sb nuk flë gjumë natë-ditë.Ai i mban syt nga LINDJA nga ka prejardhjen Liria(Sllobodanka) & JUGU për të përkrahur SHEFAT E F.BELERIT.Kur kolliten Ata..ky tështin dhe deklaron..Mos bindje civile..kjo sipas tij luftë me të gjitha mjetet..përveç armëve të maskuara,të fshehura nga 1997.Ato do përdoren në një 1997,98,08,011..të dytë..!
    -Shqipëtar kujdes..! Derri i plagosur të çan..!

    Reply
  • LEON says:
    June 8, 2024 at 4:05 pm

    Shtetet Ilirike te Ballkanit duhet te bashkohen per Mbrojtjen e Perbashket.
    Kroaci,Bossnje,Shqiperi Kosove,Dardani Perendimore,.pamvaresisht se jane sllavizuar ne gjuhe,,bosnjaket dhe Kroatet jane popujt me Ilirike te Ballkanit respektivisht me 45% dhe 40% gjak ilir,,kur shqiptaret poshte Drini ruajne vetem 30% gjak ilir.
    Na bashkon gjaku Ilir.
    Open Ballkan ishte bashkim me Hasmin mijevjecar sllavoserb. prandaj NUK FUNKSIONOI.
    Edi Rama na coi ne dere te Hasmit,prandaj eshte kallauzi Hasmit.
    Ta shporrim !

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 8, 2024 at 4:21 pm

    RROFTË LULZIM BASHA!
    POSHTË VUÇIÇ!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    June 8, 2024 at 4:30 pm

    O qurraveci “Rroft Luli”
    Dypikëpyetja ty ta nguli
    Këtë e kuptoi dhe Muli
    Që nuk të lahet ty zhuli.

    Qurraveci ndërron emrin
    Nga “Rroft Luli” në “TRENI”
    Ver tani të tjerë nicke
    Rroft Argita e Rroft Xeni.

    Je mjeran sa më nuk ka
    Do të dukesh patetik
    Vuan se je një copë muti
    Dhe ke brekët pa llastik.

    Ke pesë muaj që qelb forumin
    Që të dukesh mbi të gjithë
    Hidh e prit qelbësirlliqe
    Ti ore miu i pa bithë.

    Reply
  • demo says:
    June 8, 2024 at 4:35 pm

    E kemi nje kulle Dardane qe Mban.
    Dersot i ka rezistuar Hasmit serb,hasmit edi rama,mikut te djeshem qe na meson te falim Kosoven.
    JO! Associacione s`ka.
    Na duhet Bashkim i shqyptarise rreth Trimit te Plaves Albin Kurti.
    Ky na tregon si ti rezistojme Hasmit..
    Rrugace Tirane,cuna blloku,Zarbo Urash,Atlete,Dollari,corape me xhufka,boje me xixa,,Ky lloj te le targen,ja fut vrapit,Vrima miut 550 grosh.
    Te gjithe shqiptaret rreth Albin Kurtit.
    Flamuri shqyptarise.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 8, 2024 at 4:43 pm

    BRRAVOOOOOOOOOOOOO DEMOOOOOOOO!!!!!!!!!!

    Reply
  • TRENI says:
    June 8, 2024 at 5:31 pm

    Serbe e maskuar Fjala …
    Je veçse nje llafazane,
    Kurve e madhe sharlatane,
    Shkije e mbetur kesaj Ane.

    Ti shoqe e grek mavrise,
    Dypyçkepyetjes pocaqise,
    Ta dish do hani DYBEKUN,
    E para ti dhe I dyti greku.

    Shqiptari Trim RROFT LULI
    Ty prej kohesh Fort ta nguli.
    Tani kemi ca pune me grekun,
    Bythqiri (¿?) do haje DIREKUN.

    KETU NE FORUMET SHQIPTARE,
    Te dyja jeni Kacidhjare,
    Maskaresha Dhjakonare,
    Nje molare dhe llozhare,
    Nje zagare dhe vromiare,
    Ne Pidh te s’emes per fare.

    -ti ne Pidh te majkes ne Siberi.
    -ai ne Pidh te manas ne Afriqí.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    June 8, 2024 at 5:43 pm

    Hahahajaaaah me lot prz

    Reply
  • TRENI says:
    June 8, 2024 at 6:24 pm

    Do ta hash Hahahajaaaah edhe ca më plotë !!!!! Të Qiesh, të Qeshësh, dhe të Qash me lot.

    Reply
  • Remo says:
    June 8, 2024 at 6:43 pm

    “Na duhet nje bashkim shqiptaresh rreth Al bin trimit” thote demo beu! Po Al bini jot o demo sapo fitoi zgjedhjet, e hodhi poshte flamurin e bashkimit se nuk i’a “lejonte kushtetuta”(a nuk e dinte me pare?!)dhe nga “inati”, filloi rrugen e percarjes qe kulmoi me zgjedhjet ne maqedoni ku partite qe ai mbeshtet dhe qe, financohen nga erdogani turk, jane ne koalicion me te djathten ekstreme, ate qe shqip folesit e atjeshem( nuk jam i sigurte sa perqind jane turq dhe sa shqiptare te vertete), i trajton si njerez te dores se dyte. Tjetra, qe open ballkan, ishte nje deshtim, dihet por vetem nje mendje e djallezuar mund te mendoje se ka qene nje shpikje vetem e Rames dhe Vucos pa “bekimin” e Hill-it, por ti mos u shqeteso, kosova partnerin me te madh nga importon mallra mbi 70%, ka serbine, disa dhjetra mijera disponojne po ashtu pasocin serb dhe si rruge per te shkuar ne perendimin qe i cliroi dhe i strehoi qe nga koha e Titos te cilin sot vetefundosesit e tu dhe te binit, e mallkojne, kane po serbine, a thua s’kane rruge tjeter?! Ai trimi jot, perse e hodhi batanijen ne koke dhe perse nuk jep shpjegime per Mimoza Kusarin, per koordinimin e saj me radonjicin e me pare me “hogjen e nerum” Krasniqin, ka qene kanakare e ketij islamiku, apo jo? Te gjitha levizjet qe ka bere qe nga fillimi, mbajne vetem ere destabilizimi, vetem analfabetet funksionale, i marrin per “heroizma”! Mos e thente qe ta cojne deri ne fund ate marrezi apo tango vdekjeje me Vucon, bini dhe sokolesha jote, e bija e milicit udb-ash se kosova do te behet me keq nga palestina, dhe shqiperia me keq nga libani, i pame se c’bene gjate luftes se fundit, nje perqindje e vogel bene ate qe munden te bejne, luftuan, te tjeret ikennnn si lepuj, sot na kane dalur mbi 70 mije veterane, e ku e bene ate lufte, mejhaneve te europes?!
    Si per cudi, ne asnje vend tjeter s’kishte ndodhur, pas lufte votuan ne mase ldk-ne, si duket tia kjo mo? Nuk eshte se ish luftetaret e ndriten me vone, vodhen e zhvaten, shkelen mbi gjakun e derdhur por ajo tregoi se sa “luftedashes” jane…..mbahu o demo, do te na krijosh Ilirine e re, hahahaha, po kroatet, s’jane anadollake, bene luften dhe i treguan vendin serbit, tani i jane bashkuar Europes, asaj qe i perkasin, me boshnjaket ndoshta mund te funksionoje nese do te vazhdojne marshimin mendjet turkoshake qe kane marre flamurin e “patriotizmit” por qe ne zemer kane ate te babes, si nje kopje e shemtuar e pushtuesit otoman……nuk eshte cudi mor jo prandaj sulltan erdoqeni ne te gjitha sondazhet, del me i preferuari i trushpelareve!

    Reply
  • Gas Gas says:
    June 8, 2024 at 7:40 pm

    Serbet Duan bashkimin e tyre kombetar edhe per mendimin Tim Jane ne rregull dhe duhen marre si shembull. Ne duhet te mendojme per bashkimin tone kombetar. Me duket e habitshme qe njerezit nuk e kuptojne qe shume veshtiresi ne jete ne i kemi ngaqe vijme nga shtete te voglia jo eficent

    Reply
  • demo says:
    June 8, 2024 at 9:49 pm

    Luftuan si nje Ermelin i vogel,qe i ngulet ariut mu ne turi,,ashtu luftuan,,pa pasur frike nga vdekja,se vdekjen e kishin te sigurte. Luftuan me nje shtet qe kishte armatimin e gjithe Jugosllavise,Forca me e fuqishme ushtarake e Ballkanit,ne mos ne Evrope.Po ti Remo urren Kosoven dhe kosovaret,.
    Lufta e UCK eshte lufta me e rendesishme qe kane luftuar shqiptaret ne Histori,sepse solli Clirimin e Kosoves.
    Te shkoje Albin Kurti ne Turqi,,jo nje gere ne jave,por perdite,,SEPSE NA DUHEN ARMET SOT,KAFSHET E SERBISE JANE GATI TE VERSULEN.
    ATO muslimanizmat e orthodhoksizmat,,Kemi mbaru pune me to Neve,qe ne shek 19.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?
  • Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  • Një turist në protestë
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Komentet e Fundit

  1. K R on Gabimi fatal i Dritanit
  2. Vlora 97 on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  3. Kokpalari 21 janarit on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  5. nga Enveri tek Edveri on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?