Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përse ky nxitim?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Përse ky nxitim?
Kryesoreopinion

Përse ky nxitim?

Published: March 17, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Politika e jashtme duhet të jetë serioze, gjithmonë një llogari interesash, rreziqesh dhe pasojash afatgjata. Pikërisht për këtë arsye rezoluta që shpall Iranin si shtet që mbështet terrorizmin shkon përtej një akti të zakonshëm parlamentar dhe duhet të analizohet me ftohtësi.

Shqipëria ka hyrë prej vitesh në një raport të tensionuar me regjimin e Republikës Islamike të Iranit.

- Publicitet -

Vendimi për të strehuar Mojahedin-ët e vendosi vendin në një vijë të re gjeopolitike. Nuk duhet harruar që pas kësaj erdhën tensionet, sulmet kibernetike që goditën institucionet shqiptare, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pra përfshirja e Shqipërisë në konfliktin e gjerë politik mes Teheranit dhe Perëndimit.

Një pyetje e rëndësishme nuk është vetëm çfarë thuhet në rezolutë, por pse po bëhet pikërisht tani. Në politikë, koha është gjithmonë pjesë e mesazhit.

Në shumë vende të botës ndodh që, kur qeveritë përballen me presion të fortë të brendshëm, skandale korrupsioni, tensione, apo rënie të mbështetjes, ato kërkojnë të zhvendosin fokusin publik drejt temave të politikës së jashtme.

Kjo strategji është e njohur dhe e zhvendos debatin nga problemet e brendshme drejt një skene më të madhe gjeopolitike. Thuhet që edhe vetë sulmi ndaj Iranit është përpjekje e Trump për të sfumuar skandalin e të dhënave të dala nga arkiva horror e pedofilit Epstein.

A po bën edhe Shqipëria në mikro të njëjtën gjë me politikën e jashtme për të zbehur sadopak skandalet e rënda korruptive, kjo meriton të futet në analizë. Aq më tepër që edhe kontrasti bie menjëherë në sy. I njëjti Parlament që gjen energji për të miratuar rezoluta kundër një regjimi të huaj, duket shumë më pak i vendosur kur bëhet fjalë për një problem që prek çdo shqiptar, korrupsionin. Siç edhe u tregua në vendimin me pasoja shumë të rënda për Ballukun.

Në çdo rast shpallja e një shteti si mbështetës i terrorizmit është një akt me pasoja diplomatike dhe të sigurisë. A janë institucionet tona të sigurisë sot më të përgatitura për të përballuar kundërpërgjigje të mundshme? A kemi investuar seriozisht në mbrojtjen kibernetike pas sulmeve të mëparshme? Apo po shtojmë tensionin pa analizuar plotësisht koston?

Këto janë pyetje që nuk kanë lidhje me aleatët që sot drejtohen nga dikush e nesër nga dikush tjetër, e që për më tepër, kanë mundësi të larta të mbrojtjes edhe pa rezolutat tona. Nuk kanë të bëjnë këto pyetje, as me simpati apo me antipati parazitare partiake.

Bëhet fjalë për interesin kombëtar.

Shqipëria është një vend i vogël në një botë gjithnjë e më të tensionuar gjeopolitikisht. Në këtë realitet, balanca midis besnikërisë ndaj aleatëve dhe mbrojtjes së interesit kombëtar kërkon maturinë e një politike të jashtme të mirëpeshuar.

Të jesh aleat i fortë i Perëndimit është një zgjedhje strategjike që Shqipëria e ka bërë prej kohësh. Por kjo nuk do të thotë që çdo akt simbolik duhet të bëhet pa analizuar mirë pasojat e tij.

Aq më tepër kur problemet reale të vendit vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura, e këtyre u mbivendosen të tjera pa asnjë shkak bindës.

Botuar sot në gazetën DITA print

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
30 Comments
  • Surrogatokracia e Rilindjes says:
    March 17, 2026 at 8:33 am

    Nxitimi per te mbuluar me gjethen e fikut shpallje nje shteti terrorist mijra km larg, ate diskretitimin me korrupsionin qe ze fill nga zyrat me te largeta e kulmon tek zyrat e zevendeskryeministrave te Rames .

    Reply
  • Zdromsi says:
    March 17, 2026 at 8:56 am

    Cudia e ketyre eshte se nuk e dine ose bejne sikur nuk e dine se ky pozicionim kaotik i Shqiperise i ka fillesat te firmosja ne menyre tinzare nga Ramiz Alia te Deklarates se Kajros mbi te Drejtat e Njeriut ne Islam (Shqiperia me kushtetute ishte vend ateist) e cila u pasua nga futja po tinezisht nga Sali Berisha ne Konferencen Islamike (nuk u ratifikua nga kuvendi) duke e pozicionuar Shqiperine politikisht kunder Perendimit ose te pakten perballe tij, nga ana tjeter e botes.
    Jeni te paditur apo antiperendimore te fshehte?!

    Reply
    • Celia says:
      March 17, 2026 at 9:44 am

      Turpëruan Shqipërinë….bajgat!

      Reply
      • Zdromsi says:
        March 17, 2026 at 11:06 am

        Nuk eshte pune turpi por eshte ta percash me gjakftohtesi nje komb ku ekuilibri fetar eshte jetik.
        Jemi nje shkendije larg te behemi si Libani i cili ka 45 vjet lufte dhe as ka shanse te mbaroje.
        Nese ka kuptim te gjykohen per Tradheti ndaj Atdheut ky eshte rasti me kuptimplote.
        Rilindasit e “Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria” u rrotulluan ne varr me atentatin me te madh qe iu be unitetit fetar te kombit nga Ramiz Alia dhe Sali Berisha.

        Reply
  • ppa says:
    March 17, 2026 at 9:21 am

    Duket se kjo M. Aleksi ka kontrate me DITA per nje shkrim ne dite per te mbushur faqet. Dhe shkruan analiza budallaqe per tema qe nuk kane asnje lidhje.

    Reply
    • Aldrin says:
      March 18, 2026 at 1:48 pm

      Ashtu eee?

      Reply
  • chp says:
    March 17, 2026 at 9:54 am

    Ky artikull do kishte vlere sikur Shqiperia te mos ishte Republike autonome ose me sakte me poshte se vilajetet e kohes se Osmaneve.
    Ne nje pseudo shtet si ky yni ku Ushtria-Dipllomacia-Sherbimet sekrete-Sovraniteti -Dinjiteti kombetar dhe Pasurite kombetare etj…nuk jane te shqiptareve pse duhet te tregohemi kaq “shenjtore” atdhetare si Migena
    Aq me shume qe terroriste te nivelit Berisha & son & Mul Noka po i shkaktojne vendit me shume dem se MEK-u…Pra pse duhet te ndeshkohet “terrozmi i jashtem” kur “terrorizmi i brendeshem” po ben kerdine sa Ramortja i gjithepushtetshem me letra eshte si dele para ujkut Viqidolit qe mbrohet nga sekte te dyshimta ne perendim,kryesisht ne Amerike me Latifkaubojsat ..
    Nuk eshte sekret te thuhet se lobi hebre ne Amerike qe ka ndikim te jashtzakonshem ne situaten e Lindjes Mesme eshte prapa kesaj kerkese qe kuvendaret e Rame Berishes te bejne lehjen e rradhes.
    Shenim:
    Nje sugjerim miqsor per moderatoret e gazetes;
    Vonimi i shfaqjes komenteve shume ore pasi dergohen nga lexuesit eshte jo vetem nuk eshte ne favorin tuaj por dhe po demtoni ne nje fare menyre shprehjen e lire te njerezve ose mediat sociale sic quhen ndryshe

    Reply
  • Claus says:
    March 17, 2026 at 9:58 am

    Rryma myslimane Shiite e ka si preambul “hakmmarrjen”, pra ne shqip “si ma bere ashtu do ta bej”. Te shpallesh Iranin pa as me te voglin argument eshte si ta futesh Shqiperine ne nje lufte duke mos qene aspak aktor qe Irani i prek interesat Shqiperise.
    Kete vendim parlamenti nuk e ka ndermarre asnje shtet pervec dy shteteve sot. BE me deklaratat e djeshme as nuk do te futet ne cmendurite e Trump-it.

    Por si duket Edi Rama i kapur me presh ne duar nga ai korrupsion i pamate ne qeverisjen e tij dhe konkretisht me ceshtjen “Balluku” kerkon qe jo vetem te terheqe vemendjen nga problemet e tij, por shkon deri aty sa ti shpalle lufte nje vendi tjeter qe sa e sa larg eshte kundrejt Shqiperise dhe politkes se saj..

    As me shume dhe as me pak, ashtu sic elita e korruptuar amerikane dhe europiane dhe ketu perfshij edhe Trump-in u kap me presh ne duar ne orgjite pedofilike te Epstein-it duke hapur nje lufte kunder Iranit, ashtu dhe Edi Rama i kapur me orgjite korruptive te Ballukut dhe tere shpurres se tij kerkon te hap nje front lufte duke gjetur si “viktime” Iranin dhe shpallur lufte!!!!.

    Ndoshta Irani i duket shtet i dobet dhe i dobesuar, por kam frike se i ka bere llogarite gabim. Llogari te bera nga Ulsiu dhe Zegjineja si duket. Rama nuk i ka hyre detit me kembe, por hapesires me kembe. Se sa per ate Shqiperi dhe shqiptare Irani eshte i afte per ti shkaktuar deme dhe jo te vogla bile.

    Te cenosh sigurine kombetare per hallin tend dhe te Ballukut ke ne ndergjegjen tende te erret nje cilesi hobsiane: “Pas meje qameti”!!!!

    Shkurt dhe sakte kjo qe ben eshte: tradheti kombetare!

    Reply
  • Emigranti says:
    March 17, 2026 at 10:13 am

    Bravo per shkrimin!

    E vetmja sot qe jepni alarmin e.paralajmeruar, gazetari e vertete!

    Mali i Zi sot feston ketu ne Bruksel, mbyll grup kapitullin e parafundit, ndersa ne bejme rezoluta per Iranin!

    Han e shan, han e Bagdat!

    Reply
  • Jimi says:
    March 17, 2026 at 11:36 am

    Po kaq shum shqetesuse te duket moj Migena “nxitimi” i maxhorances per te shpallur Iranin shtet terrorist !? Mbase edhe per mua ky veprim nuk perbente emergjence per te kaluar ne parlament. Mbase nuk ishte fare i nevojshem, por ty te paska shqetesuar shum dhe gjithc’ka ja faturon “skandalit Balluku” !? Shqiperia ne vite ka perjetuar shum situata te veshtira dhe eshte perballur me nje mori ngjarjesh te denushme, si vrasjet shteterore, qe ende edhe sot jane te pa gjykuara e te pa ndeshkuara, por per ty fusha manjetike e “skandalit Balluku” i eklipsoka te gjitha ! Bravo !

    Reply
    • Aldrin says:
      March 18, 2026 at 1:51 pm

      Ca thu me kurve kellire e Ramutit.
      Ka futur vendin ne Lufte, ti merresh me eklipsime, eklipsoka
      O cope muti. NDyresire
      Copa qelbesirash
      Ka futur ne Lufte Vendin me nje shtet dhe me interesa qe nuk kane lidhje fare me SHqiperine.
      O plera te ndyra tradhetare,
      Per te shpetuar lekuren tuaj, o qelbesira hajdute e kriminele, po fusni popullin ne Lufte
      O kriminele te felliqur
      Vdekje Ramutit dhe klikes se tij tradhetare

      Reply
  • "... Komunistet ne litar... says:
    March 17, 2026 at 11:49 am

    Nuk eshte ASPAK refuzim I luftes kunder korrupsionit, Mos heqja e imunitetin te Ballukut. Eshte kerkese per standarti ligjor e kushtetuese ndaj punonjesve te Drejtesise qe, te politizuar, pra kunder status it te Tyre ligjor, ne bashkepunimit me PD dhe Saliargiten, duan te bejne grusht shteti. Kjo duhet te te preokupojne ty, zonja gazetare, si dhe gazeten dita e Sot. Krime shume me te renda, ndaj shtetit dhe popullit shqiptar, te Sali Berishes dhe PD ne keto 35 vjet per ju dhe drejtesine na PASKA vlere sa akuza pa fakte dhe objekt konkret tr prokurorise dhe gjukates ndaj Ballukut.. Per nje gje KE te drejte, qe kuvendi duhet te shpallte shtet terrorist me pare Izraelin dhe SHBA, qe mbeshtet nje element terrorist kriminel lufte te shpallur nga nje gjukate nderkombetare. Nga Musolini I Shqiperise, une nuk pres asgje me shume, vec renies ne gjunje Para fashizmin e terrorizmit.

    Reply
  • Toi says:
    March 17, 2026 at 12:20 pm

    Hallall supen Migena…

    Reply
  • Arben says:
    March 17, 2026 at 12:55 pm

    Keta qe shajn gazetaren per nje shkrim shume korrekt nga te gjitha pikpamjet jane ose kara me zile ose te paguar nga gjirizet e partickave.
    Sa turp

    Reply
  • Fshatari says:
    March 17, 2026 at 12:55 pm

    Shume e ke komplikuar oj cuce.
    Ska azgje te komplikuar ketu.
    Adminitsratoret e Shqiperise jane ne sherr dhe Shqiptaret po zihen ke ane te administratoreve te mbajne. ( si femijet kur divorcohen prinderit). Ca me Ameriken e ca me Evropin.
    Dhe mos kujtoni se e bejne per te miren e Shqiperise. Jo or jo, e bejne per veten e tyre. Kush ta kete mire me administratoret fitues, qe te rijne (vijne) ne fuqi, te vjedhin e koruptohen, e te mos denohen prej tyre per vjedhjet e korupsionin.
    Jemi vend i vogel- thote autorja- Por mos cuce te vegjel jane edhe Qatari,. ( po ka burime natyrore), po e te vegjel jane edhe cifutet, ( po kane perkrahjen e Amerikes), po te vegjel jane edhe zviceranet, Iralndezet, e me qindra vende te tjera te vogla te zhviluara dhe te pavaruara.
    Madhesia ka vlere kur do te pushtosh boten. Kur nuk do te pushtosh boten, ska asnje vlere. Te jesh i vogel nuk do te thote qe automatikisht je skllav i te huajve. ( nuk do te thote atuomatikisht “me mire m…t se i vogel”) Pavarsia kur je i vogel mbahet me neutralitet, shfytezimin e burimeve nejrezore e natyrore per kombin, dhe nje ushtri mbrojtese jo qe mund pushtuesin por ta bej koston e pushtimit shume te madh ( pa interes ekonomik e njerezor ta pushtoj)
    Te vetmit qe e kuptuan kete ne historine e kombit tone ishin Rilindasit Shqiptare me 1912 kur shapllen Shqiperine Te lire, me vete e te mos-varme ( neutrale). Tere hisotria tjeter tona ka qene njesoj si sot. Hiq breket ketej e hiq breket anej

    Reply
  • capi says:
    March 17, 2026 at 1:26 pm

    Nxituan se e ka kerkuar administrata amerikane. Rubio nepermjet diplomateve amerikane u ka kerkuar vendeve aleate ta shpallin garden si organizate teroriste.
    Dhe ne si bythelepires me dinjitet, qe nuk pranojme te puthim bythen me jarget e ndonje bythelepirsi tjeter, shkuam te paret.
    Praktikisht as gje nuk ka ndodhur, Frika nga bombat e Irani? Me keqe se e kemi katandisur vete nuk besoj se do e bejne.
    Ja ky eshte shpjegimi

    Reply
  • "... Komunistet ne litar says:
    March 17, 2026 at 2:30 pm

    Arben, une nuk jam antar I ASNJE partise politike ketu, ne Shqiperi dhe ne bote. Sigurisht, Kar kam, por pa zile. Kam te drejte, si dhe ti, te shprej mendimin Tim, por nuk jam dakord me fyerje e tua. Ndaj po te kthej kusurin.

    Reply
    • Dashi says:
      March 17, 2026 at 4:52 pm

      Nuk është problemi që gazetarja nuk është e aftë të bëjë një shkrim korrekt, prandaj është gazetare . Problemi që bije në sy është që, si kjo gazetare, si gazetarët e tjerë të Ditës , mezi presin çdo ditë , që Rama të bëjë diçka dhe ata të nxjerrin esencën negative të asaj diçkaje edhe sikur gjëja të jetë e përkryer . Shkruhet gjithmonë me qëllim e paramendim.

      Reply
    • Ganua says:
      March 17, 2026 at 5:17 pm

      Pidhi i satëme në litar . Ballistët në litar .

      Reply
  • Detari says:
    March 17, 2026 at 6:01 pm

    Se si mund te shash nje shkrim qe thjesht thot duhet te kemi kujdes vetem sufllaqexhinjt patranazhist mund ta bejnë

    Reply
  • prehistoriku says:
    March 17, 2026 at 6:03 pm

    Ndryshimi mes Migenes dhe ca idiotve ketu esht we Migena ka hallin e Shqiperis, idiotet kan hallin e Rames

    Reply
  • chp says:
    March 17, 2026 at 6:57 pm

    Nuk e kam mirepritur qendrimin e gazetes Dita ne lidhje me luften e saj mediatike me Kufomen Rama. Jam dakord cfare thote MiGaleksi..por nese ka nxitim nga Ramortja per kete shpallje te Iranit shtet terrorist..eshte dhe M.A-ja po kaq e nxituar..,,me ngadale me Ramekufomen sepse para Salisadistit rrini si kufoma ju te shtypit pa perjashtim
    –
    Sot ndodhi nje doreheqje e pabesueshme nga adminstrata Tramp ne lidhje me Iranin ….ku bossi i kunderterrorizmit te D.T.dha doreheqjen si proteste te tij duke argumentuar se Irani nuk eshte kercenim direkt per Ameriken se se lobi hebre ne WDC e ka futur Trampin ne sherrin e lindjes se mesme
    Per korrektesi lajmi i sotem ne A.P
    –
    The head of the National Counterterrorism Center has resigned in protest over the war with Iran.
    Joe Kent, an Army veteran who completed 11 combat deployments to the Mideast and elsewhere.
    He said that Israel pushed the U.S. into the conflict with a pressure campaign to “deceive” President Trump,
    and that Iran “posed no imminent threat to our nation.”

    Reply
  • Katiu says:
    March 17, 2026 at 8:06 pm

    Migena është një as në gazetarinë tonë dhe e uroj dhe e pergezoj për rrugën që ka zgjedhur !

    Ne sot kemi në krye një ndyrësire që qelbi dynjanë , kemi një njeri te degjeneruar , pa dinjitet , imoral në të gjitha kuptimet – kemi Ramën .

    Irani nuk ndeshkohet nga OKB , nëse godet Shqiperine sepse Shqiperia i shpalli lufte Iranit , me strehimin që iu dha armiqve te qeverise iraniane …

    Kadafi i Libise e kishte bërë vëndin te lulëzuar , mirepo nafta të erreson sytë, Iraku ishte vëndi me demokratik në ate zone , por prapë nafta – sot amerikanet e denojne nderhyrjen në Irak që i kushtoi popullit amerikan një trilione dollare- dmth 1000 miliarde dollare…..

    Irani dmth Persia , paska një histori dhe kulturë të jashtëzakonshme . Naim Frashëri ka qënë nën ndikimin e kultures persiane…..

    Balluku e nxori lakuriq Ramën , ashtu siç është , hajdut dhe demagog i fëlliqur !

    Reply
  • Dudumi says:
    March 17, 2026 at 9:05 pm

    Rama eshte si një i burgosur që për të ngrënë supën i duhet të shtyjë karrocën e plehrave. Ku shpall shtet terrorist Iranin se ka rënë në carkun e cifuteve. Ose i kane ndonjë dosje apo numër llogarie jashtë. Apo mos është pleksur edhe ky me epsteian&compsni

    Reply
  • K R says:
    March 18, 2026 at 2:36 am

    Rama eshte ne krize politike dhe morale. Ai eshte nen akuze indirekte per korrupsion. A thua do te shpetoje me manovra dhe ‘zmusime’ te ligjeve ku vjedhja nuk denohet dhe mund te fshihesh pas imunitetit?
    Rama qe deri dje u buzeqeshte ‘krenar’ te huajve me figuren e tij te dhjere por pa prova lageshtie, tani ka nje damke te re ne lule te ballit. Provat jane per gjyqet dhe denimet por opinioni eshte akoma me i tmerrshem dhe i pashmagshem. Nga sot Rama eshte nje figure ne shuarje.

    Reply
    • Toi says:
      March 18, 2026 at 2:45 am

      Atë “a”-në mos harro ti..
      Si tha ajo: thesin aga…

      Reply
  • Toi says:
    March 18, 2026 at 2:42 am

    Islamiku molotovkar Katiu, me trute e tu nuk shkohet as deri tek dera e halese. Kjo Migena shkruan cfare i servirin,per nja 2 muaj ka per t’u harruar fare. Po kur u ndane ,aq ju rane…

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    March 18, 2026 at 4:47 am

    Rezoluta per Iranin, thjeshte nje gafe trashanike, miopi politike dhe ne dem te Shqiperise.

    Reply
  • Fjala says:
    March 18, 2026 at 10:02 am

    Me ben pershtypje kjo gazetaret e Dites; vazhdmisht hedh shashka, ndersa komentuesit dhe vête editoriali gazetes Kane ndryshuar drejtim. Si duket ne Shqiperi eshte dikush se u jep frymezimin se nga duhet te shkojne. Mérite e pluralizmit shqiptar !

    Reply
    • Noc rroku says:
      March 18, 2026 at 4:29 pm

      Mos u zini o Çuna ,!!!…ju du fort…Nuk begenisin PERSËT, me u mor me bajgat…..po të ishte ndryshe..do e kishin bërë ,kur bajgat shpallën republikën e Manzës, apo gënjeshtrën e përgjimeve apo largimin e ambasadës….Janë PERSË…kaq dhe ju rujt Zoti i Shqiptarëve…po qe se ka.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?