Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kuzhinieri i pakove vetëvrasëse, alarmi i Interpol për shitjen e substancës në 40 vende të botës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kuzhinieri i pakove vetëvrasëse, alarmi i Interpol për shitjen e substancës në 40 vende të botës
AktualitetBote

Kuzhinieri i pakove vetëvrasëse, alarmi i Interpol për shitjen e substancës në 40 vende të botës

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Një person, i cili dyshohet se qëndron pas disa shitjeve online të një substance vdekjeprurëse, është vënë nga pranga në rajonin e Peel në Kanada. Kenneth Law, 57 vjeç, akuzohet për vdekjen e dy personave. Ndaj tij rëndojnë akuzat për këshillim dhe ndihmë për vetëvrasje (sipas Kodit Penal të Kanadasë).

“Besohet se i dyshuari shpërndau dhe tregtoi online substancën për të shënjestruar individë që rrezikonin të vetëdëmtoheshin”, tha policia në një deklaratë.
Tashmë autoritetet janë vënë në alarm pasi 1200 pako, që besohet se janë të lidhura me kompanitë e Law, janë shpërndarë në 40 vende të botës. Megjithatë është e paqartë se sa prej këtyre porosive përmbajnë nitrit natriumi.

Kenneth Law

Akuzat nga autoritetet kanadeze vijnë pas një hetimi që nisi më 31 Mars ndaj Law si pasojë e vdekjes së një personi që dyshohet se konsumoi nitrit natriumi. Kjo substancë, sipas autoriteteve, dyshohet se është dërguar me një porosi online nga një kompani në zotërim të Law.

Nitriti i natriumit është një përbërës kripe, por përdoret edhe si aditiv ushqimi, sidomos për të ruajtur mishin. Por sipas ekspertëve të toksikologjisë, nëse konsumohet në sasi të mëdha, substanca e bardhë kristalore mund të rezultojë vdekjeprurëse.

Zv/shefi i Policisë në Peel, Marc Andrews, zbuloi për gazetarët se nga hetimet dyshohet se me Law janë të lidhura këto kompani: Cuisine, AmbuCA, Academic/ACademic, Escape Mode/escMode and ICemac.

Kompanitë e Law

Ai nxiti publikun që të kontaktojë policinë nëse njohin dikë që ka marrë pako nga këto kompani.

“Shëndeti mendor dhe mirëqenia e komuniteteve tona është prioriteti ynë kryesor. Nuk do të tolerojmë veprime kriminale ndaj atyre që shohin si pre individë të komuniteteve tona”, u shpreh ai.

Policia në Kanada po punon brenda dhe jashtë vendit për këtë rast pasi ata besojnë se mund të ketë më shumë viktima.

Në Prill, policia e Peel-it konfirmoi se po hetonin një person të quajtur Kenneth Law pas interesit të medias britanike, “The Times of London”, se ky person po u shiste substanca vdekjeprurëse, por të ligjshme, njerëzve që donin t’i jepnin fund jetës së tyre.

Zv/shefi i Policisë në Peel, Marc Andrews

Por i telefonuar nga CBC News, Law tha se pretendimet në artikull ishin false. Tashmë 57-vjeçari pritet që të dalë para gjykatës për një seancë dëgjimore për lirimin me kusht. Sipas medias kanadaze, në hetim dyshohet se janë përfshirë edhe agjencitë ligjzbatuese britanike.

“Jemi në kontakt me palën kanadeze për këtë çështje”, tha një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare për Krimin në Britani (NCA) për CBC. Ndërsa FBI-ja ka mohuar që të komentojë nëse është përfshirë në këtë hetim.

CBC shkruan se ka parë pako të nitrit të natriumit që shiten online. Kompanitë e Law e cilësojnë produktin si “99.999% të pastër” dhe të “klasës ushqimore”.

Pakot me nitrit natriumi që shiten online

Rasti italian: Vdekja e mësueses që ngriti alarmin

Mediat italiane thonë se kjo histori e frikshme ka nisur dy vjet më parë në Kanada. Më pas u shpërnda në Mbretërinë e Bashkuar dhe tashmë ka mbërritur në Itali. Corriere Della Serra raporton se Interpoli ka në zotërim disa foto të bëra nga karabinierët në Borgo Valsugana, një fshat i Trentos, të shtëpisë së një mësuese 63-vjeçare nga L’Aquila, e cila i dha fund jetës së saj. Më 4 Prill, atë e gjetën të vdekur në krevatin e saj. Krahas vetes kishte vendosur një shënim për familjen.

“Më vjen keq. Jam shumë e sëmurë, shumë dhimbje dhe nuk kisha zgjedhje tjetër. Lamtumirë”, shkruhej aty. Dhe në një tjetër, një letër ku shpjegonte se si kishte vepruar për t’ia marrë jetën vetes.

Dhe kështu hetimet zbuluan se emri i kësaj zonje ndodhej në listat e klientëve të kanadezit Law. Ky i fundit është një ish-inxhinier i hapësirës ajrore dhe më pas një shef kuzhine në Toronto.

“Për dy vite, ai mundi që të shesë përmes disa faqeve web (tashmë të mbyllura) “helm” për vetëvrasje të mundshme: Maska fytyre dhe nitrit natriumi”, shkruan “Corriere“.

Në Itali, pakot e tij janë blerë nga 9 qytetarë, mes të cilëve edhe mësuesja që vdiq në Prill. Tashmë autoritetet janë në garë me kohën për të gjurmuar 8 porositë e tjera dhe emrat që i kanë porositur përpara se të jetë shumë vonë.

“Në pamje të parë një produkt i padëmshëm, nitriti i natriumit përdoret në industrinë ushqimore si ngjyrues. Megjithatë, disa gramë më tepër, të shkrirë në ujë, pa shije dhe pa ngjyrë, e bëjnë vdekjeprurës. Ky produkt është gjithashtu i lehtë për t’u blerë, i lirë dhe pa asnjë lloj kufizimi”, shkruan Corriere.

57-vjeçari Law

Rastet në Britani: Vdekjet e studentëve

“The Times of London” disa ditë më parë raportoi fjalët e Kenneth Law, i kapur nga gazetarët jashtë një farmacie në Mississauga të Ontarios. Ai tregoi se i hyri këtij biznesi pasi nëna e tij pësoi goditje në tru. Ai krenohej për dërgimin e produkteve në të gjithë botën, duke përfshirë këtu “qindra” klientëve në Britani. Në fund shtoi se disa nga blerësit e tij i kishin thënë se po bën “punën e Zotit”.

“Ata po e kryejnë vetë vetëvrasjen. Nuk jam duke bërë asgjë gabim. Thjesht po shes një produkt. Nuk po dëshmoj vetëvrasjen e askujt. Është zgjedhja e gjithsecilit. Nuk jam duke detyruar askënd të blejë ndonjë gjë”, tha ai.

Kjo histori fillesat i ka dy vite më parë. Emri i një prej website-ve të Law u gjet në pakon e nitritit të natriumit pranë trupit të pajetë të Tom Parfett. 22-vjeçari, student filozofie, u gjet i vdekur në vitin 2021 në Londër. Babai i tij bëri apel ndaj autoriteteve asokohe.

Një tjetër faqe interneti e lidhur me Law u gjet në pakon e nitrit të natriumit pranë trupit të pajetë të 23-vjeçares Neha Raju në Surrey. Kjo ngjarje ndodhi Tetorin e kaluar.

Megjithatë, policia britanike arriti në përfundimin se nuk kishte gjetur “asnjë provë që artikujt në atë faqe ishin reklamuar ose shitur me vetëdije për qëllime vetëvrasjeje”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?