Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: La të vdekur 11 persona në një festival, autoritetet në Kanada: Autori i sulmit dyshohet se ka vepruar qëllimisht
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > La të vdekur 11 persona në një festival, autoritetet në Kanada: Autori i sulmit dyshohet se ka vepruar qëllimisht
AktualitetBote

La të vdekur 11 persona në një festival, autoritetet në Kanada: Autori i sulmit dyshohet se ka vepruar qëllimisht

Published: April 28, 2025
Shpërndaje

I dyshuari për sulmin me makinë në Vankuver, që la të vdekur 11 persona në një festival filipnez, është akuzuar për vrasje, tha policia kanadeze. Të dyshuarit, që u identifikuar si Kai-Ji Adam Lo, 30-vjeç, nga Vankuver, iu ngritën tetë akuza për vrasje të shkallës së dytë, sipas departamentit policor në Vankuver.

Lo, i cili doli para gjykatës dhe më pas u dërgua në paraburgim, dyshohet se ka vepruar qëllimshëm dhe kishte probleme të shëndetit mendor, tha policia kanadeze. Ende nuk është konfirmuar motivi për sulmin e të shtunës mbrëma në Vankuver, edhe pse policia nuk e ka hedhur poshtë mundësinë se rasti ka të bëjë me terrorizëm.

Sulmi me makinë ndaj turmës së njerëzve tronditi mbarë Kanadanë. Shefi i policisë, Steve Rai, tha se i dyshuari që goditi turmën me makinën e tij ishte i njohur për policinë dhe profesionistët e shëndetit mendor. Policia kanadeze tha se sulmi në Vankuver “ishte dita më e errët në historinë e qytetit tonë”.

- Publicitet -

Komuniteti filipinez ishte mbledhur në lagjen Fraser të Vankuverit kur pjesëmarrësit në festival u goditën nga një veturë. Festivali quhet Lapu Lapu dhe nderon një udhëheqës antikolonial filipinez të shekullit 16-të. Sulmi është dënuar nga politikanë në Kanada.

“Mbrëmë, familjet humbën një motër, një vëlla, një nënë, baba, djalë dhe vajzë. Këto familje do të jetojnë çdo ditë me këtë makth”, tha kryeministri kanadez, Mark Carney.

Udhëheqësi konservator në Kanada, Pierre Poiliever, shkroi në X se “jam i tronditur nga lajmet që po vijnë nga festivali Lapu Lapu në Vankuver”. Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos, dënoi sulmin dhe tha se është i pikëlluar me ngjarjet në Vankuver. Dita e Lapu Lapu shënohet në Filipine për të kujtuar udhëheqësin indigjen Lapulapu, i cili udhëhoqi mposhtjen e eksploruesit portugez, Ferdinand Magellan, gjatë betejës më 1521

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shoqëruar nga senatorë, ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK
  • Jared Kushner flet për projektin e Zvërnecit
  • SHBA sanksionon Gjykatën e Hagës, Rubio: Do ta çmontojmë pjesë-pjesë
  • Media amerikane: Trump bëri paktin e naftës ruse me Putin pasi Zelensky refuzoi 6 kërkesat e SHBA-së
  • Arabia Saudite dënon me vdekje një emigrant për një postim në Facebook

Komentet e Fundit

  1. ANA on Dorën në zjarr!
  2. SHKODRANI on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Deni on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  4. epo kjo pune on Dorën në zjarr!
  5. Q'ashtu osht... on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?