Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lamtumirë kompjuter dhe tableta: po libra dhe printera. Çfarë po ndodh në shkollën suedeze?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Lamtumirë kompjuter dhe tableta: po libra dhe printera. Çfarë po ndodh në shkollën suedeze?
EnciklopediKryesore

Lamtumirë kompjuter dhe tableta: po libra dhe printera. Çfarë po ndodh në shkollën suedeze?

Published: October 3, 2023
Shpërndaje

Fillimi i vitit shkollor u shënua nga risi domethënëse në Suedi, me nxënësit që gjetën libra të printuar në tavolina, në vend të tabletave që kishin përdorur deri para disa muajsh. Një ndryshim drejtimi i dëshiruar fort nga ministrja suedeze e Arsimit, Lotta Edholm, e cila mori detyrën 11 muaj më parë: “Studentët kanë nevojë për më shumë tekste shkollore – tha ministrja. Librat fizikë janë të rëndësishëm për të mësuar.”

Plani i ministres për shkollat:

Vetëm vitin e kaluar, Agjencia Kombëtare e Arsimit prezantoi një plan mësimor, që do të zbatohej deri në vitin 2027, ku përfshihej edhe futja e përdorimit të tabletave në të gjitha klasat duke filluar nga çerdhet. Duke lënë mënjanë planin, ministrja planifikon të shkojë më tej me eliminimin e mësimit dixhital për fëmijët nën 6 vjeç.

- Publicitet -

Edhe pse studentët në vendin skandinav shënojnë mbi mesataren evropiane në aftësinë e leximit, të dhënat e 2021 Pirls (Progress in International Reading Literacy Study) theksuan një rënie në aftësinë e leximit të nxënësve suedezë të klasës së katërt, të cilët kaluan nga 555 pikë në vitin 2016, në 544 pikë.

Disa defiçite në të mësuarit mund të jenë rezultat i pandemisë ose reflektojnë numrin në rritje të studentëve emigrantë që nuk flasin suedisht si gjuhë të parë, por përdorimi i tepërt i tabletave në mësimet e shkollës mund të bëjë që të rinjtë të mbeten prapa në lëndët kryesore, thonë ekspertët e arsimit.

Instituti Karolinska për tekstet e shtypura shkollore:

Sipas Institutit Suedez Karolinska, një nga universitetet më të rëndësishme mjekësore në botë, “ekzistojnë prova të qarta shkencore që mjetet dixhitale dëmtojnë të mësuarit e nxënësve, në vend që ta përmirësojnë atë”.

Duke komentuar strategjinë kombëtare të dixhitalizimit në arsim, Universiteti thotë: “Ne besojmë se fokusi duhet të kthehet në marrjen e njohurive përmes teksteve të shtypura dhe aftësive të mësuesve, në vend që ta bëjmë këtë nga burime dixhitale të disponueshme lirisht e që nuk janë verifikuar për saktësinë”.

Investimi i qeverisë suedeze në libra të shtypur:

Për të kundërshtuar rënien e performancës së leximit të fëmijëve të klasës së katërt, qeveria suedeze njoftoi këtë vit një investim me vlerë 685 milionë korona (60 milionë euro) për blerjen e librave për shkollat. 500 milionë korona të tjera do të shpenzohen çdo vit në 2024 dhe 2025 për të kthyer librat e shtypur në shkolla.

Rikthimi te bazat, jo të gjithë janë dakord

Jo të gjithë ekspertët janë të bindur se rikthimi në origjinë është një gjë e mirë dhe e duhur për studentët. Kritika e efekteve të teknologjisë është “një lëvizje popullore mes politikanëve konservatorë”, tha Neil Selwyn, një profesor edukimi në Universitetin Monash në Melburn, Australi.

“Qeveria suedeze ka të drejtë kur thotë se nuk ka prova që teknologjia përmirëson të mësuarit, por mendoj se kjo është për shkak se nuk ka prova të qarta se çfarë funksionon me teknologjinë,” shtoi Selwyn. “Teknologjia është vetëm një pjesë e një rrjeti vërtet kompleks faktorësh arsimorë.” 

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Tre dekada në arrati për tre vrasje, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • Larg resorteve të luksit, pse elita politike e Kinës do t’i kalojë pushimet në këtë qytet të thjeshtë bregdetar
  • Zbulohet në detin Jon 83 vite pas fundosjes anija e rrallë gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?