Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Land & Sand Art Festival’ për herë të parë në Shqipëri! Një arenë shumëkombëshe e plot ngjyra
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > ‘Land & Sand Art Festival’ për herë të parë në Shqipëri! Një arenë shumëkombëshe e plot ngjyra
KultureShoqëri

‘Land & Sand Art Festival’ për herë të parë në Shqipëri! Një arenë shumëkombëshe e plot ngjyra

Published: August 22, 2022
Shpërndaje

Edicioni i parë i “Land & Sand Art Festival” vjen si risi për Shkodrën, i cili do të zhvillohet në plazhin e bukur të kryeqendrës së veriut në Velipojë, nga datat 24-27 gusht 2022. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

“Land & Sand Art Festival”sjellë një formë të re arti në një frymë profesionale dhe internacionale duke marrë nga eksperienca e artistëve ndërkombëtar të ftuar. Ndikon në formimin kulturor të audiencës shqiptare, duke bërë që kjo iniciativë të aktivizojë veprimtari kreative dhe argëtuese të shëndetshme, për të rinj dhe fëmijë të të gjitha trevave shqiptare. Është pikë reference për të informuar të rinjtë shqiptarë mbi rëndësinë e aktiviteteve të tilla, ku edukimi dhe argëtimi mund të shkrihen dhe bashkëveprojnë së bashku. Ky festival është shkëmbimi i vlerave kulturore, artistike në hapësirat kombëtare dhe ndërkombëtare, nëpërmjet përfshirjes së artistëve të shumtë, duke ndihmuar dhe në bashkëveprimin mes brezave që vijnë nga lokacione të ndryshme të botës. “LAS Festival” ndihmon në promovimin dhe rigjallërimin e plazhit të Velipojës me anë të këtij eventi, që synon të afrojë sa më shumë turistë nga vende të ndryshme duke e shndërruar atë në një atraksion në rritje dhe në kryefjalën e zhvillimit socio-kulturor dhe ekonomik të qytetit, duke ndihmuar në këtë mënyrë dhe zhvillimin e bizneseve lokale.

- Publicitet -

Festivalet e skulpturës në rërë dhe “land art” janë evente arti që zhvillohen çdo vit në bregdete të ndryshme anembanë botës. Krijimi i veprave të artit në hapësirat publike merr formën e një festivali outdoor, ku artistë vendas dhe ndërkombëtarë do të demonstrojnë live, përgjatë 4 ditëve, këtë proces. Artistët ndërkombëtar pjesëmarrës në këtë Festival Arti zhvillojnë aktivitetin e tyre artistik kudo në botë, dhe kanë eksperienca të shumta në festivale dhe evente të këtij lloji. Organizimi i një eventi të tillë, ka si synim të sjellë vlera artistike, të organizojë veprimtari kreative por dhe të promovojë zhvillimin e turizmit në Velipojë dhe në qarkun Shkodër.

Artistë ndërkombëtarë, “sand & land-artists”, marrin pjesë në event dhe krijojnë vepra arti në hapësirat publike me një tematikë të lirë. Studentë nga universitetet e Shqipërisë dhe Kosovës (Shkodër, Tiranë dhe Prishtinë) bëhen pjesë e masterklasave, të cilët ftohen të krijojnë dhe bashkëveprojnë me artistët profesionistë ndërkombëtar. Po ashtu demostrime në rërë edhe për fëmijët e grupmoshave të ndryshme për të cilët do të ketë hapësira të dedikuara për të qenë pjesë e aktiviteteve kreative. Nuk do të mungojnë panelet e diskutimit, ku artistët ftohen për të ilustruar proceset e tyre kreative në hapësire dhe intelektual, për të diskutuar mbi efektet e konsumit të tepërt, ndotjes së hapësirave publike dhe rëndësinë e land artit në një epokë ku gjithnjë e më shumë artiste po krijojnë “enviromental” dhe “eco art” që rrit ndërgjegjësimin dhe ofron përgjigje për disa nga çështjet mjedisore që përballemi sot. Ky festival do përmbyllet me natën finale të eventit më 27 gusht 2022, në plazhin e Velipojës, ku do shpallet Artisti Fitues i këtij festivali të parë. Mbrëmja do vazhdojë me evente muzikore.

Kush është themeluesja e këtij festivali?

Beskida Kraja, themeluese dhe drejtore artistike është një artiste vizuale dhe kuratore e pavarur. Studimet e mesme i kreu në qytetin e lindjes në Liceun Artistik ‘Prenk Jakova’, Shkodër. Eshtë diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Athinës në degën Pikture Monumentale me titullin Master Shkencor. Ka kryer një vit shkëmbim universitar masteri në Akademinë e Arteve të bukura të Breres në Milano. Është specializuar për Art Terapi dhe Pedagogji Arti për femijët ‘Gifted Child’ në universitetin kombëtar ‘Kapodistrian’ të Athinës. Është anëtare e Unionit Internacional të Artistëve dhe Kuratorëve të Greqisë (AIAP). Kuratore e Çmimit ‘Idromeno’ 2021, i zhvilluar në Galerinë e Arteve, Shkodër. Bashkë-kuratore e ekspozitës ‘Weaving the Future’ ku pjesmarrëse ishin 35 artiste greke. Që nga viti 2019 bashkë me tre artiste greke krijon grupin artistik Penelope’s Web. Veprat e tyre me karakter social kanë në fokus të drejtat e grave por jo vetëm. Ka ekspozuar ne: Benaki Museum, Athinë; Katsigras Museum, Larisa; Michalis Kakoianis Foundation, Athinë; Dhimitri Mitara Museum, Halkidha; Galeria Kombetare e Kosovës, Prishtinë; Municipal of Athens, Metaksurgio; Miza Gallery, Tirane; COD – Center for Openness and Dialogue, Tiranë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?